Liderët dhe sjellja e tyre brenda dhe jashtë partisë kanë qenë temat që u diskutuan në emisionin “Zululand” të gazetarit Mustafa Nano. A duhet të jenë më të njëjtët politikanë që kanë 25 vite që po ciklohen e riciklohen me idetë se mund të sjellin ndryshimin, por që në të vërtetë nuk po bëjnë ndonjë revolucion në shoqërinë shqiptare?!
Mustafa Nano iu drejtua me një pyetje retorike të ftuarit të tij, publicistit Mark Marku: Ku i çon mushka politikanët tanë që rrinë dhe kërkojnë pushtet edhe pas 25 vitesh në politikë?!
Këtë lloj dëshire, ambicje që politikanët shfaqin, Marku e lidh me sëmundjen psiqike. Ashtu sikurse Nano edhe ai i shtron si përgjigje një tjetër pyetje: A janë normal politikanët tanë?
Dhe sipas Markut nuk janë normal, sepse politikanët duhet t’a kuptojnë që ka një cikël në politikë dhe duhet t’ia lënë vëndin njerëzve të tjerë.
“Duhet të bëjnë diçka të mirë edhe të ikin”, tha Marku.
Madje ai tha se “politikanët shpikin mosha në politikë që janë jashtë kufinjve të njerëzores”, dhe ndoshta e ka për ish- kryeministrin Sali Berisha.
Po pse politikanët që janë prodhuar në këto 25 vite nuk janë normalë. Ndoshta sipas Markut politikanët tanë “nuk pranojnë asnjë gjë, prishin shumë shpejt kontratën me individin apo qytetarin dhe kërkojnë që të na habisin me qeverisjen e tyre”.
Dhe nga gjithë ky anormalitet rrjedh edhe mungesa e demokracisë brenda partive aty ku fillon edhe komunikimi.
Shembulli i fundit ku u ndal Nano dhe Marku ishte ngjarja e Ben Blushit në Elbasan.
Publicisti Marku vuri një shenjë paralele mes historisë së Dritëro Agollit në vitit 1991 dhe rastit Blushi.
“Ajo që i ndodhi Blushit në Elbasan, është ajo që i ndodhi Dritëro Agollit në ’91, kur tha në Kongresin e Partisë së Punës: ne kemi gabuar dhe duhet të reformohemi. Besoj e mban mend se si reagoi salla? Aman, Dritëroi e mbaroi fjalën, ndërsa Blushin se lanë të fliste, u agresua, e kërcënuan dhe nuk pati ndërhyrje. Të paktën, Rama duhet të ndërhynte ta linte të fliste. Është kthim mbrapa 25 vite, është fatëkeqësi”.
Edhe Nano shprehu shqetësim për këtë rast.
“Është rasti i parë që mua më shqetëson seriozisht Rama. Më trembi mosreagimi i tij. Të paktën duhet të ndërhynte. Fakti që nuk reagoi më shqetësoi”, tha Nano.
Por Marku tha se me ngjarjen e Elbasanit u vërtetuan tezat e Blushit që s’ka demokraci në parti. “Unë e mbështes Blushin, pavarësisht se s’kam asnjë lidhje, por do doja që një si Blushi të kishte në çdo parti. Ai po thyen monopolin e kryetarit” – tha Marku duke u mbështetur edhe nga Nano i cili tha se : “Ai po kundërshtohet edhe për faktin se është më normali”.
Lëpirësit e qeverisë kishin ngarkuar me baltë Blushin, duke e konsideruar lojën e tij
si interes berishist.Të gjithë proqeveritarët duke filluar nga pashai i jugut, Kokëdhima,
i cili është fryrë me tenderë shtetërorë dhe ka uzurpuar shtetin si klient i qeverisë Rama,
por dhe të tjerë aktorë mediatikë, kanë ngritur zërin kundër Blushit.
Njerëzit e Berishës janë në varkën e Edi Ramës dhe po bëjnë batërdinë me paratë e
Shqiptareve fukarej.Sandri i Berishës ka marrë një pallat gjigand në ajkën e Tiranës,
Kokëdhimës i ka lënë në dispozicion kompaninë Albpetrol, duke e shndërruar në sheik nafte.
De facto këtu udhëheq klika Berishiste, ndërkohë që Rama me shokë bëjnë moral
antiberishizmi. Berisha, Basha, Bode e shumë të tjerë duhet të ishin në burg për
njëmijë e një të zezat që i kanë bërë shqiptarëve.
.Blushi është armik berishist sipas moralit diktatorial te krietarit piktor
Shoke edhe shoqe
Blushi na tradhetoje.
Doli jashte vijes te partisse.
Ku malukat guxon
Te matet me
Rilindasin edi rama.
Prandaj
Ta internojme per
Riedukim o ne
Kuc
PEZE
O ne pickash?
Le te zgjedhe vete bluahi
Ne Colin fshat katund do te shkoje.
Ti sekuestrohet maqina qe
I fali partita
Rrofte partita
Rrofte ED rilindasi
Poshte te gjithe ATA qe nuk Jane
Me PS
Rrofte komiteti qendror
Me ne krie partine socialiste
Cfare quani normale te Blushi ju? Qe shpif, ka mllef qe do te behet kryetar pa ide po thjesht nuk ka asnje lloj vizioni? I kemi patur me bollek mjaft me me populizmat e Blushit. Aq demokraci ka ne PS sa duke filluar nga ky qe kerkon te zere kolltukun, te tjere qe nuk kane lene gje duke3 shpifur ndaj Rames e familjes se tij, ai nuk u ka thene as gjysem fjale. Mark marku e Muc Nano, nuk keni perse te trembeni qe edi nuk foli ne Elbasan po e la Benin te shihte me sytre e tij se sa mbeshtetje merr ngaantaresia kur perdor metoda anarshiste. Nese Ben Blushi nuk arrin te respektoje veten e tij atehere mos te prese njeri ta respektoje ate. Perse gjithe ata burra e gra duhet te respektonin nje individ e ky individ te mos arrij te respektoje ate antaresi? Mos i duket vetja ndonje kalaqma qe duhet perkedhelur e nderkohe ai te hedhe shqelma. Nese e mendoni keshtu kjo nuk eshte demokraci po ushtrim shantazhi.