Biografia e parë e Enver Hoxhës në anglisht (dhe disa detaje pikante)

7 Mars 2016, 21:08Politika TEMA

Nga Marcus Tanner

Më shumë se 30 vjet pas vdekjes së tij, diktatori shqiptar Enver Hoxha, mbetet një engimë. Ai mund të mos ketë qenë njeriu i madh i letrave që mendonte se ishte, por Hoxha ishte një lexues më i mirë, më i informuar kulturalisht dhe më kozmopolitan, se cilido lider tjetër proletar në Europën Lindore.

Vështirë se mund të mendonit komunistin e Gjermanisë Lindore Walter Ulbricht të shfletonte gazetën Le Monde teksa pinte kafenë e mëngjesit, ashtu siç bënte Hoxha. Askush nuk mund të imagjinojë liderin jugosllavë Josip Tito të harxhonte aq shumë kohë në librari.

Hoxha, nga ana tjetër, posedonte një koleksion të gjerë me më shumë se 20,000 vëllime librash, të cilin e pasuronte vazhdimisht me publikimet më të fundit të ardhura nga Franca.

Materialet që ai importonte për të lexuar nuk kufizoheshin në traktatet e fryra për Marksizëm-Leninizmin. Shija e Hoxhës për librat ishte e gjerë. Ai porosiste libra mbi jetën e Papëve dhe shenjtëve të tjerë katolikë, e madje edhe libra për vampirët, çuditërisht, mes tematikave të tjera.

Sunduesi i padiskutueshëm i Shqipërisë për 41 vite kishte mjetet për të qenë lideri më i formuar i bllokut komunist.

Por, sikurse e dimë ndodhi e kundërta. Krahasuar me territorin e Hoxhës, Gjermania Lindore, Çekosllovakia, Hungaria e madje edhe Jugosllavia, u kthyen në qendra të mendimit liberal dhe shtetit ligjor.

Në këto vende, skuadra e pushkatimit rreshti së qeni mjeti për të bërë marrëveshje me kundërshtarët e politikës, sapo Stalini vdiq – dhe besimi fetar, ndonëse i persekutuar, nuk ishte i paligjshëm.

Në shumicën e këtyre vendeve, një kategori e vogël disidentësh po tolerohej gjithmonë e më tepër, për sa kohë nuk bënin shumë zhurmë.

Regjimi i bllokut lindor, të paktën që nga viti 1960, u përpoq të qetësojë qytetarët e tij, duke u ofruar një mbështetje modeste në të mira materiale, si makina, televizorë, apo  frigoriferë.

Por, kjo nuk vlente për Shqipërinë. Nga fillimi në fund, Hoxha e drejtoi Shqipërinë si një kamp pune i sigurisë së lartë, ku edhe ushqimi ishte e pakët. Harrojini makinat.

Duke qenë se shumë pak anglisht folës kuptojnë shqipen, ky njeri i mistershëm ka kaluar pa një biografi në gjuhën angleze dhe kjo është arsyeja, përse botimi i gazetarit Blendi Fevziu është kaq i mirëpritur.

Kushdo që pret një variant revizionist të karrierës së Hoxhës, duke lajkatuar krimet e tij, do të zhgënjehet. Fevziu e përshkruan Hoxhën si një psikopat paranojak, me shumë pak ose aspak tipare pendese qe – së bashku me gruan e tij intrigante dhe po aq të pakëndshme  – organizuan vdekjen e shpejtë të cilitdo që hyri në rrugën e tyre.

Në vitet e tij të fundit, shkruan Fevziu, Hoxha jetoi papritmas një jetë të vetmuar, sepse deri në atë kohë ai kishte vrarë shumë nga shokët e tij të luftës, sa që vështirë që tani të kishte dikë me të cilin të bisedonte.

Xheloz për këdo me pretendime intelektuale, diktatori i dhënë pas librave, e mbushi Byronë e tij Politike me njerëz të paarsimuar dhe pa nivel.  Ata mund të kenë qenë besnikë, pro nuk i ofronin shumë në stimulimin e bisedës.

Në kontrast me Titon,  të cilin e urrente, Hoxha  është befasues.

Tito, edhe pse një burrë jo shumë i shkolluar, i admironte intelektualët dhe artistët dhe u dha atyre një lloj lirie veprimi. Piktorëve nuk iu kërkua të tregonin as interesin më të vogël në ideologjinë komuniste, ndërsa shkrimtarëve iu lejua të shkruanin vargje “jashtë ideologjisë”, për sa kohë nuk e sulmonin sistemin në mënyrë direkte.

Hoxha, në krahun tjetër ishte në mënyr ëtë vazhdueshme i dhunshëm, vrasës dhe hakmarrës. Këtë e vërtetoi edhe kur e ëma e Nënë Terezës ishte duke vdekur në Shqipëri dhe ajo nuk u lejua t’i bënte asaj vizitën e lamtumirës, edhe pse iu lut. Shumë lehtë ai mund ta kishte lejuar, por natyrisht nuk e bëri.

Hoxha nuk ndau kurrë një qëndrim, shkruan Fevziu. Dashuria e tij e shpallur për Stalnin, ishte një mjet për t’u përdorur kundër Jugosllavisë dhe prishja e mëpasshme me Maon e Kinës ishte edhe më e pavërtetë: asnjë lider kinez nuk kishte ardhur në Tiranë dhe Hoxha nuk kishte qenë kurrë në Pekin.

Në shtëpi, ai nuk la ambjent për askënd, por vetëm për vete, gjë që shpjegon përse Shqipëria u kthye në një vend kaotik pas ikjes së tij. Ai nuk la zëra alternativë të ekzistonin, askush nuk mund të vendoste këmbën aty ku kishte shkelur ai. Nuk kishte shoqëri civile që mund të merrte përsipër përgjegjësitë e saj. Ishte thjesht një zbrazëti dhe një marrëveshje e madhe me mungesën e ligjit.

Pavarësisht papëlqyeshmërisë ndaj subjektit të tij, autori paraqet një portret të dhembsur të diktatorit në ditët e tij të fundit. Në gjendje konfuze nga një seri atakesh, ai mundej vetëm të përsëriste fjali të regjistruara në mendje më parë dhe vërtitej në vilën e tij në Tiranë duke parë lulet bashkë me nipërit dhe mbesat.

Vdekja e Hoxhës, shkruan Fevziu, shkaktoi zi. Ngjarja u deklarua “një tragjedi kombëtare” dhe pas funeralit pompoz, në vend u ngritën statujat e tij, ndërsa universiteti mori emrin e tij në nderim.

U deshën edhe 5-6 vite të tjerë, që Shqipëria të zgjohej nga kjo ëndërr e çuditshme. Eshtë një përrallë e jashtëzakonshme – se si një njeri,  kapi një vend dhe e mbajtiu atë të burgosur për një gjysmë shekulli- dhe është e treguar mirë.

23 komente në “Biografia e parë e Enver Hoxhës në anglisht (dhe disa detaje pikante)”

  1. tfgs1 says:

    mos na e nxirrni me [as foto] kete pederin islamik………….

    1. Ruada says:

      peder dhe mund te ishte por per islamik nuk ma merr mendja. Ai nuk e permend kurre te atin qe ishte hoxhe dhe nga kjo mund te kuptojme urrejtjen qe ai kishte per ate cfare i ati perfaqesonte, islamin.

      1. tfgs1 says:

        nuk i mjafonte te permendte baben hoxhe,ai vrau dhe masakroi[si ISIS] per 45vjt ………islamik 100karat.
        bab turk e nene turkeshe,cfare do te dal dobici…..!!!?? ISLAMIK!

  2. hajrie hom'ni says:

    Qyyyqja, qyyyqja o Tanner, paske lexu librin atij kok.arit?! Taksirat e ke, na co ca flete te librit knejna m’Shqipni, se na firoi letra e mythes……

    1. agnostic says:

      LOL.Qesh me lot.

    2. agnostic says:

      Qesh me lot.

  3. andi says:

    Ne Shqiperi ka ardhur Cu En Lai qe ishte numri 2 dhe ne Kine ka shkuar Ministri shqiptar i Mbrojtjes per ate kohe

    1. BOCARI says:

      CU EN LA- it i eshte bere pritje e madhe ne Parruce nga populli i Shkodres, i cili ka ecur ne kembe bashke me delegacionin kinez. Kjo gje me kujtohet mire sepse na kishin nxjerre dhe ne , kalamajte e shkollave atehere. Ishte dite me shi.

  4. Sali qelbesira says:

    Ti tgfs qeke kopil nuk ha mu…kot

  5. vedeta says:

    PEDER JE TI LEGEN qe shan nje njeri kur ai nuk egziston, sa ishte gjall te qinte ty ne byth dhe me te mirin qe i dilte perpara, pederastat e shajn sot, kush ishte burr e shante ne sy.

  6. KERKOJENI TEK VETJA says:

    IDJOTESIRAT E NJE PLEHRE SHQIPFOLESE , NJE MBETURINE E DERES SE ME TE URRYERIT ESAT PASHE TOPTANIT .

    NGA MESJETARE TE TILLE , ANTIKOMBETARE DERI NE THONJTE E KEMBEVE , NUK MUND TE PRITET GJE TJETER .

  7. BOCARI says:

    tfgs, asnjeher Shqiperise si kane munguar burrat, kur ka ardhur puna per plehera si ti. Koha do ta tregoje.

  8. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Biografia e Gjeneralin koka shku ka kaqurrelsi e koka perkthy ne anglisht?
    Oh please ?

  9. LORA says:

    U bon telef,26 vjet ,tu hudh balte ,,,,e nuk po mujtin me ia dal,soji I gjirizave te integrum ,jashte e brenda kufirit ,,,,,rezultati krejt I kundert,,,ENVER HOXHA lartesohet ne vleresimin e shqiptareve,ne shumice.
    Jane aq te trashe sa edhe ky realitet nuk ua kthjellon trute e dhjera.

  10. aleko says:

    Nr kine ka qene Mehmet shehu ,ne shqiperi erdhi Cu En Lai..

  11. Tirana says:

    E. Hoxha ka shkuar ne Kine dhe ne Shqiperi ka ardhur dy here Cu En Lai dhe te tjere nga nivele te larta te Kines se asaj kohe…Po qe se Fiziu nuk i ka vene ne vepren e tij edhe ki recencionisti i perjashtem nuku kish ku ti lexonte….vec po te shkonte ne hale te gomareve. Tung

  12. ylli says:

    Enveri ishte monster.Antishqiptar dhe antiperendimor.Megaloman qesharak,dhe hakmarres primitiv.Turp i races njerezore.Nese eleminoi armiqte nuk eshte cudi,kete pak a shume e kane bere te gjithe.Ai zhduku si familje ,shoket e armeve me te cilet ndau pushtetin 40 vjet.”Satrapi Zog” i caktoi nje pension “armikut “Noli,komunisti monster Enver jo vetem per se gjalli por as per se vdekuri nuk i linte te preheshin ne token ku linden,kundershtaret e tij.Del e shoqja e jep intervista.Flet ato pislleqe qe vetem ne kete vend lejohen,por nuk i cenohet jeta as asaj e as te bijve.Avantazhi i demokracise edhe ne kete forme jo te duhur qe eshte.Por monstra edhe mbas vrasjes se” armikut”,nuk ndalej pa shperfytyruar gjithe fisin.Adhurimi per Enverin tregon nivelin e ketij populli pa ndergjegje pa formim.Enveri eshte turpi yne kombetar,ne emer te te cilit shqiptaret urrejne njeri- tjetrin.Kush adhuron Enverin,urren vete qenien njerezore.Edhe dicka se mos harroni….keto qe ka bere Saliu,si ka bere as Enveri…….Mjerim,mjerim.

    1. Bushi says:

      O YLLO! ENVER HOXHA ISHTE NDERI KOMBIT.Ai sa qe gjalle, punoi dhe nxori popullin,gjithe shqiperine nga erresira ne drite,Per kete, ai eshte dhe ngelet njeri i nderuar,me kujtime nga me te mirat,qe populli i ndershem, nuk i harron.Ato qe shkruan ti ne komentin tende, jane mendime te nje njeriu kundershtare i Enver Hoxhes,qe ne ate kohe, kane punuar kundra asaj vije, qe te tjeret shkonte ne drejtimin e duhur..Ju dhe te tjere si ju, munde te thone e te shtojne e shpifin sa te duan per Enverin,por e verteta eshte se ai ishte nje burre shteti,nje udheheqes i famshe dhe nje trim i madhe, qe nuk u trembe asnjehere nga shantazhet e fuqive te medha.LIBRI I FEVZIUT,QE E NXINE FIGUREN E ENVER HOXHES,TREGON QE FEVZIU ESHTE JO VETEM INJORANT,POR EDHE HAKMARRES.Libri i tij duhet dhjere, dhe ta djegesh me ceremoni ne mese te qytetit. Asgje nuk eshte e vertete ne ato thurje e shthurje te tji,vecese shpifje,zmadhime,dhe nje baltosje e kote.Jane tekete tij per te shkruar,se i pelqene te marrin ca para ne promovimin e librit.Liber me skandaloz se ai nuk kame pare.Ja vlen tamam per ta çuar ne wc,per leter higjenike.

  13. sokol says:

    Cu En Lai erdhi dy here. Vec tij kane ardhur shumica e udheheqesve kineze, por Fevzua nuk mund t’i dije keto…ne ate kohe ai edukohej me dashuri per Enverin.
    Ne Kine ka shkuar Mehmet Shehu dhe shume udheheqes shqiptare te kohes. Po kjo nuk ka rendesi, kur shkruhet per Enver Hoxhen.
    Libri i Fevziut ka aq pasaktesi brenda sa nuk mund te merret si nje punim seriozEnveri ishte diktator, paranojak dhe katil, por…nuk mund te pershkruhet vetem me gjera te tilla.
    Historia e kaluar nuk ka patur vetem shtypje tiranike *asnje nuk mund ta mohoje kete), por ka patur edhe gjera te tjera si reformat ne bujqesi, aresim, shendetesi, emancipimin e gruas, zhdukjen e hasmerise e, mjaft, te tjera. Keto duhen thene dhe, me sa di une, kjo ka filluar te behet ne Muzeun Kombetar.
    E kaluara eshte historia jone dhe kush harron ate, nuk ka te ardhme.
    Fevziu kryen dertyren e tij te zeze, por Shqiperia dhe historia e saj eshte prone e popullit shqiptar.

  14. Moisi Golemi says:

    Artikull pordhe. Ka disa biografi te Enverit ne anglisht. Ky artikull eshte thjesht nje parathenie per librin e pederastit Fevzo. Dhe eshte plot me idiotesira komerciale dhe te paverteta historike.

  15. patrioti says:

    historia e shokut Enver Hoxha nuk perfaqsohet nga pacavuret e ketyre pederasteve qe dalin sot, se atehere nuk ua mbante bitha.
    historia e shokut Enver eshte e lidhur ngushte me historine me te lavdishme te kombit shqiptar qe pas vdekjes se Skenderbeut. Shoku Enver ka merita te padiskutushme per ndertimin e shqiperise se re dhe mbrojtjen e sovranitetit te vendit.Enver Hoxha nuk lind me nena.
    Lvdi vepres se ndritur e te pavdekshme te shokut Enver Hoxha

  16. demo1 says:

    E kam pare Cu En Lain te ftuar nga Enver Hoxha ne Theatrin e operas dhe baletit.Mjafton vetem kjo per te kuptuar madheshtin e Enver Hoxhes
    dhe pisllikun e qerosit qe shkruan te pa verteta per kete udheheqes.Edhe Hrushovin e kam pare ne kete theater te shoqeruar nga Enver Hoxha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje