Përplasja me Gambinot/ Shqiptarët i imponohen mafias së Nju Jorkut!

9 Mars 2016, 14:04Politika TEMA

Nga Michael Dobuski*

Të jesh “Ekzekutori” në botën e mafias nuk është më si në kohët e vjetra

Dënimi në 2014 i Bajram Lajçit, një anëtar i njohur i mafias shqiptare, nxorri në dritë lajme të reja për atë që po ndodh në Nju Jork. Lajçi u dënua me 6 vite burg për trafik droge dhe tentativë vrasjeje në një incident në Kafe Toska, në 2011 në Tremont Ave. Me ndihmën e një personi tjetër, Lajçi plagosi një rival në trafikun e drogës. Viktima në fakt ishte duke iku, pasi ishte rrahur me grushta në fytyrë dhe pasi i kishin çarë gomat e makinës.

Në 1931, “Pesë familjet” e krimit të organizuar në Nju Jork u takuan në Bronks, në Uashington Ave.187. Takimi u zhvillua pas vakuumit që la vrasja e “Bosit të Bosëve”, Salvatore Marancanos, në luftën brutale të Kastelamarese, luftë që nisi në 1929. Aty, “Pesë Familjet” krijuan “Komisionin”. Në thelb “Komisioni” e ndau qytetin në territore të kontrolluara nga Lukezët, Gjenovezët, Gambinot, Bonanot dhe Kolombot, familjet që të gjitha së bashku punojnë edhe në Bronx. Ndarja u bë për t’i dhënë fund luftës brenda llojit, por duke lejuar aktivitetin e qetë të bandave. Plani i realizoi qëllimet kryesore. “Pesë Familjet” janë ende në funksion sot e kësaj dite në Nju Jork, siç rezulton nga dëshmitë në gjyqin e 73 vjeçarit, Nikolas Santoraan, një prej bosëve të moshuar të familjes Bonano.

Por kohët e fundit një familje e gjashtë, më e vështirë për t’u dalluar ka hyrë në skenën e krimit të organizuar në Bronx. Organizata Rudaj, ose “Korporata” siç njihet rrugëve, është një familje mafioze shqiptare, që e ka origjinën në mesin e viteve 80.

Në atë kohë, rreth 1980, një grup mafioz sulmoi një bandë rivale në Westchester County Fair. 10 vite më pas, në vitet 90, Organizatën Rudaj e tregojnë si ekstremisht dhunshme dhe të përfshirë në trafikun e drogës dhe të armëve. Për shembull, raportet e policisë përshkruajnë një përplasje mes tyre dhe Gambinot në një karburant në Nju Xhersej. Ata kishin paguar policinë e Nju Jorkut rregullisht, kishin qëlluar me armë ndaj disa lokaleve, kishin siguruar armë të rënda dhe madje dyshohen se kanë kërcënuar edhe ish kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Rudolf Xhuliani.

Shqiptarët e parë erdhën në Bronks rreth viteve 60, apo 70, duke zëvëndësuar aty popullsinë hebreje apo italiane. Ato u vendosën kryesisht në Pelham Parkëay, Morris Park dhe Belmont. Madje “Lydig Avenue” në Morris Park njihet tashmë si “Shqipëria e Vogël”. Organizata kriminale shqiptare ka bërë emër ne Nju Jork si fillestare, por ambicioze. Nga bizneset e shumta që kanë në pronësi, shqiptarët ofrojnë për qytetarët e Bronx një shije të vendit të tyre të origjinës. Përmes gatimit të kuzhinës shqiptare ata kanë sjellë produkte si byrek apo suxhuk. Ardhja e shqiptarëve në Bronks ka forcuar ekonominë lokale. Por nevoja për shtëpi dhe banesa të reja ka rritur tensionet edhe mes shqiptarëve, nga të dy anët e ligjit. Organizata Rudaj ka pësuar një goditje të fortë në 2004, kur 20 persona u arrestuan nga policia e Nju Jorkut. Por incidentet e fundit, siç ishte ai në Kafen Toska, të bën të mendosh se mafia shqiptare është ende gjallë dhe e shëndetshme.

*Shkrimi u botua në The Fordham Ram

Përktheu Lapsi.al

18 komente në “Përplasja me Gambinot/ Shqiptarët i imponohen mafias së Nju Jorkut!”

  1. adi says:

    hahaaa sa hapemi bythesh dhe ne. po ca jan kto shkrime idiote aman

  2. MAJAKOVSKI says:

    Nga ky shkrim po me duket Shqiperia si kontinent e jo si shtet.

  3. Andreas says:

    Prodhime shqiptare BYREK dhe SUXHUK!!!

    1. Greece & Turkey are shit says:

      Po pra jane Shqiptare dhe jo Khazare qe ju greket e keni harruar nga keni ardhur! ste pelqen suxhuku normal atehere ka edhe me spec djeges qe te fluturosh drejt e ne greqiu.

      1. e verteta says:

        Koment pa arsye dhe jo i sakte. Sado mire te ishte te kishte qe mendonin per Greqine dhe Turqine si sh*t prape mentaliteti Osman perhere i pranishem.
        Nje nga ato perkthime te shumta prej koti. Vertet shqipot njihen si kafshe, eshte fjala per keta kriminele, por qe ti krahasosh me mafjet organizuara dhe me emra, eshte sikur te krahasosh Zvicren me Shqiperine.
        Mjaft u krenuat me llumin dhe i beni reklame plehrave te shoqerise.

    2. bardhoku says:

      o andrea i leshit sa cop cop qe je.o bole je shqiptar 100% dhe me hiqesh si grek sot ,neser si gjerman masneser nuk i dihet.

  4. Klevis says:

    Personi qe ka shkruar kete artikull, nuk ja paska haberin fare. Dhe si mund ta kete kur eshte vetem nje student ne vitin te trete ne Fordham University dhe shkruan kete artikull ne gazeten e shkolles. Ne fakt juve redaktoret e Temes, mos u merrni me shkrime te tilla se nuk eshte sensacion fare. Biles, kur e lexon ne anglisht kete artikul duket si nje pacavure e perzier me plehra nga shume gazeta te tjera.

  5. Tata says:

    Lenti o nga durrsi e shofim perdit ndurres verdall, cun i mir..

  6. Lipe Gremi says:

    Më vjen keq per “Temën” që i jep vend këtyre shkrimeve diskriminuese ndaj shqiptarëve nga ca pseudogazeta si rami i fordhamit.Shqiptarët në US janë punëtorë,të ndershëm,të zgjuar dhe të suksesshëm.

  7. Durrsaku says:

    Po prej durrsi osht lenti

  8. enter"" says:

    Qyteti me I ndyre me bote, me I piset, qyteti qe ka mbledhur llumin………

  9. specjalisti i ceshtjes says:

    shqiptart mafjoza?
    ata jan talente me bashkpunu me policing por si mafjoza jo.
    t jesh mafjoz duhet t kesh karakter,gje qe shqiptart nuk e kan.

  10. NYC says:

    Ne vitet 90 “shqipet” ne NY kan qen pjese e orgaznizatave kriminale ne NY. Ne realitet nuk kan patur asnjeher pozite apo organizata qe kan qen te respektuara dhe me influencen ne boten e mafies. Thjesht jan perdorur si ushtare me nonje individ tek tuk qe esht be “officer” me tre kater ushtare te tjere. NYC sado i vogel ne siperfaqe ka aq shume rejte kriminale dhe me influence edhe ne 2016 sa “Shqipet” jan thjesht peshe e leht dhe bashkudhetar te botes se krimit. Botimi i artikullit eshte ne regull po kendi si shikohet dhe hiperbolizohen shqiptaret esht naiv.

    Me pak fjal shqiptaret bejn zhurem kudo qe jan, do ishte mire mos te benim fare ose nese do bejm mos te bejm zhurem per vepra qe na njollosin..

    1. The corporation says:

      Nuk eshte e vertet ajo qe thua ti “the corporation ” ishte the 6th family me bekimin e John Godit spese kishte deshtuar shume here dhe kishte humbur gjysmen e territorit qe kontrodhonin 5 familjet

  11. ermal says:

    PLARENTI ESHTE BE I PARI DURRESIT SE U MOR ME ZGJEDHJET NE SHIJAK DHE DURRES DHE TORTURON SISTEMATIKISHT VANGJUSHIN E SHKRETE QE ESHTE BE PISHMAN QE U ZGJODH PER HERE TE 3

  12. The corporation says:

    Gazetar pa Anne informacion
    Organizata mafioze dhqiptare (The corporation ) kapon kryesore e ka pasur Aleks (uncle) Rudaj the eshte shqipetar nga Mali i Zi
    Nje kerkim me google zoti gazetar dhe merr info.te sakta sa ba shkruan broçkulka.

  13. The corporation says:

    Nje kerkim be Google the do kishe marr info.te sakta zoti gjysme gazetar

    Emri i organizates mafioze shqiptare ishte (the corporation )
    Dhe kryemafiozi shqipetar ishte z.Aleks (uncle ) Rudaj
    U arrestua be vitin 2004 dhe u denua me 27 vite burg
    Tung “gazetar”

  14. TNT says:

    Zorret e barkut… Ore nuk keni frike se mund tiu akuzojne familjaret per cfare shkruani. Cfare mafie shqiptaresh o idiote, ata i ke nga mengjezi ne darke maje skelave e cative . Edhe kur kane vrare njeri-tjetrin njesoj si vriten ne Shqiperi. Jo pse ma ngre zerin, jo pse shef dashnoren time nga Rep Domenicane tjetra goc yll….. Shkrim vertet i turpshem per kedo qe jeton ne NY dhe dizinformim total per ata qe nuk e dine jeten ketej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje