8 marsi i legenave

8 Mars 2016, 09:29Politika TEMA
8 marsi i legenave

Foto nga Entela Resuli

Nga Enkel Demi

Është 8 mars dhe ka gjasa që në drekë mos të gjesh vend në restorante, kurse në mbrëmje jeta e natës do të njohë një shkëndijzë të re mesjave. Të nesërmen do të botohen në të gjitha portalet dhe rrjetet sociale foto të vajzave e grave që bëjnë party me djem që zhvishen ose si quhet në gjuhën e rëndomtë striptease.

Kjo është pjesa urbane e festës, ajo më e dukshmja, më e rrokshmja, më e shitura. Pjesa tjetër është Nazime Visha, e cila sërish nuk ia doli dot të përfitonte faljen më shumë se tre muaj. Janë ato zonja, të cilat i bien shatit nga mëngjesi deri në darkë, janë ato vajzat që fqinjët, të afërmit, shokët, rrëmbyesit i kanë nxjerrë të punojnë në këmbësore.

Megjithëse për 8 mars ka hare të madhe, nuk do të mungojë padyshim kreu i qeverisë mes grave dhe ai i opozitës mos gaboj me opozitaret e Korçës. Edhe kësaj rradhe gratë do të trajtohen si tufa. Janë ende të freskëta 8-at e shkuara, kur ish-kryeministri i mblidhte zonjat në Pallatin e Kongreseve dhe u fliste mbi dy orë. Ky i sotmi atëherë shpotiste, tash bën tëpkë njësoj. Kjo, sepse ne vijmë nga shoqëri tejet patriarkale, ku gruaja është konsideruar nj’ashtu si bagëtia, pjellore, qumështore dhe kafshë pune.

Në mileniumin e ri nuk ndryshon shumë historia, pavarësisht se mund të kemi tablet dhe telefonë të zgjuar nëpër duar. Gratë në gjithë botën shqiptare hanë dru si gomari në duhan, përdhunohen, sakatohen dhe shfrytëzohen në mënyrën më shtazore. Edhe viti që lamë pas, edhe ky vit që kemi nisur kanë shënuar përkeqësim të jetës së gruas në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, kudo ku jetojnë burrat e shqipes. Rrihen nënat, motrat, të dashurat, gratë. Vriten për një fjalë goje dhe nuk i dhimbsen kujt, veç për 8 mars ca syresh i lënë të gëzojnë.

Shqiptarët janë kombi më frikacak në rruzull, përderisa e kanë normë morale të zhdëpin femrën. Një njeri që i gafurret më të dobëtit nuk është tjetër veçse një legen dhe këtë racë e kemi të shpeshtë në kronika lajmesh apo fotot që dalin nga gjykatat.

Kur Adami e ha mollën e ndalume në Kopshtin e Edenit, fajëson vetë Zotin, tek i thotë: “Gruaja që ti më vure pranë më dha nga pema dhe unë e hëngra.”

Dhe shqiptarët e kanë kuptuar fort bukur, i mbysin gratë, sepse ato e kanë fajin për frutin e Zanafillës.

11 komente në “8 marsi i legenave”

  1. Beobachter says:

    TMERR !!! Nje hartim per klasen e katert fillore .
    Pervec ksaj dhe me plot gabime gjuhesore…
    Ja kjo eshte Gazetaria jon e niveli i saj…

    Ke ndonje kundershtim Z.DEMI ?????!!!???

    Botojeni , mos kini frik !!!

    1. rambo says:

      Kjo eshte EGO-ja e semure e mashkullit shqiptar. Plage narciziste qe nuk mund te ngeli pa pergjigje duke sulmuar gazetarin, gjuhen e tij, nivelin etj etj. Karakter i semure qe pasqyron drejtimin ku po shkon shoqeria jone. Mjere vajzat, grate, motrat dhe nenat tona.

    2. Sabriu says:

      ti shiko gabimet e tua drejtshkrimore, vendos ndonje “e” ne fund te fjaleve se nuk te ben keq.

  2. qytetari B says:

    Si duket ty Enkel te ka vene gruaja poshte me kohe dhe kete mundohesh te na e quash emncipim! E mohon dot se gruaja eshte qumeshtore dhe pjellore? Po te pjellesh ti une do te besoj, prandaj shkruaj me mire e me mend ato qe shkruan, megjithese çfare ke ne kungullin mbi supe ate do thuash. Shyqyr qe e paske aty e s’e ke ne ndonje vend tjeter si shume te tjere!

    1. rambo says:

      Mjere ne ku po shkojme me panxhare te mirefillte si bashkekombas. Lexoni me kujdes cfare shkruan ky me siper. Identike me doktrinat islamike extremiste. Ne rast se gruaja ka te drejte te jape mendimin e saj “te ka vene gruaja poshte”. Kjo beteja se kush ve poshte ke ka nxjerre siper ca kokepalare me mjekra dhe cintjane qe po e kthejne kete komb ne shekullin VII.

  3. A.GRAMSH says:

    Bravo,edhe pse ka idjote qe per fatin e keq eshte shumica qe jane ‘qorruar’25 vjet e nuk e shohin tragjedine migjerniane te ketij vendi e populli e kryesisht te femres e femijeve por shikojne gabimet ortografike!
    Sot kryetari i nje qUrravije pa shtet pa pushtete as legjislativ as gjyqesor e ska si te kete ekzekutiv kur mungon ‘pushteti i katert’-INFORMACIONI,mbasi luajti nuse dajash me Pandi bythket pe Koròe apo 14 vjeç dhenderr e me Benin,djalken e Kiòos po pe Korçe qe nuk arrin te eci vete me idjotesine qe karakterizon kete politike axhami e antishqipetare deklaroi:’Kemi sjelle shume gra ne parlament’!!
    Sikur parlamenti te ish BORDELLO me pronar Berishen si Ali Pashai dhe ‘eunuket’ Rama.Pandi apo Beni pe Blushi i sjellin virgjereshat plaka Dodat,Dudet,Dadot,Dodat e tere Monika kryezezat apo Topalleshat e ‘LESHITè’.KETA ANTISHQIPETARE INJORANTE NUK ARRIJNE TE KUPTOJNE SE NJE VEND NUK E ZHVILLOJNE ORGANET GJENITALE APO SEKSI POR TRURI QE PER FATIN E KEQ TEK NE 25 VJET NA MUNGON E SKA ASNJE RENDESI RAPORTI FEMER MASHKULL SE PARLAMENTI I POPULLIT NUK ESHTE AGJENSI MARTESASH!

  4. nji kafe me pak te lutem says:

    O ENKEL thellohu pak, dashurin e nenes mos e ngaterro me keqkuptimet qe ka njerzimi ne çift mos shaj ter burrat e ksaj bote se gjoja dikush ka goditur gruan, kafsh qe te arrij sa te godasi me dor pa shkak nuk ka,nenat jan me te mirat ne bot por ato qe ishin si nenat tona dikur qe rropateshin ter diten e perendis dhe nuk kerkonin shperblim,por ka ca nona sot si xhozefina topalli e ca andej nga PDja qe ti i njef mir qe burrin me te fort ose me te pacipin e bejn me turp,epra kto qe thash mos mi perziej mua me kte plaken e gjor se tregohesh i pa shpirt dhe ofendon nenat e verteta si kto, ato nena moderne qe njef ti ENGEL luajn pe pallen e burrafe ne dark neper salla striptizmi epra ato jo dru se ate e kan pak po ato lloj nenash dun hurin ne byth mer çun mos ngaterro miellin me krunden, burrat mos i ofendo kot se ai qe vret apo detyrohet te rra ka nje arsye kjo tregon qe per hallin qe kan kjo kategori njerzish arsyes i ka ardhur fundi ose gabimi gruas esht aq madhor sa nuk ka vend per arsye mos i fut historit me nje thes se nuk ka burr ne globin ton qe te mos ket patur qoft dhe nje her te vetme konflikt me gruan,Perveç TEJE SE TI KE NJE GRUA TE URT SI QINGJ DHE TE KUPTON PA HAPUR GOJEN PO NJERZIT NUK KAN TE NJEJTIN FAT NE KTE BOT?GEZUAR FESTEN TE GJITHA NENAVE SHQIPTARE I UROJ NGA ZEMRA SIDOMOS NENAT SI KJO NE FOTOGRAFI QE I UROJ ME TER FORCEN E ZEMRES. edhe ne burrat sado qe nuk ka fest per ne meritojm rrespektin e ksaj bote keshtu mendoj un.

  5. tani says:

    na hapi barkun me perdellime. ky ska pik talenti per kto pune

  6. aleko says:

    Po burrat nuk gabojne fare o Nje kafe pak te lutem”kush burrat jane me te mire ,?hs ha.kush i josh e shtyn madje dhe i detyron femrat ne rrugen e prostitucionit ,nuk jane burrat??A zbehemi ne o jo akoma jemi burra zemani ne o zotri..

  7. bimbashi says:

    Cdo fjale e vertete dhe me vlere…por kujt ia thua. Meshkujt shqiptare akoma nuk e njohin femren ashtu sic duhet, akoma e gjykojne si vegel pune, ne vend te qenies qe mund tu jape atyre dashuri dhe qetesi.
    Gjykimi ndaj femres eshte shpjegimi me i mire per ekzistencen tone ne fund te te gjitheve, si nga ana shoqerore ashtu dhe nga ana ekonomike.

  8. nji kafe me pak te lutem says:

    ALEKO e para punes jo te ter burrat meren me prostitucion dhe bejn kto qe thua ti,nuk kam dal ne mbrojti te kriminelve dhe rrugaçve por te atyre burrave korrekt dhe hallexhi, se çben ti ne jeten tende nuk te gjykoj se nuk te njoh,por ktej shohim dhe femra prostituta pa tutor perpara ankoheshin por ka shum po shum dhe ne Tiran femra qe çoç hiqen qe pa i detyruar njeri bejn prostitucion klasi per te ber jet lluksi dhe ktu burrat e kan fain,nuk jam kurr i mendimit qe ne burrat jemi pa faj po dhe bark nuk duhet te dalim dhe xhdo gje tja vem dhe vetes siç ben zotrote, fajet sot jan njesoj se dhe te drejtat jan barazim nese ti do ti besh qefin gruas me kto qe thua si ai fshatari tek filmi 14 vjeç dhender qe thosh per veten e çjam un nje cop gdhe eshte pun tjeter,por ne komentin me siper kurr nuk kam shar femrat por thash qe ne kemi te drejta se jo te ter rrahin grat dhe i mbajn varur siç thot ENKEL DEMI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje