Pjerin Ndreu: Blushit i është errësuar arsyeja nga ambicia për kryetar. Të patolerueshme sulmet e Kokëdhimës ndaj Veliajt

7 Mars 2016, 16:24Politika TEMA

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, ka thënë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, se ngjarja e Elbasanit nuk e nderon këtë parti.

Por, sipas tij, ambicia për kryetar ia ka errësuar arsyen dhe argumentet Ben Blushit, që sipas tij, po riciklon Berishën.

Burime të TemA-s bëjnë me dije ndërkohë se Ndreu ka kritikuar edhe Koço Kokëdhimet për sulmet e fundit ndaj Erion Veliajt me gazetën e tij “Shekulli”

“Ngjarja e Elbasanit nuk e nderon PS, kjo duhet thene.

Nga ana tjeter Blushi nuk ka te drejte per debatin e zgjedhjes kryetarit.

Nuk eshte ky problemi i socialisteve dhe pupullit qe pret shume nga ne.

Reformat jane te dhimbshme ka thene kryeministri, por ne vete po i shtojme dhimbjet.

Keshtu po riciklojme Berishen.

I them Blushit qe synimi per kryetar nuk duhet t’i erresoje arsyen e argumentin.

Te thuash se ka bandite ne nje kohe kur ishe anetar Kryesie e s’the asgje per 2 vjet, eshte amorale dhe e kompromenton qellimin tend.

PS-së i duhet me shume unitet e jo thashetheme qe duan t’i veshin ketij parlamenti gjithe zullumet e 25 viteve.

Ka pase parlament qe jan vrare, qe ka prodhu 97-n, qe ka sjelle amulli e korrupsion prej vitesh.

Ne mezi po i riparojme e jo t’i mbajme ne kurriz.

Kjo rruge na con te Berisha.

Kryekrimineli ben e imponon ligjin per dekriminizimi me tekat e veta.

Pra, duhet te jeni nje, se keni edhe nje vit kohe deri ne zgjedhje.

Del nje deputet e sulmon me gazete kryetarin e Bashkise per nje drejtor qe ju hoq?!

Kjo eshte turp.

Kryetari i Bashkise eshte personalitet dhe duhet mbeshtet.

Se fundi partia e ka kryetarin. Kur te mbaroje mandatin ai hapim debat per tjetrin”, mësohet se ka thënë Pjerin Ndreu.

7 komente në “Pjerin Ndreu: Blushit i është errësuar arsyeja nga ambicia për kryetar. Të patolerueshme sulmet e Kokëdhimës ndaj Veliajt”

  1. tom says:

    Edhe ti bythlepires dole?
    Sa poshte ke rene!
    Me mire hesht,se nuk te shkon,Pjerin!

  2. Pilo Lala says:

    Me pelqen komenti i Pjerin Ndreut, sepse eshte nje pike kyce e PS ne Shkoder.
    Ka burreri, dhe eshte intelektual i mirefillte.
    Blushi mund te mbledhe simpatizantet e tij, dhe te thote cdo kritike qe ka per PS dhe Edi Ramen.

  3. shikoni says:

    Po ky boksjeri u be prape trim. Ky eshte aq legen sa doli e tha ne tv se dorehiqej nese kishte qelluar ate tocin e pd. Doli video po ky su dorehoq. Ca burri je. Nuk ke faj ti po keto televizionet qe nuk te ballafaqojne me bemat e tua

  4. katarakti says:

    Pjerin Ndreu eshte nje nga te paktet njerez me dinjitet qe i kane mbetur PS-se. Nuk e njoh personalisht por duke e ndjekur nga larg, kam krijuar respekt per kete njeri. Do ta keshillonja te dilte me shpesh ne media per te dhene mendimin e tij te pavarur per gjendjen ne Partine Socialiste si dhe ne Shqiperi. Ne mes Ndreut dhe Blushit zgjedh pa asnje diskutim te parin. Eshte keq qe njerez si ky nuk kane asgje ne dore ne PS-ne e mbushur me “rilindas” te shpifur dhe antisocialiste.

  5. korcari says:

    Per pilo lalen,pjerini pike kyce?Nga shef policie na u be intelektual!Moj kasolle ku na mbllodhe!

  6. KOZi says:

    Perse ato qe jane ne pushtet e quajne ambicioz ate qe e kerkon pushtetin? Ambicioz ka qene sejcili qe ka ecur drejt kupoles me votime. Ndryshe nuk do konkuronte e te rrinte ne kafe!?

  7. Adrio says:

    Ky ka me shume dinjitet se i thote gjerat. Ska frike e nuk eshte servil. Por nuk i duan ata qe thone troc ate qe mendojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje