Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi deklaron se nuk e ka ëndërruar kurrë që një ditë të marrte drejtimin e Partisë Demokratike.
Në një intervsitë për emisionin “Glob” të gazetares Blerta Tafani, Topi përveç partisë që e zgjodhi president, foli edhe për ish- numrin dy të saj, Jozefina Topallin, e cila shpesh herë ka qenë e ashpër me kritikat ndaj ish kreut të shtetit.
“Problemin zonja Topalli nuk e ka me mua, e ka me kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha.
Nuk është e ndershme të atakosh në publik njerëz me të cilët ke ndarë momente të vështira.
Topalli u bë pjesë e politikës shqiptare dhe Partisë Demokratike jo për shkak të formimit të saj, por thjesht për shkak të origjinës. ”, tha Topi.
Së fundmi zonja Topalli deklaroi se nëse PD bën koalicion me FRD-në ajo largohet nga Partia Demokratike, duke dëshmuar edhe një herë se konflikti me zotin Topi është mjaft i thellë.
“FRD nuk ka marrë asnjë ftesë për tu bashkuar me koalicionin opozitar. Deri tani ka vetëm deklarata periferike. Kemi të bëjmë me taktikë politike. Unë nuk dëshiroj të komentoj zëra që perëndojnë me vullnetin e tyre”, shtoi kreu i FRD-së.
Eshte shume e vertete o Topi. Njeri me te trashe ne politike se Jozi nuk kame pare ndonjehere. Ajo gjithmone leshon brockulla nga her mouth
O Bamir edhe ti e di se po genjen. Jozefina edhe pse eshte si burre i lene pas dore prap ka me shume vlera se ti. Ti do ngelesh butak dibrani i shartuar me neperke. Sorry
Po ti bamir per cfare u ndodhe aty
Per te dekoru kriminelet
Cfare bere ti per ish te perndjekurit
Ish pronaret.