Serbia do të nisë ndërtimin e autostradës drejt Kosovës

7 Mars 2016, 17:38Rajoni TEMA

Rruga Durrës-Kukës-Morin-Merdar shumë shpejt pritet të vazhdojë deri në Nish.

Qeveria serbe ka miratuar projektin që nis gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Rruga do të shtojë ndjeshëm shkëmbimet bregdetare nga porti i Durrësit e më gjerë.

Lajmin e ka bërë të ditur zv/kryeministrja serbe, Zorana Mihajloviç, sipas kjo autostradë është me shumë rëndësi për Serbinë.

“Për ne kjo autostradë është me shumë rëndësi, jo vetëm për shkak të transportimit të mallrave e njerëzve, por për shkak se përmes Korridorit 10 do të lidhemi edhe me Bullgarinë, Shqipërinë e Maqedoninë dhe kjo do të thotë më shumë punë për kompanitë tona”, theksoi ajo.

Zyrtarja e Qeverisë serbe ka shtuar se Serbia ka përfunduar detyrimet e veta si dhe dokumentacionin projektues.

4 komente në “Serbia do të nisë ndërtimin e autostradës drejt Kosovës”

  1. Mbreti says:

    Kur dovini pagesat rrugore ore dallkauke??!! Vendet tjera si Fyrom Pordha jan me te afte se Shqiperia maloko- greke, vetem Enveri ju bente njerz se jeni katandisur ne jevgje, greke, majmuneria ju duket e kendshme!! Verni ato taksa se du ju mbetet Autostrada gratis serbeve!! Kush leshin te renovoi at rruge???!

  2. Kapit Tupalla says:

    Çfarë informacioni është ky ?!
    Thuani se ata do e ndërtojnë autostradën me paratë e huaja kurse shqiptarët me paratë vetanake!

  3. Mbreti says:

    Autostrada kules lezhe esh bastarduer nga Lulzim Berisha duke len at sakatllek me 6-7 Ura manget , qe kur t hecesh me 130 kmh te gremisesh ne te semes ne rast se nuk e shef me dylbi!! Lopet kullosin ne mes te asfalltit Berishian, plehra dhe llomishte majtas djathtas! Te kalosh me anen Kosovare ka kenaqsi te shohish e te mesosh!! Kaq per supertrut e Shqiperis te dhjere, lepa ju duket vetja perendimir me pordha, pa fabrika pa ekonomi njejt si greket qe ndihen per suedez me fytyre zhapko jevge ju duket vetja per sternipa te platonin … Muahahahaha

  4. Vladimir says:

    Ky eshte lajm me interes per te gjitha palet. Ne se do te kishte punuar me kembe ne toke shteti yne, me kohe do te kishte ndertuar nje kontrate nderkombetare per koridorin Durres-Nish. Te interesuar jemi se pari ne, shqiptaret ne te tre shtet, por po aq jane te interesuar edhe fqinjet tane. Kur them fqinjet, jo vetem ata ballkanike, por edhe Italia dhe krejt Europa mesdhetare. Enderrat e vjetra te Italise per pushtime e penetrime ne Ballkan, enderra serbe per te dale ne Adriatik, ne kohet e reja, jo vetem nuk jane antishqiptare, por te realizueshme dhe te dobishme, duke respektuar rregullat europiane. Ky koridor i rendesishem europian, po te qe kryer me bashkeinvestime te te gjitha vendeve, ne nje kohe, do te qe kryer me cilesi shume me te larte dhe do te ishte eficent ekonomikisht. Keshtu si eshte, mbetet nje barre ne taksat e shqiptareve, shume pak i perdorur dhe i pa mirembajtur. Le te shpresojme qe te plotesohet nje ore e me pare ne te gjitha segmentet e tij dhe te vihet ne pune me kapacitet te plote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje