EMRAT/ A janë këta 14 gjykatësit e listës së ambasadorit Lu?

6 Mars 2016, 11:46Politika TEMA

Në listën e zezë të gjyqtarëve që iu është anuluar viza amerikane janë edhe emrat e 14 gjyqtarëve të kallëzuar nga ILDKPKI-ja, kallëzime këto që janë hetuar ose janë në hetim nga organi i akuzës.

Pavarësisht që prokuroria mund të ketë pushuar çështjen ndaj këtyre gjyqtarëve, emrat e tyre nuk janë përjashtuar nga lista e zezë e refuzimit dhe anulimit të vizave amerikane.

Përveç këtyre emrave të kallëzuar nga ILDKPKI, burimet thonë se janë edhe emra të tjerë të gjyqtarëve, që ambasada ka krijuar bindjen se janë të korruptuar, raporton Abc.

Nga një hulumtim i DITA-s, rezulton se ILDKP ka kallëzuar në prokurori 12 gjyqtarë dhe dy prokurorë për akuzat e pastrimit të parave, fshehje të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Kallëzimet e para në nivele të tilla në fakt kanë ndodhur pas vitit 2013, me fillimin e detyrës nga Inspektori i ri Shkëlqim Ganaj.

Më poshtë emrat:

Gjyqtarët e kallëzuar nga ILDKP

23 prill 2014 Gjin Gjoni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë

26 shtator 2014 Ardian Kalia, gjyqtar, Gjykata e shkallës së parë Tiranë

29 shtator 2014 Osman Aliu, gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë, Kavajë

12 nëntor 2014, Qani Hasa, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan

28 prill 2015, Tomorr Kullolli, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan

28 prill 2015, Besnik Qira, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

8 qershor 2015, Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Vlorë

8 qershor 2015, Rasim Doda, gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë

8 qershor 2015, Enkeleda Doda (Kashuri), gjyqtare në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë.

9 korrik të 2015-s, Adelina Zarka, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier

9 korrik të 2015-s, Petraq Çuri, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

2 nëntor 2015, Shpëtime Pitaku, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës

Prokurorët e kallëzuar nga ILDKP

12 nëntor 2014, Petref Asllani, Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan

1 mars 2014, Bardhok Lleshi, me funksion prokuror

13 komente në “EMRAT/ A janë këta 14 gjykatësit e listës së ambasadorit Lu?”

  1. sikur te isha djale says:

    Po Berisha ,Basha dhe Nishani pse s’jane ne ate liste? A ka me kriminel dhe hajdut se ata?

  2. tfgs1 says:

    te gjithe sunite………….

    1. tfgs1 says:

      Te gjithe sunitet korruptohen me materializim kurse ne dishepujt e janulles preferojme mishin sidomos kriminelet me burgim te perjetshem te uritur per sex.

    2. KOZi says:

      E ke fjalen per muxhaidinet dhe Edi Ramen ? Gabim ,jane Shitte ! Ti si luftetar i famshem kunder muslimanizmit e Sali Berishes ( te kujtojme ne 2013 ishe krah Edi Rames ) A je ne gjendje sot sebashku me shoket qe ke per nje dite historike ??? Ne Mars te vitit 1937 Parlamenti i kohes se Monarkise se Zogut te Pare miratoi nje ligj i cili brenda 15 diteve u zbatua ! Ligji i mosmbulimit te femres shqiptare ! Qe nga ajo dite ne Shqiperi gjer sa u pushtuam nga Italia Fashiste nuk kish me femra te mbuluara as me shami ne koke por te gjitha visheshin “alla frenga” ! Sot ti me shoket tuaj e me perkrahje te maxhorances a jini ,a kini b…. qe te rimiratoni pikerisht kete ligj ??? Miratojeni se edhe ne 1937 te gjithe ishin synite kur e miratuan. Perndryshe mos te ju shoh me te beni komente legenesh !!! tung

    3. Fota-qiu says:

      Po o trote kari adelina bardhoku petraqi dhe gjini sunite mire e ke bajge bytheqire

  3. Los Vjerda says:

    Ju, sikur te isha femer, harruat edhe pushtetaret e 2016-tes. Keto po e katandisin vendin edhe me keq. Ju, ndoshta, jo.

  4. Greece is shit says:

    Artan Broci eshte kryemafiozi!! Le ta lexoje ambasada Amerikane, Artan Broci eshte me i korruptuari nga te gjithe dhe te gjithe avokatet e dine kete.

  5. Shkodrani says:

    Ata te 2016 jane shpifjet e Sali Kurves.Pse nuk i con ne prokurori,meqe i ka emnu vete krejt sistemin e drejtesise?? Ju shpellaret qe flisni me gojen WC te Sali Kurves mos na e ndyni forumin

  6. tomsojeri says:

    Po pse vetem kta 14 jan ata qe kan tjetersuar fenomenin drejtesi ne Shqiperi e cila lengon nga kjo plag e madhe qe spo don te sherohet, sepse “virusi” korupsion ka prekur pjesen me te madhe te gjykatesve, por mungon informacioni dhe vetem kur qimja behet nje mal i madh, ateher behemi objekt te nderhyjn te huajt e ndofta neser jasht toksoret, qe te mbledhin e pastrojn eren e qelbur qe leshon ky fenomen ! Nese mediat do angazhoheshin, per te publikuar dhe ekspozuar raste flagrante te shkeljeve nga gjykates, qe jan ber te paprekshem (nuk di pse) ,do i vinte ne ndihm te madhe shqiptareve te varfer qe me gjakun e tyre pasurojn vampiret e drejtesis ! Shum do te doja te shkruaja nje rast mjaft te hidhur vendimi te shemtuar ,te pa pergjegjshem e te pandergjegjshem gjykate, ku korupsioni “therret” por nuk jam i autorizuar nga viktima si dhe kam pershtypjen qe shkrimin do “e mar era”

  7. Luan Baci says:

    A jane ne te tyret drejtuesit e institucioneve shteterore ne Shqiperi, apo u ka ikur mendja fare?! Ne informacionin dhe konkluzionin e T.CH. thuhet:

    “Sikurse ministri i Drejtësisë apo Unioni i Gjyqtarëve, edhe organi qëndror i akuzës duket se është në pritje të listës së këtyre gjyqtarëve. Top Channel kërkoi një reagim nga Prokuroria e Përgjithshme, për qëndrimin që do të mbajë pas deklaratës së ambasadorit Donald Lu….”

    Si ka mundesi te presin te gjitha keto hallka shteterore dhe shoqerore ne Shqiperi qe te veprojne pasi ambasadat e huaja, ne rastin konkret ambasada e aleatit tone Amerikes, qe te jape listat e anetareve te korruptuar te gjyqesorit, apo dhe te hallkave te tjera te administrimit shteteror?! A mos keta te korruptuar jane qytetare amerikane me banim ne Shqiperi dhe jashte saj, apo te shtetesive te tjera te huaja, dhe institucionet shqiptare nuk dine apo nuk kane kompetencat e duhura per te goditur kete kancer shoqeror me emerin korrupsin?! Ku jetojne te gjithe keta njerez te hallkave shteterore, ne Hene, apo ne Toke, apo ne Shqiperi? Eshte me se e qarte qe njerezit e ekzekutivit dhe politikanet e te gjitha partive politike ne Shqiperi nuk jane me kembe ne toke. Ata te gjithe jane ne ajer, duke fluturuar mbi “qylymat magjike” te perrallave, perralla te bera realitet me ane te korrupsionit.

    Keta administratore dhe politikane, qe “mbeshtesin” hapat e drejte te ambasades amerikane, kunder korrupsionit ne Shqiperi, fatkeqesisht nuk e mbeshtesin ate sepse duhet qe kjo semundje e keqe, qe ka zene per fyti gjithe jeten politike, ekonomike dhe shoqerore ne Shqiperi te zhduket. Keta e mbeshtesin per servilizem, per frike, dhe per capital politik duke u deklaruar, dhe vetem deklaruar, qe jane kunder korrupsionit.

    Po mire more “trima” shqiptare, ju qe “doni dhe e ruani” etiken profesionale te nenpunesit te shtetit, ju “qe doni” zhdukjen e korrupsionit, cfare ju ka penguar deri me sot qe te veproni ne mbeshtetje te interesave te vendit dhe te popullit, kunder korrupsionit galopant qe lulezon cdo dite dhe mbush vetem xhepat tuaj dhe llogarite bankare jashte Shqiperise? Per ju nuk ka asnje rendesi sado te vogel varferimi i pandalur i mases se popullit, prandaj, ju qe prisni te ushqeheni me informacione dhe lista nga ambasada amerikane, dhe nuk jeni ne gjendje ti ballafaqoni me drejtesine te korruptuarit, pa ndihmen e ambasadave, ju duhet te largoheni nga pushteti, dhe t’ja lini vendin njerezve te ndershem qe e duan vendin dhe popullin, dhe qe i sherbejne atij pa kerkuar dhe menduar te mbushin xhepat e tyre.

  8. drejtesia says:

    Po ne Elbasan Ilir Pashaj dhe Bujar Musta qe te tere e dine korrupsionin e tyre dhe K.L.D e di se vete i deklaroi si te korruptuar neta gjyqtare vitin qe shkoi, por use i falen kush i ndihmoi keta te pa ligjeshem se kane shkelur rende ligjin e moralin e shtetit ??

  9. marinero says:

    gjithe sistemi eshte i korruptuar nuk ka liste te gjithve sekuestrim pasurie burg dhe heqje te drejtes se profesionit per gjithe jeten e perserisim gjithe sistemi i drejtesise eshte i korruptuar

  10. DASH CUBAKU says:

    po politikanet zoti lu-lu kur e kan radhen se saliu juaj ka shok xhin xhonin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje