‘Arma’ e fundit e Kremlinit: Kërkon delfinë lufte

10 Mars 2016, 15:39Bota TEMA
‘Arma’ e fundit e Kremlinit: Kërkon delfinë lufte

Duket e pabesueshme por është e vërtetë: Kremlini zyrtar kërkon të rekrutojë delfinë lufte.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka vënë në dispozicion 25 mijë dollarë për blerjen e 5 delfinëve për luftë, tre meshkuj dhe 2 femra/

Duhet të jenë nga 3 deri në 5 vjeç dhe 2.3 deri në 2.7 metra të gjatë.

“Delfinët do të stërviten nga ushtria ruse dhe do të mabhen në karantinë për 30 ditë. Më pas do të mbahen në anijet luftarake në vaska me ujë deti”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

Nuk shpjegohet më tej se për çfarë qëllimesh do të përdoren.

Prej vitesh Uashingtoni dhe Moska stërvisin luanë deti për të mbrojtur brigjet e tyre, por përdorimi i delfinëve nuk ka ndodhur shpesh.

Në rastet e rralla që ka ndodhur, delfinët përdoreshin për të mbledhur pajisjet ushtarake që binin në fund të detit, por këtë radhë duket se janë për tjetër qëllim.

2 komente në “‘Arma’ e fundit e Kremlinit: Kërkon delfinë lufte”

  1. Kerkon ?

    Kam par nji emision gjerman ku fliste per prodhiin e nendeseve berthamore Ruse ,dhe moderrnizimit te ushtrise ruse para 10 vjetesh kjo ku Delfinet ishin pjes e asaj detare .
    Pra ,Rusi ka dekada qe i ka ne funxion kte art arme Delfin.
    Valet ne boten tuaj arrijne gjithmon si ne cdo rast e me gjithcka qe ndodh ne kte bote ,
    mbas dekadash dhe kjo “s’eshte per fajin tuaj ” NATYRISHTE

  2. Miri says:

    Eshte bere gazeta Tema Zeri I Putinit.
    Hajde gallate hajde!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje