Komisioni i Garancive Statutore në Partinë Socialiste rrëzon pretendimet e Ben Blushit dhe një grupi deputetësh mbështetës të tij që kërkojnë kryerjen e zgjedhjeve për kryetar sipas parimit “një anëtar, një votë”. Përmes një dokumenti prej 11 faqesh, Komisioni vlerëson se mënyra e zgjedhjes së Kryetarit është tagër i Kongresit që do të mbahet në 19 mars. “Kongresi Zgjedhor i thirrur, mund të ndryshojë rendin e ditës së mbledhjes së tij me shumicë votash, si dhe ka të gjitha kompetencat dhe tagrin për të realizuar çdo ndryshim të Statutit, përfshirë mënyrën dhe procedurat e zgjedhjes së organeve qëndrore, nëpërmjet zgjedhjes sipas parimit “një anëtar një votë” apo sipas parimit të zgjedhjes nga organet përfaqësuese. Mënyra e zgjedhjes së Kryetarit të PS është atribut dhe kompetencë e Kongresit të Partisë, nga ku burojnë edhe Statuti dhe Programi”, thuhet në raportin e këtij Komisioni që mban firmën e kryetarit Alket Hyseni. Në të njëjtën kohë Komisioni i Garancive Statutore ka legjitimuar edhe mandatin e kryetarit Rama dhe organeve të PS-së, megjithëse ka kaluar më shumë se 4 vjet nga zgjedhjet e fundit të kësaj partie. “Organet politike, individuale apo kolegjiale, që kanë funksione përfaqësimi, janë legjitime deri në zëvendësimin/rizgjedhjen e tyre nga organi i përfaqësuar apo një organ tjetër më i lartë i përcaktuar në Statut”, vlerëson Komisioni. Hafizi: KGS nuk e interpretoi kërkesën për mandatin e Ramës Mimoza Hafizi, deputetja e Qarkut të Shkodrës për Parinë Socialiste ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Garancive Statutore në PS. Hafizi shprehet se, KGS njeh shkeljet e Statutit të PS-së për mos funksionimin e organeve të partisë, por për këtë nuk cilëson si fajtor liderin e saj. Sa i takon mandatit të kryetarit të partisë, Hafizi thotë se, Komisioni “nuk e interpreton kërkesën nëse mandati 4-vjeçar i kryetarit të PS është shkelur”, pasi “sipas këtij komisioni, ky fakt është i qartë, nuk ka nevojë për interpretim”. Statusi i plotë i Mimoza Hafizit: Sot morëm nga Komisioni i Garancive Statutore (KGS) Vendimin zyrtar lidhur me kërkesën e 12 anëtarëve të PS për interpretim dhe zbatim të një sërë shkeljesh të Statutit të Partisë Socialiste. Duke falënderuar komisionin për përgjigjen, po i jap një sqarim të shkurtër kërkesave të shumta të medias. KGS i njeh shkeljet, por nuk i përmend të gjithë shkelësit. Sepse fajin, sipas KGS, për mosmbledhjen për disa vite rresht të Kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare nuk e ka kryetari, që duhej t’i mblidhte sipas Statutit, por vetë anëtarët e Asamblesë, pasi sipas Statutit nuk kanë mbledhur firmat e 1/3 së tyre, pra të 75 vetëve. Sipas KGS, një zgjidhje tjetër do të ishte të ushtrohej mocion mosbesimi ndaj kryetarit të partisë, por për këtë duhen firmat e 30 mijë socialistëve! KGS thotë që në Partinë Socialiste, një organ ka legjitimitet derisa të zëvendësohet. Afati 4 vjeçar është thjesht matematikor! KGS nuk e interpreton kërkesën tonë nëse mandati 4 vjeçar i kryetarit të PS është shkelur. Sipas këtij komisioni, ky fakt është i qartë, nuk ka nevojë për interpretim
TI HAFIZO, BASHKE ME BLUSHON DHE TIPA SI ARTA DADE GEZONI DHE BENI BLLA BLLA EDHE 1 VIT, SE PASTAJ SHKONI SHISNI BABANENE NE PAZAR…
si i degjohet zani e dalin e flasin per “parime” kur iu rrezikohet karrigja te ciles nuk ia kan ba as hyzmetin hihihi
znj.Hafizi: si Fizikante e paske harruar Teorine
e Relativitetit ku Enshejn prezantoi formulen e madhe:
E= mc2 !
atehere c,fare kerkone ? Si do gjenerosh Energji kur Masen
e kini shume te vogel?Po si nuk i thua Blushit se grupi juaj
bene pjese ne Boten Nanoskopike ku ndryshimi ndodh edhe bazuar ne forem!
Keshtu zonje je futur ne qorr sokak, Fizika apo Shkenca kane ligje
rigoroze.Me to nuk mund te besh kombinime po nuk pate energji.
E Blushi as kapatur dheas do te kete energji sepse koeficentin (C)
e ka ne fuqi zero.Tani po ju dergoj disa Grimca Zot,qe tu mbaje ne kembe.
Kurse Blushit sikur nje Planet te tere me ato grimca po ti dergoje
Ai kurre nuk do te qendroje ne kembe.
Qenke pallë i lexuar shume. Derisa aplikon fiziken bërthamore ne politike domethene qe ke nevoje edhe për ilaçe
Me kujtohet kjo zysha qe rrinte si qingj pires para zgjedhjes si deputete dhe i kerkonte falje e bente temena Rames.Zot cfare shtate fytyrshesh i kemi pordhitikanet tane
Zonja Hafizi, me duket po perpiqet qe ne PS te forcohet demokracia e brendeshme, te degjohet zeri i shume personave dhe nuk e ka gabim. Mungesa e nje jete organizative demokratike te brendeshme e dobeson nje parti. PD beri te njejtin gabim, u kthye ne nje parti te nje personi dhe si rezultat humbi besimin ne popull.
Shko pas Kacit te zi dhe ti Moza sepse nuk ka kapacitete Pd dhe Lulashit i nevoiten disa te till Megjithse Lulashi do e heqi Kacin dhe do fusi Dhendrin e doktorrit. Sa pewr Daden mire i tha Rama do e veshi police dhe do haj veten me dhom.
A ash tuj punu firma ku , ka aksione Hasani ?!
Asnjeri nga ju (fieraku,1,fisher) nuk e njihkeni Zonjen Hafizi.
Nuk ka qene znj.Hafizi ajo qe i eshte lutur Rames per deputete,por e kunderta.
Nuk ka qene Rama qe i ka bere “nder” Znj.Hafizi ,
por kjo e fundit i ka bere nder Rames dhe partis esocialiste per pranimin e kandidatures per deputete.
Nuk i nxehet apo ftohet uji znj.Hafizi qe Rama nuk do ta kandidoje perseriper deputete.
Prandaj mos flitni kot o njerez te peshtire ,kur nuk i njihni njerezit mire.
Nuk ka nevoje Hafizi qe te zgjidhet deputete,ka aq shume pasuri .
Nuk ka perfituar ajo nga qenia deputete,por ka perfituar partia socialiste nga emri i saj i nderuar.
As krahasoset ajo me pjesen derrmuese jo vetem te PS por te gjithe parlamentit.