Opozita ka paralajmëruar me Edi Palokën, se do të braktiste edhe seancën e sotme.
Ai tha në Kuvend, se opozita do të rikthehet në Kuvend vetëm për të votuar dërgimin në kushtetuese të mandatit të Koço Kokëdhimës.
Por, atij i është përgjigjur Gramoz Ruçi, që ka bërë ironi me kërcënimet e opozitës.
“Do rrini a do ikni mo?
Aaa, do dëgjoni, uluni dëgjoni, qelepir e kini, uluni, uluni, ca ka shishja.
Sali ti e di që mua nuk më shpëton as nga goja, as nga dora”, tha Ruçi, duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Ai tha se opozita kërkon sebepe për t’u larguar nga Kuvendi.
“Nuk janë shkaqe, por sebepe, turpin e mbaçi për vete”, tha kreu i grupit parlamentar të PS-së.
Ruçi tha se mazhoranca është treguar e duruar dhe luajale me kërkesat e opozitës.
“Kerkuat nismë për të ndryshuar ata që miratuam para dy javësh, apo atë që plotësuam me aktet normative thjesht para një jave ta ndryshojë pas 3 javësh dhe e dyta kërkoi një ndryshim në ligjin për komisionet hetimore dhe e treta do votohet apo jo kërkesa e saj për ta përcjellë cështjen për shqyrtim me themel të deputetit Kokëdhima.
Per rë treja këto nuk kishte nevojë të mblidheshin kryetarët dhe kalendari i Kuvendit mbaron pas një jave.
Kërkonin sebepe të mos e fusnin që të përligjin qëndrimin.
Nuk ua dhamë këtë shans se jo vetëm nuk është shkak, por është sebep”, tha ai.
“Do ta kisha për turp që partia ime të më caktonte negociator, unë të arrija negociatat 6 herë marrëveshje dhe 6 herë ju të mi grisnit apo hidhnit në fytyrë.
Këtë e bëtë ju me negociatorin tuaj, 6 herë.
Ne u treguam të duruar, edhe pse u miratua kjo ju prapë ikët, por kishit sebep jo shkak”, vijoi ai.
Po po tek saliu kerkojeni gomardaren e shpetimit..
Dolet edhe ju njesoj me saliun, sidomos me keto turqinizma si qelepir.
Nga keto qe thote zoti Ruci,del qarte, se nuk ka me te ndyre se keta deputet te pd-ke.Edhe pse u plotesuan kerkesat e tyre,ata perseri ikin nga parlamenti.Jane felliqesira.Por pergjigjen me te mire do ta marrin ne 2017-ten,kur populli, me voten e tij, do ta hedh ne koshin e pleherave.Dihet, qe ata do therrasi e çirren, se nuk eshte e vertet, qe nuk na votoi populli,por na i vodhen te majtet.Nje shprehje e nje justifikimi te zakonshe te Saliut, Bashes, dhe deputeteve te pd-ke.