BATUTAT/ Rama: Kur u bëra kryetar i PS, Majko më tha mos mbaj çorape të kuqe dhe martohu

8 Mars 2016, 12:26Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një takim me gratë socialiste, me rastin e 8 marsit, në të cilin kanë qenë prezent edhe Gramoz Ruçi e Pandeli Majko.

Rama tha se këtë 8 mars ka shpërndarë tre tufa lule, një për nënën, një për vjehrrën dhe një për Lindën.

Gjatë fjalimit të tij, Rama shkëmbeu disa batuta me Pandeli Majkon, i cili tha me të qeshurpara fjalimit të Ramës, se “tani që je bërë feminist për shkak se je socialist, atëherë çfarë ishe përpara se të vije në PS?”

“Më kujtohet Pandi, kur patëm një garë jo të drejtpërdrejtë me Pandin.

Unë u bëra kryetar, ai u bë sekretar i Përgjithshëm.

Ai më dha këshillë: Mos mbaj çorape të kuqe dhe shih e martohu se kjo parti mban shumë, por një opozitar me çorape të kuqe dhe të pamartuar nuk e mban.

Dhe ja ku erdhi dita që Pandi dëgjon se unë i çoj lule vjehrrës ” tha Rama.

“Pandi, pavarësisht se nuk e thotë, është kaq feminist, sa ju do habiteshit”, vijoi Rama.

2 komente në “BATUTAT/ Rama: Kur u bëra kryetar i PS, Majko më tha mos mbaj çorape të kuqe dhe martohu”

  1. qytetari B says:

    Je universal, Edi, por dhe i pergjegjshem dhe i pathyeshem per ate qe thua. Une e kuptoj qe do tu a leshe te gjitheve dobiçin ne dere kur te largohesh nga politika, por bej sa te mundesh per ate vend, pavaresisht se krimbat bluajne pemen nga brenda por njekohesisht dhe veten e tyre.
    Kjo dynja keshtu qenka dhe s’ka se si te jete ndryshe kur mbi toke jetojne lloj lloj gjallesa te mira dhe te liga.

  2. Toni says:

    Ti B mos je gje gay?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje