BATUTAT/ Rama-gazetarëve: Kafen jua paguaj unë, vetëm mos pini alkool

9 Mars 2016, 16:07Politika TEMA

Pas fjalimit të mbajtur të Asamblenë e PS-së na ambientet e “Xibrakës”, kryeministri Rama ka shkëmbyer disa batuta me gazetarët që ndodheshin në kafenenë e restorantit.

Ai i ka thënë kamarierit, se kafetë e gazetarëve dhe operatorëve do i paguante ai.

“Ç’a kanë pirë dhe do pinë gazetarët dhe operatorët, se lodhen gjithë ditën që na ndjekin, i ke nga mua.

Përveç pijeve alkolike”, i tha Rama kamarierit të lokalit.

Gazetarët nga ana tjetër iu kthyen duke i thënë se do e bënin lajm, nëse ai nuk ua paguante.

“Unë edhe ju qeras dhe ju do më shani.  Sikur nuk shkon kjo…”, u përgjigj Rama me humor.

2 komente në “BATUTAT/ Rama-gazetarëve: Kafen jua paguaj unë, vetëm mos pini alkool”

  1. Kritiku says:

    Qe ju gazetare jeni analfabete funksionale, kete e kemi theksuar shume shpesh. Edhe tani e tregoni shume qarte nivelin e juaj shume te ulet te intelektit qe keni. Ju as i kuptoni gjerat dhe jo me qe te shkruani mbi to.
    Shikoni se si shkruani ne titull dhe shikoni se si shkruani me poshte. Ne titull ju shkruani qe “Kafene jua paguaj une, vetem mos pini alkool”, ndersa me poshte shkruani fjalet e Rames ndaj kamarierit. Aty Rama thote “Ç’a kane pire dhe do te pine…..i ke nga mua. Perveç pijeve alkoolike”
    Na e shpjegoni, se ku eshte fjala e Rames qe thote sipas jush “…vetem mos pini alkool”?
    Nje gabim tjeter drejtshkrimor qe keni bere dhe qe jam shume i bindur qe ju nuk e kuptoni, eshte menyra se si e keni shkruajtur fjalen “Ç’a kane…”. Ne te folurin e perditshem fjala “çfare” shpesh thuhet “çar”, gje qe njihet si shkurtim. Keshtu siç e keni shkruajtur ju, nuk eshte e drejte, sepse fjala “ka dhe kane” eshte shkruajtur dy here njera pas tjetres. Dhe del keshtu “Çfare ka kane….” E kuptoni se ku eshte gabimi?
    Tani shkoni dhe beni ndonje pune tjeter sepse kete te gazetarit nuk e beni dot. Mesoni te kuptoni dhe te shkruani siç duhet gjuhen shqipe!

  2. mali says:

    Kritiku, po folja e perbere” keni shkruajtur” , mos thuhet me sakte “keni shkruar” ? Te fala mali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje