10 pikat e reja te PD ne komisionin per reformen ne drejtesi praktikisht hedhin poshte gjithe çka thanë sekretari amerikan John Kerry dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Mogherini, gjatë vizitave të tyre në Tiranë.
Ata e quajten reformën te domosdoshme, projekt te tyrin dhe qe grupi i eksperteve ka bere pune te shkelqyer.
10 pikat e reja të PD-së:
Së pari, demokratët nuk janë dakort me ngritjen, ekzistencën dhe përbërjen e Këshillit të Emërimit.
Së dyti, opozita kundërshton skemën institucionale dhe procesin e emërimit të funksionarëve në sistemin e drejtësisë si shumë të komplikuar që nuk kontrollon balancat dhe nuk garanton as pavarësinë.
Së treti, PD kundërshton edhe strukturën e Gjykatësë së Lartë, që ndahet në dy të tilla, ajo për çështjet civile dhe penale dhe tjetra ajo Administrative. Partia Demokratike thotë se struktura e Gjykatës së Lartë nuk u takon ekspertëve, por politikës. Lidhur me këtë institucion, opozita kundërshton edhe emërimin e gjyqtarëve nga jashtë sistemit, që e konsideron si një çështje që mund të shfrytëzohet politikisht.
Së katërti, Partia Demokratike nuk është dakort me ndërprerjen e mandateve për organet kushtetuese.
Së pesti, PD mbështet procesin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i ashtuquajturi veting, por kundërshton strukturën dhe mohomin e ankimimit për gjyqtarët dhe prokurorët.
Së gjashti, opozita ka rezerva edhe mbi procesin e emërimit dhe funksionet e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, ku procesin e zgjedhjes me 3/5 për një mandat 9-vjeçar të Inspektorit të Lartë e politizon këtë institucion dhe e vendos në varësi të maxhorancës.
Së shtati, PD kundërshton përbërjen e Tribunalit Disiplinor. Opozita thotë se pavarësisht se reflekton konstatimet e opinionit të ndërmjetëm, por anëtarët janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe këtë PD e sheh më shumë si mundësi për korporatizimin e sistemit sesa për kapjen e tij politike. Opozita thotë lë shteg për abuzimin.
Së teti, Partia Demokratike nuk është dakort me formulën e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Së nënti, PD kundërshton përfshirjen në sistem si prokurorë dhe gjyqtarë të individëve që nuk kanë përfunduar shkollën e Magjistraturës. “Duhet të ketë zero hyrje jashtë Magjistraturës”, thonë demokratët.
Së dhjeti, opozita nuk është dakort me mënyrën e zgjedhjes së pesë anëtarëve të politikës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
kta e qisin ne kte Foto ,
si me qen basha i pari venit ktu
dhe sikur karri i paska then ktij bythqimit hollandes ,
e kuptove you mister gey basha ?
sa po ti ngrj komt lart vaioni jem ,
you banda e shpalles – shpertheni ne protesta e destabilizoni shqiperine ,
dhe per ket shebrim ,ty kena me tgradu nji dite kryeminsiter si tbam ene kryetare bashkie .
hajt pra me krah tlehta
..keta jane ne vend numero..nje hap mbrapa..
Me keta tituj , Tema, vazhdon te beje trushpelarjen e shqiptareve, a thua se ata nuk dine as te degjojne, as te lexojne dhe as te arsyetojne.
Ne cilin rast Kerry dhe Mogherini thane qe Reforma ne Drejtesi te behet sic thote PS dhe sic i do bytha Fatmir Xhafes ?
Ne cilin rast thane qe Kupola e Drejtesise te emerohet vetem nga Edi Rama ?
Ne cilin rast thane qe Mund te shkarkosh dhe emerosh ke te te pelqeje dhe te bindet si dele ?
Ne cilin rast thane qe Mund te emerosh ne gjyqesor cilindo militant edhe pa e patur shkollimin perkates?
Cfare paska kerkuar te “jashteligjshme” dhe te paarsyeshme PD ?