Në daljen e fundit tek “Zona e Lirë” e Çanit (shih foton), Berisha tha se një koalicion i PD-së (nënkupto i tij) me LSI-në është i mundshëm pas zgjedhjeve të ardhshme, por jo para tyre. Dhe kjo gjë, sipas tij, do të përcaktohet pasi të shpallen rezultatet e zgjedhjeve.
E përkthyer në një shqipe të thjeshtë, Berisha u ka thënë votuesve të tij se PD-ja dhe aleatët e saj aktualë nuk janë në gjendje të fitojnë shumicën në zgjedhjet e ardhshme – prandaj do t’u duhet të bëjnë një koalicion të detyrueshëm me LSI-në pas zgjedhjeve, në qoftë se ajo futet në to veçmas PS-së.
Ndërkohë që votuesit e djathtë ëndërrojnë për një fitore të pastër ndaj partive të majta – PS, LSI, etj. – Berisha, si ujk i vjetër politik që është, e di se pas vitit 1998, kjo gjë s’ka qenë asnjëherë e mundur. Ilir Meta dhe përkrahësit e tij (të inkorporuar më vonë tek entiteti LSI), nga mënyra sesi i kanë lëvizur velat, kanë përcaktuar qysh atëhere e deri më sot se kush është bërë kryeministër i Shqipërisë dhe kryebashkiak i Tiranës – Majko, Meta, Rama, Nano, Berisha, Basha, Veliaj.
Prandaj dhe Berisha mundohet t’i dërgojë Metës nga “Zona e Lirë” mesazhe mikëlonjëse, për një koalicion të mundshëm paszgjedhor, me shpresën se Meta nuk do të bëjë një koalicion parazgjedhor me Ramën. Sepse vërtet që koalicioni aktual Rama-Meta mund të mos marrë më dot 1 milion vota në zgjedhjet e ardhshme, por edhe koalicioni i rrudhur (pas ikjes së PDIU etj.) i Berishës mund të mos marrë më dot 680 mijë vota (sa ç’mori në 2013-ën).
Në fakt, një sondazh që zhvillova në Tiranë kohët e fundit tregonte se të dyja koalicionet aktuale kishin firo në vota (krahasuar me 2013-ën), por firoja ishte proporcionale në të dyja krahët. Dhe pavarsisht se Berisha ka deklaruar publikisht se nuk u beson sondazheve, deklarata e tij tek “Zona e Lirë” nënkupton se ai do të ketë parë ndonjë sondazh konfidencial, që i ka treguar sa më sipër…
Jo qe do ja hapim, por dhe do ta zgjerojme deren se LSI eshte shume e gjere. Lilin e kemi xhan – xhan.
Qe prej 21 janarit i jane lidhur kerthizat bashke.
Dr. Mortja kujton se ti beh tangerllek popullit tend dhe te qendrosh ne politike dhe kur nuk te voton do te thote do te thote te jesh demokrat, ndersa Like Sfungjeri pandeh se duke thithur nje kocke ketue nje kocke atje do te behet behet politikan aristokrat, si ai qingji i mire qe pi ne dy nena.
sala ilirit nuk ja mbyll deren sepse iliri-floriri eshte specialist blloqesh dhe i duhet me ba llogarite financiare te argites dhe monikes
Krye kurva Meta e ka vendin ne plerat . Popull Shqipetar ZGJOHU !!!!!!!!!!!!
Pd-ke,keshtu siç po sillet,me keto mbresa e pershtypje te keqe qe bo bene,nuk fiton dote besimin e popullit,madje edhe te elektoratit te saj. Ka edhe nga ana e mbeshtetesve te pd-ke, qe jane te ndershem, dhe nuk jane dakord me keto lloje protestash te padrejta qe po bene.Ajo parti po mbjell vetem urrejtje.Altin Goxhaj eshte turpi i kombit,kurse pd-ke e mban ne ball te protestave.Po,a e do njeri pd-ke keshtu? Kurren e kurres.Ndertimin e kendit te lojrave, ne mezi po e presim te behet sa me shpejte,se eshte per te miren e femijve tane,kurse pd-ke,me ca figura te urryera si dhenderri i Berishes, Malltezi,del si nje hipokrit i zi bene poza sikur i vjen keq per ambjentin.Pika qe nuk i bje.Keto edhe disa te tjera si keta ja ulin imazhin pd-ke.Dhe si perfundim pd-ke nuk e do njeri,dhe nuk vjen ne pushtet.