FOTOT/ Modë, festa të çmendura dhe cigare: Amelia, rebelja e familjes mbretërore britanike

7 Mars 2016, 18:27Lifestyle TEMA
FOTOT/ Modë, festa të çmendura dhe cigare: Amelia, rebelja e

Amelia Windsor, mbesë e Dukës së Kentit, kushëri i mbretëreshës Elizabeta II, konsiderohet nga mediat britanike si anti-Kate Middleton.

Ajo është e dhënë pas festave të çmendura, e apasionuar pas modës dhe cigares.

Madje Amelia ka bërë edhe stazh pranë firmës së njohur të modës Chanel.

Por jeta e saj e gjallërueshme ka shqetësuar mbretëreshën.

Fillimisht ishte i çregullti Harry që e shqetësonte atë, por duket se Harry tani është futur në “shina”.

Shqetësimi i ri i Elizabetës II është Amelia.

Ka një fytyrë ëngjëllore, por cilësohet si rebelja e familjes mbretërore.

20-vjeçarja pëlqen jetën ekstravagante dhe larg protokolleve.

Është e 13-ta në radhë për marrjen e fronit, por duket kjo nuk është ëndrra e saj.

Fotografitë më të shpeshta të saj e tregojnë me cigare dhe alkool në dorë.

Jo dhe aq mbretërore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje