Hafizi: Pas Elbasanit ndjehem e rrezikuar, për veten apo kolegët e mi që po ndjekin këtë kauzë

9 Mars 2016, 18:34Politika TEMA

Nga Mimoza Hafizi

 

Ka disa javë që bashkë me kolegë po investohemi për një kauzë të rëndësishme: respektimin e garës në PS, respektimin e normave statutore të partisë sonë. Çdo veprim tonin e kemi komunikuar me transparencë maksimale drejt secilit prej jush, përmes adresave elektronike që i keni patur të depozituara në zyrën e organizimit. Kemi dashur kështu të japim dhe një model të ri transparence dhe respekti.

Gjithkush e di tashmë që mandati i kryetarit të partisë socialiste është shkelur me gati tre vjet, ka shkuar nga katër në shtatë vjet. Deputetët Blushi, Arta por edhe kolegë të tjerë e kanë ngritur zërin prej kohësh, dhe më vjen keq që kryetari sot e mohoi këtë fakt në fjalën e tij. Unë vetë, në momentin e hyrjes së një sfidanti në garë, krahas kryetarit në detyrë, ndalimin e garës e kam quajtur njollë të padenjë mbi PS. Gara derimë tani është refuzuar të hapet. E kam quajtur shkarje drejt autoritarizmit. E kam konsideruar kthim mbrapa në histori. E kam konsideruar zhbërje të vlerave të PS, të kësaj force politike që me shumë mundim lindi si një krijesë demokratike në kaosin e përmbysjes së komunizmit.

Përse gara nuk u pranua që në ditën e parë? Z. Rama u përpoq të jepte sot përgjigje, por më pas me propozimin e tij për referendum ai hodhi poshtë argumentet e veta. Përse paska kohë të shkojë para socialistëve në referendum dhe s’paska kohë të respektojë statutin, pra të shkojë para socialistëve me një kandidat dinjitoz përballë e t’u kërkojë votën? Ne kërkojmë garë dhe që kjo garë të zhvillohet sipas normave të statutit ende në fuqi. Se ky është supozuar të na ketë ruajtur bashkëjetesën prej një dekade. Futja e një norme të re, që kandidati të marrë 10% të firmave të delegatëve të Kongresit nuk ka pikë burrërie, siç i themi ne veriorët. Se kështu kërkoni ta detyroni Benin apo Artën apo këdo tjetër që mund të aspirojë për kryetar me datën 19 Mars, të marrë mbi 100 firma e të votohet nga më shumë se gjysma e delegatëve të atij Kongresi me socialistë që me të drejtë shpresojnë për një vend pune apo që nuk duan të humbin vendin e punës. Se mezi e kanë fituar. Dhe vendet e punës administrohen nga qeveria e kryeministrit.

Miq, deri dje kishim dy variante të zgjedhjes së kryetarit, statuti aktual që është arsyeja dhe statuti i ri, që është imponim i shumicës. Sot u fol për referendum, konfuzioni u rrit, mbase juristët e PS i japin pak dritë kësaj rrëmuje, unë nuk di më se ç’të them.

Gjithkush e ka marrë vesh që organet e Partisë socialiste nuk funksionojnë prej vitesh. Nuk ushtrohet kolegjialiteti i vendimmarrjes as në Kryesi dhe as në Asamble. Këto organe nuk mblidhen, Kryetari i Partisë nuk e ka ushtruar detyrën e vet statutore.

Përse nuk janë mbledhur? Përse është shkelur kolegjialiteti në Partinë Socialiste, normë e vendosur në nenet e para të statutit aktual? Edhe në projekt-statutin që propozohet, kolegjialiteti është norma bazë. A ka kuptim që t’i referohemi përsëri kësaj norme, nëse nuk kemi ndërmend ta respektojmë?

Të nderuar antarë të Asamblesë Kombëtare. Po ndjekim prej disa javësh dhe kemi shterruar të gjitha procedurat institucionale brenda partisë. Nga Asambleja, nga Kryetari i saj e deri te Komisioni i Garancive Statutore. Sinqerisht nuk e di se çfarë mund të bënim më tepër që ju të jeni të informuar e të ndjeshëm ndaj asaj që ka ndodhur dhe po ndodh në Partinë Socialiste. Po marrim me koshiencë të plotë të gjitha kostot politike. Çfarë ka anormale këtu? Përse duhej e kujt i duhej gjithë ky moskuptim ndaj nesh, ky reaksion negativ e hera-herës cinizëm? Përse kjo situatë duhej të degjeneronte në dhunë?

Unë miqtë e mi, dhunën nuk e pranoj. Nuk pranoj që një koleg i yni të lëshohet pre e njerëzve agresivë. Ndjehem keq nga heshtja mbytëse e kolegëve të grupit.

Unë miqtë e mi, pas incidentit të Elbasanit dhe skenave të ditës së hënë në Tiranë, ju them sinqerisht se ndjehem e rrezikuar, për veten apo kolegët e mi që po ndjekin këtë kauzë. Dhe kjo më trishton pa masë. Këtë nuk ia fal mikut im, kryetarit të Partisë Socialiste. Pas mbi një dekade që bashkëpunojmë, pas viteve të tëra që e kam ndjekur me shpresë se do sjellim bashkë në këtë vend më shumë begati, siguri e liri, nuk ia fal që erdhi dita të kem frikë se unë apo njeri nga kolegët e mi do të cënohet fizikisht për arsyen e thjeshtë se nuk jemi dakord me të. Unë prita prej tij ndjesë për skenat e dhunës së ditëve të fundit. Do vazhdoj të pres. Përndryshe, unë e kam të pamundur të jem pjesë e aktiviteteve të tija publike.

Unë nuk e pranoj më që ai të ndezë dritën informative për mesazhet e tija nëpër aktivitete partiake dhe të ndezë terrin informativ për kolegët që duan të flasin jashtë matricës së tij të preferuar. Nëse vazhdon kështu, unë s’mund të jem më pjesë e aktiviteteve të tija publike.

Miq të nderuar, a do kemi pas këtyre ditëve dhe javëve një Parti Socialiste më të mirë? Dua shumë ta besoj, por kjo varet nga secili prej jush, të nderuar antarë të Asamblesë. Ju ftoj të merrni në dorë fatin e kësaj partie, me guxim, kurajo e ndërgjegje qytetare. Jemi partia më e madhe në vend, populli pret nesh.

13 komente në “Hafizi: Pas Elbasanit ndjehem e rrezikuar, për veten apo kolegët e mi që po ndjekin këtë kauzë”

  1. aqif tahipi says:

    Mendoj se grupi juaj duhet te shkeputet nga ps dhe te krijoje parti tjeter. Ne te vertete ju nuk duhet te ishit deputete te ps ,por per futjen tuaj ne liste fajin e ka rama. Natyrisht qe ne keto momente dhe si pasoje e ketij gabimi ne llogaritje te rames ,ju mund ti beni presion me 3 ose 4 votat qe mund te keni ne kuvend Mbetet per tu pare nese do jeni pro reformes ne drejtesi apo jeni vec kukulla ne duart e saliut ,si miku juaj kaqi i zi .Nejse ,tani duhet te provoni se keni mbeshtetje reale ne ps me ane te referendumit qe propozoi rama . Nese nuk pranoni referendumin demokratik e anetareve te ps ,atehere vetekuptohet se interesi juaj eshte vetem demtimi i ps para zgjedhjeve te 2017 ,por me duket mision i pamundur nga ju.Mendoj se rama i fiton zgjedhjet e brendshme ne parti perballe cdo kandidati te mundshem.

    1. Labi Vlore says:

      Basha sapo ka filluar fushaten nga Berati dhe e ka fushen te lire,sepse PS-ja eshte terhequr nga Ben Blushi dhe deputete te tjere te tij,ne nje fushe tjeter beteje.Basha po luan i vetem ne fushen reale te betejes.Blushi ja arriti qellimit,pavaresisht se Mero Baze thote se kjo gje nuk e plasarit aspak PS-ne.I perkedheluri i Rames dhe i PS-se,dalzotesi i Fatos Nanos,Ben Kico Blushi ka bere dhe po vazhdon te beje nje pune te shkelqyer per te rrezuar Ramen dhe PS-ne.

  2. moj zhapke maloqe ,thuaje qarte se nuk e deshiron EdRamen dhe pik !

    pse i bie anes e anes ,sikur do te dukesh e demokratizuar……..

    rraca maloqeve nuk duron dot udheheqes jugor….ky eshte problemi.

    1. Pilo Lala says:

      I ke rene pikes.
      Maloket kthehen menjehere me Berishen, sapo tu thote Mirmengjez Berisha.
      Kjo eshte ortake Tom Doshin ne biznes.

  3. anonim says:

    Bravo znj.Hafizi,megjithese ze i vetmuar prap jep shprese se nuk ka vdekur arsyeja ne Partine Socialiste…

    Kush mund te kundershtoje keto argumentime te mencura…!? Askush ! absolutisht askush,me perjashtim te atyre qe nuk jane njerez….

  4. Kritiku says:

    Shkrim qe nuk mund te lexohet me shume se sa dy rrjeshta! Perpara se te jape mend kjo fyçka, duhet qe te mesoje te shkruaje siç duhet gjuhen shqipe. Ka kaq shume gabime drejtshkrimore, sa qe duhet derguar edhe nje here ne shkolle. Eshte aq injorante sa qe nuk e ka kuptuar asnjehere qe perpara njyjes lidhese “dhe” nuk perdoret presja. Analfabete komplet funksionale!

  5. Arti says:

    Po çfare rrace e keqe paskan qene kto mumje edhe kerkojne demokraci por ama kur ju kerkohet ti shkohet sovranit per demokraci nuk pranojn…? Kurse sa per elbasanin ti moj kukull nqs te dhimbset Beni po anetaret socialist qe jane dhe pa buke dhe ju votuan ju te jeni ne pushtet te kaperdiseni si me qene parisien pse duhet ti kercenosh anetaret e partise socialiste ..? Çfare mendon ti moj kukumjaqke se ke te drejten ti ofendosh anetaret sikurse me qene anetaret e famijes tende, ik moj injorante !!!

  6. Dudas says:

    Drejtperdrejt pergjegjesin e ka Rama qe ti je vu deputete per Shkodren ne nje kohe qe ti moj zoj e dashtun ke ba 0 per shkodren si deputete. Ste kam nigju zanin njehere ne parlament tu fol per problematika qe ka zona qe ti gjoja ke perfaqesu, por leni problematikat , ste kam degju dhe as nuk ke fol asnjiher as per kto “ceshtjet parimore” qe na dole e po na lufton tani ti. Qofsh fizikante e mire a ca te dush qofsh nuk ti hek kush meritat por si deputete te flet puna e rezultati qe ke nxjerr . Per Blushin kam respekt dhe mendoj se asht nje intelektual i pavarun dhe vlere e partise socialiste pavarsisht se nuk jam dakort me disa nga ato qe ai thote, ndersa ti zonja fizikante po ban pjese te kauza e tij per qellimet tuja personale qe sjane aspak parimore por jane : “te dal sikur me hoqi partia se kundershtova ” dhe jo te verteten qe me ka ardh ora me ik se skam dit me punu. TOTALISHT KUNDRA reagimit qe kane patur socialistet ndaj Ben Blushit ne Elbasan sepse jo vetem qe asht nje intelektual por ka pas kontribut te jashtezakonshem ne PS , ndryshe nga ti mendoj se i meriton ato fishkellimat jo se gjoja je pjese e kauzes po i meriton vetem per punen e dobet e per mosperfilljen ndaj elektoratit, kte te fundit mbi tana.

  7. Nje shqiptar says:

    Grupi i juaj zonja Hafizi i ka bere nje sherbim shume te madh PS dhe ndertimit te nje shteti demokratik shqiptar. Vetem nje parti me nje jete te brendeshme demokratike mund te udheheq nje vend drejt demokracise. Edi Rama mendoje se nuk eshte aspak kunder ketij parimi. Ai qe ne hapat e para te levizjes demokratike ne nentorin e vitit 1990 ne teatrin Migjeni te Shkodres, ne nje takim me intelektualet, ne fjalen e tij u shpreh se ” PPSH nuk e njeh demokracine as brenda saj, prandaj nuk ka te drejten te udheheqe vendin drejt demokracise”. Do te ishte shume gabim qe PS te largoje Blushin dhe te tjeret qe, me mendimin dhe kritiken tyre, vetem sa e forcojne PS dhe e bejne gati te hyje me nje organizim me te plote demokratik ne zgjedhjet e ardheshme te 2017.

  8. QYTETAR says:

    BRAVOOOO , DITURIA ,HORIZONTI , JANE LIRIA , JANE KRENARIA E NJERIUT . ZNJ. HAFIZI ME INTELIGJENCEN DHE KRENARINE E SAJ ,I KA DHENE NJE PERGJIGJE MESE TE MERITUAR RAMES I CILI PO GABON RENDE DHE PO DEL NGA SHINAT E DEMOKRACISE ,VETEM PER EGON E TIJ TE SEMURE .
    SHQIPERIA KA NEVOJE PER INTELIGJENTET E SAJ .!!!!

  9. jani says:

    Nuk ke faj se u bere pa dashur deputete.aty pashe dhe Legisin qe nga I kenaqur qe merrej me dhi dhe qe kish shpetuar nga jeta politike u kthye perseri per levizjen . Pashe edhe mejdanin nje vemje e keqe ne kete politike dhe them qe po fajin e ka Rama qe ju degjon akoma juve . Ju duheni nxjerre jashte. Degjova bashen per zgjedhjet ne parti kur vete ja vodhi Olldashit dhe bente moral per transparence. Me pak fjale ju jeni plera por mos u merzisni kete radhe juaa tregon Rama.

  10. LORA says:

    Zonja deputete M.Hafizi paska frike nga perballja e drejtperdrejte ,pa retushime,me antaresine socialiste.TURP !
    Dashur padashur ajo po heq nje paralele te kualitetit te saj ,ne ekuivalenve te plote me blush-dalzotes-nano-kurven.Kjo ndodh sepse kjo dhe gjithe te tjeret u bene deputete pa kaluar paraprakisht asnje filter vote te antaresive socialiste te qarqeve ku kerkuan voten e shqiptareve dhe perfituan mandatin.
    Ne fakt, humbja e Bashkise se Shkodres,me nje vajze te talentuar si Keti Bazhdari,eshte nje “merite” evidente e M.Hafizit dhe N.Koplikut,,,,,te cilet po n’a zhurmojne ” merakun” e statutit.
    Nese ky merak do te vinte nga deputete te Durrsit,te Fierit,,,,ku rezultatet kane qene te lavderueshme edhe mund te konsideroja zerin e ketij meraku,,,ne rastin e Shkodres,as qe ia vlen te harxhoj shkronje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje