Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, incidentin e takimit me socialistët e Elbasanit e sheh edhe si pjesë të një provokacioni të organizuar.
I kontaktuar në telefon nga Panorama, profesor Pëllumbi shprehet se thirrjet kundër deputetit Ben Blushi nga të pranishmit në takimin partiak të Partisë Socialiste nuk i kanë lënë shije të mirë.
“Në këndvështrimin tim, ajo që ndodhi në takimin e Elbasanit nuk duhet të ndodhte, më ka lënë një shije jo të mirë, sepse Partia Socialiste njihet për demokracinë e brendshme, mendimin ndryshe dhe tolerancën ndaj mendimit ndryshe”, tha Pëllumbi.
Për profesorin e PS, acarimet dhe thirrjet kundër alternativës ndryshe brenda PSsë nuk i bëjnë nder kësaj partie.
“Kështu që në rastin konkret, përderisa Blushi është afishuar si një alternativë tjetër në PS, kam mendimin se ai duhet të dëgjohej me durim dhe t’i jepej përgjigjja në mënyrën më demokratike të mundshme. Ato acarime nuk i bëjnë nder Partisë Socialiste, sidomos tani në prag të Kongresit.
Mendoj se mbase duhet të ndërhynte kryetari në atë situatë, se mbase mund të kishim të bënim edhe me ndonjë provokacion të organizuar. Gjithsesi, mendoj se drejtuesit e mbledhjes duhet ta qetësonin situatën”, u shpreh Pëllumbi.
Ka te drejte Z. Pellumbi!
As mish as peshk ti o profesor.Ku ka parti tek ne qe te kete demokraci te mbrendeshme.Tek ne ka lufte per pushtet e per vjedhje e ti na flet se PS-ja njehet per demokraci.A nuk ishte PS-ja qe i perjashtoi deputetet kur votuan Bamirin per president?Anuk ishte PS-ja qe perjashtoi K.Islamin pse kishte mendime ndryshe?A nuk ishte PS-ja qe perjashtoi deputetet si A.Malaj,A.Harasani etj?
Ke te drejt Profesor por Beni provokoj ne dy raste se pari pse shkoi ne Elbasan dhe se dyti ai e kishte poshtruar Elbasain me librin e tij .Mendoj se fare mire Blushi mund te fliste ne Fier Vlore apo Tirane.
Ato qe tha beni jane te verteta..edi rama ka deshtuar, ai vetem flet, pasi gjera te prekshme ska..une sshoh aagje ndryshe nga saliu, vetem propagande qe nwse do ishte saliu vendi do ishte me keq…dhe atij sikur si pelqen te flase me nese por ketu ai e perdor…jam teresisht i zhgenjyer nga edi rama..pse jemi kaq fatkeq
Serveti i njeanshem.
Provokimi ka ardhur nga Blushi. As Sali Berisha nuk e ka sulmuar ndonjehere Partine Socialiste, sa e ka sulmuar per disa vjet Blushi, me terma jashtezakonisht te felliqura. Berisha ka sulmuar e sulmon me emra, jo si parti.
Blushi ka vetem nje qellim, te demtoje sa te jte e mundur Partine Socialiste. Tanime te gjith e dine se ai jo vetem qe nuk gezon perkrahje, por eshte bere i tille qe ai duhet te largohet, si i pavlefshem, natyrisht me vote.
Blushin askush nuk e pengon te formoje parti te re.
Blushi i ka kontaktet shume te dobeta me elektoratin, ate e rrethojne ca njjerez pa dine e pa iman. Ai nuk e di se cfar kane hequr socialistet per 25 vite me radhe, jane rrahur, jane masakruar, jane vrare, shumica kane qene te papune, nuk jane lejuar te punojne ne institucionet shteterore, biles edhe kur ky Blushi ka qene zv. minister e minister, prandaj jane te ndjeshem ndaj kafshimeve qe i jane bere kesaj partie.
Imagjinoni te mbahet ne forume drejtuese ky fare socialisti qe ulet te ndertoje strategji apo taktika anti PS me Kreshnik Spahiun- nje njeri me 100 fytyra, ai qe shkatrroi jete njerezizh me nepermjet degradimit e kriminalizimit te thelle te Drejtesise, njeriu qe nepermjet kurtheve shume te rafinuara tentoi te shkatrroje Partine Socialiste ne pragun e zgjedhjeve te 2013-tes si i derguar i organizatave kriminale qe bene cmos te mos vinte e majta ne pushtet.
Blush. Fundi i yt do jete si i Kreshnik Spahiut.
Mos guxoni te luani ne kurriz te socialisteve sepse PS nuk eshte jetime e mbetur ne mes te 4 rrugeve e qe ti mund te silesh si te teket ty per nje grusht para te qelbura. Ne jemi qindra mijera qe kemi votuar Ramen dhe e dime mire se si e mori Shqiperine dhe nuk jemi bere pishman pse i kemi dhene voten. Perseri do i marri votet tona per te fituar zgjedhjet e qeverisur mbas 2017-tes. Ty nuk ta ka fajin njeri. Vete i a bere hyzmetin kesaj pune.
Se fundmi, Blushi mos te ngrohet shume se disa nga “te vleresuarit” e PS-se si Kopliku, Hafizi, Dade e te tjere kane kritikuar ne lidhje me shkeljen e statutit. Ata jane socialiste te vetete, me integritet, kane kerkuar te ndreqen gabimet, por kur vjen puna, ata jo vetem qe nuk hedhin balte kunder PS-se, por vleresojne reformat dhe qeverisjen e deri tanishme te Rames, bejne kritika objektive pa as me te voglin synim dashakeqes, perkundrazi i shpjegojne ndershmerisht veshtiresite, perparimet e bera dhe frymezojne per suksese ne te ardhmen.
Keta jane dashamiresit e Partise Socialiste dhe per kete ata kane respektin e te gjith te majteve.
Te jesh i bindur se asnje nga keta nuk do e benin ate provokacion qe ti bere ne Elbasan.
Teper urgjent. Te ndalohet, masivisht, pa dallime te panevojshme partish qe pothuajse nuk ekzistojne. Gjithmone jemi penduar. Per Shqiperine.
Kue ne parti, dirigjojne sharlatane si Balla, duhet pritur c do gje.
Ky Gaspri duhet te jete ai corapekuqi i Librazhdit…qe eshe kishte kurdisur gjithecka