Pak para nisjes të takimit në Elbasan për anëtarësimet e reja në PS, kryeministri Edi Rama i ka dhënë dorën deputetit Ben Blushi, për t’i dhënë mesazhin sallës që kundërshtoi prezencën e socialistit, se ky takim nuk kishte në thelm betejën mes dy njerëzve. Këtë detaj e rrëfeu në emisionion “45 Minuta” në Report TV, kreu i Komisionit të Ekonomisë, deputeti socialist Erion Braçe.
Çfarë po ndodh në PS?
Asgjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë. Është normalitet në PS të ketë debat dhe tone të ngritura dhe çdo gjë të zgjidhet qetësisht në fund fare.
Ishte normale sjellja ndaj deputetit Blushi në Elbasan?
Kam dëgjuar shumë versione për të. Kam lënë seancën e Kuvendit për ta ndjekur live atë që ndodhi në Elbasan. Pastaj kam dëgjuar versionin e deputetit Blushi pas aktivitetit, kam dëgjuar edhe sqarimet dje në grupin parlamentar në PS nga kolegët. Kam marrë dhe informacion nga kolegët deputetë në komisionin tim. Ashtu si cilido tjetër prezent në atë ambiente publik edhe unë do preferoja të dëgjohesha, të pyetesha e të debatoja me cilindo që mendon ndryshe nga ne, në një sallë jo fort komode për shkak të madhësisë së saj dhe prezencës shumë të madhe në sallë. Për ne që jemi ofiqarë në PS kur dalim të flasim para një turme duhet të mendojmë së pari për ata, jo për veten dhe ambicien tonë, që do të thotë para asaj salle shumica jonë do të japë llogari, të jetë e përulur, jo agresive.
Këtu fut edhe Blushin?
Pa diskutim, kur fus veten time nuk llogaris asnjë njeri.
Kur flet para saj salle duhet të kesh në radhë të parë hallet e atyre njerëzve dhe në fund fare duhet të mendosh për ambicien tënde apo interesat e tu. Është i papranueshëm një reagim i tillë,që mos të lejohet tjetri të thotë mendimin e tij, ashtu siç është e papranueshme që nga fuqia që më jep mikrofoni të sulmoj cilindo në atë sallë dhe të hakmerrem për sjelljen e tjetrit përmes mikrofonit. Na takon ne ofiqarëve të jemi të përulur ndaj atyre që na sollën në pushtet.
Unë dje mësova që deputeti Blushi ka hyrë vetëm në sallë dhe të tjerët kanë qëndruar jashtë për të pritur kryeministrin, zëvendëskryeministrin e pjesëmarrësit e tjerë. Kryetari i PS-së me të mësuar këtë fakt ka hyrë brenda i ka dhënë dorën në prezencë të të gjithëve për t’i dhënë mesazh gjithë sallës. Që para se të hynin kryeministri e të ftuarit në sallë, të pranishmit e kishin dhënë reagimin e tyre ndaj Blushit. Rama i dha dorën për të dhënë mesazhin që nuk kemi ardhur me mesazhin për betejë mes dy njerëzve. Duhet të kuptojmë që ka një specifikë të atij deputeti me atë komunitet atje, e që përgjegjësia duhet parë tek deputeti. Ashtu siç Balla i ka kërkuar gjithë sallës ta dëgjojnë me vëmendje. Është prishur gjithë axhenda e takimit, i është dhënë fjala zotit Blushi, është çuar zoti Balla dhe ka nxjerrë 2-3 persona jashtë nga salla. Më tej pati shkëmbim agresiv opinionesh brenda sallës ku zhvillohej takimi, në Pallatin e Sportit. PS duhet të forcojë më tej kulturën e të dëgjuarit, të forcojmë brenda vetes kulturën e respektit brend anëtarëve të PS pavarësisht çfarë ai mendon.
Nuk mund të bëhet fjalë për lincim në dritën e atyre gjërave që unë kam mësuar për ngjarjen në Elbasan. Unë jam një nga deputetët që çdo javë jam në zonën time elektorale, nuk ka rast ku unë të jem atje dhe të mos has kundërshtinë e cilitdo socialisti ose jo në zonën time elektorale, kanë halle të jashtëzakonshme. Unë shkoj për çdo javë, mendo të shkoja në dy vjet.
Edhe në mbledhjen e grupit tonet ishin të ashpra…
Tonet kanë qenë të larta por jo të ashpra dhe gjithçka nisi duke u tensionuar vetëm në një pikë në akuzën e Blushit përkundrejt grupit parlamentar të PS, në mënyrë të përsëritur, akuza për fat të keq në një linjë. Ai tha se grupi i PS është i mbushur me kriminelë, në mënyrë të përsëritur për mua fyese. Blushi foli për një grup parlamentar ku ka më shumë pistoleta se sa diploma, ku më shumë dihet të përdoret pistoleta sesa të lexohen libra. Këto tensionuan situatën brenda PS. Është e disata herë ku ne nuk diskutojmë normalisht, se tonet e zotit Blushi kanë qenë tejet agresive dhe jashtë etike. Ngjarja në media është kufizuar vetëm mes Blushit dhe kryetarit Rama, por reagime nga deputetët pati shumë, ka reaguar zonja Kodheli që u sulmua në mënyrë të habitshme nga grupi parlamentar.
Blushit ju kërkua të identifikonte kriminelët mes nesh, dikujtve i tha se kam me ju, se kam me ty…në momentin që sulmon një grup parlamentar të tërë, natyrisht që edhe unë ndihem i prekur. Dhe të konsumohet më shumë se gjysmë ore për t’i treguar këta element kriminal dhe të marr si përgjigje pyetjen “pse votuat në parlament një ligj për dekriminalizimin?” kjo ishte e tepërt.
Deputetë të tjerë janë përjashtuar…
Në parlamentin e Shqipërisë kam parë edhe me shkollë edhe pa shkollë, edhe profesor edhe studentë. Nuk kam parë kurrë që një grup parlamentar të ketë pasur standardin e mbajtjes së qëndrimit kundrejt çdo deputeti që shkel ligjin. Në atë grupin tjetër parlamentar ka pasur njerëz që kanë qëlluar njerëz dhe kurrë në atë parlament nuk është mbajtur qëndrim.
Është vendosur ky standard, që në rastin që një deputet përfshihet në një konflikt të armatosur përjashtohet nga grupi, por kjo nuk e bën grupin më të kriminalizuar, përkundrazi. Kur ka ndodhur në një grup tjetër parlamentar kjo në historinë 25-vjeçare të Kuvendit, ku partia të ketë mbajtur qëndrim kundrejt deputetit që është përfshirë në shkelje të ligjit.
Koco Kokëdhima, perplasja me kryebashkiakun Veliaj…
E vërtetë që zoti Ndreu e ka ngritur si shqetësim, e diskutuam paraprakisht para mbledhjes, për shkak se ashtu erdhën rrethanat ishte zoti Ndreu që mori guximin e foli. Rasti ishte skandaloz që cënon shumë rëndë interesin publik. Nëse Ndreun ngriti këtë shqetësim unë i shtoj dhe predispozitën e institucioneve, përfshi policinë, prokurorinë për ta hetuar këtë rast deri në fund. Nuk ka qenë një marrëdhënie spontane, dhe nuk kanë qenë rastësisht pensionist, një drejtor që për të rritur performancën e ndërmarrjes, të lejojë, urdhërojë apo tolerojë mbifaturim. Prandaj kam kërkuar impenjimin e të gjitha institucioneve për ta hetuar këtë rast, nuk mund të kalojë vetëm me shkarkimin e një drejtori. Duhet hetuar çdo praktikë abuzive që të mos përsëritet më ky rast i mbifaturimit. Në mënyrë të padrejtë nga faqet e një gazete sulmohet kryetari i bashkisë së Tiranës, për një gjë që e ka bërë vërtet drejt dhe duhet ta kishte bërë më herët, se sinjale ka pasur dhe më herët për mënyrën e drejtimit të ndërmarrjes së Ujësjellësit. Nëse deputeti është përfshirë në këtë histori kjo është akoma më e papranueshme.
Por ai është pronar i gazetës…është i orkestruar nga zoti Kokëdhima..
Më duhen prova për këtë gjë, por e quaj të papranueshme edh e sikur deputeti të mos ketë dorë në politikën editoriale të gazetës. Një njeri që ka vëmendje mbi çdo aktivitet të tij natyrisht që nuk duhej ti shpëtonte ky rast.
Do të mundohet ta shuajë njeri këtë konflikt Kokëdhima-Veliaj?
As duhet të ketë konflikt fare. Kryetari i bashkisë është në detyrën e tij. E quaj të papranueshme që deputeti për raste politike të njëanshme…S’është rasti i vetëm, zoti Vasili apo Idrizi apo cilido i apasionuar pas sportit, është e padrejtë në kurriz të taksave të qytetarëve. Reagimi ndaj një institucioni që përpiqet në përputhje me ligjin, s’mund të sulmohet nga pozita individuale që nuk plotësojnë interesat e qytetarëve.
Ju vjen keq për etiketimet ndaj Koço Kokëdhimës “superdeputeti”, “beu i jugut”?
Realisht më vjen keq dhe ja kam thënë vetë zotit Kokëdhima, unë nuk e shoh si “superdeputet”, unë jam kryetar i Komisionit të Ekonomisë, dhe ai aty si anëtar nuk vjen asnjëherë. Ashtu siç në sallën e kuvendit për fat të mirë, komisioni i Ekonomisë ka mbajtur 70 % të debateve në kuvend, për fat të keq Kokëdhima ka mbajtur, ose pak, ose fare fjalë. Unë nuk e shoh si superdeputet duke ndarë këto dy të vërteta për punën në Kuvendin e Shqipërisë. Të harxhosh kohë aq shumë për individë mua më duket e tepërta, se përtej tyre ka jetë në PS dhe sfidoj këdo tjetër. Proces riorganizimi në PS si këtë herë nuk është bërë kurrë në PS. Ka pasur një proces analize në çdo organizatë partie.
Ju mungon vetëm një garë, ajo për kryetarin e PS..
Garë do të kishte nëse do të kishte kandidat. E kam thënë që kjo parti nuk e ka luksin që në vitin vendimtar për reformat, të qeverisjes së saj, të ketë luksin të lë qeverisjen për të përmbushur ambicien e dikujt që nuk thotë dua të jem kryetar i partisë po dua të jem kryeministër, t’i kërkosh sot kryetarit të PS të lërë qeverisjen dhe të shpërndahet lartë e poshtë nëpër Shqipëri. Kryetari i PS përditë ka një axhendë në funksion të qeverisjes së vendit. Nuk ka delegat partie që të jetë zgjedhur duke u pyetur je me Edi Ramën apo jo, kanë zgjedhur si kanë dashur anëtarët e PS-së.
Në 19 mars do të ketë garë nëse vendoset në Kongres?
Nëse kongresi do të vendosë nëse duhet të ketë garë mes kandidatëve do të ketë, nëse do të thotë që do jetë me votë të fshehtë do të ndodhë kjo gjë.
Brace, turp per ty.
I dha doren?! Per ta telendisur me kamikazet e Balles me pas?!
Kujdes se ndonjehere do te fluturoje ndonje gote kokes.
Sa do fshhihni slizofereninece Rames?!nje vit dy ,tre?
Prite kur te rrahi ndonje diplomat ne te ardhmen.
O brace po sa te pacipe qe jeni more deridimen! Bythlepiresa te pshtire! Ske faj ti se ne zgjedhjet e fundit ishe ne fije te perit e rama te la varrur deri ne minuten e fundit duke te poshteruar per te te vene apo jo deputet! Apo e harrove! Me siguri jo ndaj i lepihesh rames me keq se ai plehra i librazhdit! Te vjen ndot nga sjelljete tilla nga njerwz si ju qe skeni kuptuar ende se ceshte demokracia! Hajd mos e ruaj se si ruaj qethur do dilni ne zgjedhjet e tjera! Dijeni se jeni pa dinjitet!
Bravo erjon
Te na rroje partia
Edi dhe komiteti qendror.
Armiku blushi duhet larguar
NGA partita e ta cojme
Te punoje ne fshatin e tij.
Ti heqim pashaportizimin NGA Tirana.
Partita tone nashti eshte me e forte se kurre.
Me edi ramen edhe partia socialiste
Eshte Zgjatur shume.
Blushi duhet te demaskohet
Jo vetem si armik i partise
Por edhe si reaksionar ne sherbim
Te armikut te jashtem
E atij te brenshem.
Te rroje partita
E edi rama
Poshte ATA qe nuk Jane
Me partine socialiste
Blushi nuk kishte deshire
Te rilinde
Prandaj lereni te vdes
Foli konja e Rames.
shife ku ka mbetur PS ,qe te mbrohet nga BRACE dhe BALLA..
shum shum posht ka ren…ka njerez si MAJKO,ULQINI etj etj ,qe jan njerez me kontribute ne PS..jo ky qe kur ishte shoku FATOS ne PS rrinte dhe hapte deren kur hynin njerez
RROFT PARTIA dhe TE NA RROJ UNITETI
Shoh qe nje pjese e rendesishme e socialisteve kundershtojne zgjedhjet per kryetar. Ne fakt menjehere pas fitores ne zgjedhje do ishte nje akt formal po kjo nuk do te thote qe te shkelesh rregullat e vendosura ne statut.Ato duhet te ishin bere dhe me pas duke pare qe ishte formale ,pasi jo atehere po dhe tani Edi do rizgjidhet kryetar,mund te beheshin ndryshimet perkatese qe ti shmangen ketij formalizmi.Te mos e zbatosh kete rregull se ty te duket formale te con ne anarshi,pasi neser do duket dhe ndonje rregull tjeter formal dhe nuk e zbaton.Ndryshimi i statutit para se te zbatosh kete rregull eshte nosens. Persa i perket pikave qe gre Blushi nuk shoh njeri te kundershtoje,por dalin dhe flasin per personin ose thone qe ndjek vijen e shqupit.Keto nuk jane argumente ,perkundrazi ata qe i flasin duken si servile te shemtuar.Duke qene nje perkrahes i forte i ndryshimit me pelqen pika e ndryshimit te vazhdueshem te kryetarit.Kjo do ulte masen e servilizmit dhe do conte shume me perpara shoqerine.Semundja me e madhe e jona eshte ngjitja me mish e me thonj pas karrikes dhe qe mos na iki nga duart nuk mendojme per zhvillimin ,po si te mbledhim rreth vehtes ata qe na mbeshtesin per te mbajtur fort ate.Shoh kryetaret e gjithe partive prej 25 vitesh qe nuk e leshojne ate vend.I vetmi qe ka dhen nje mesazh pozitiv ne kete drejtim ka qene Fatosi,pavaresisht gabimeve te veta.Uroj qe socialistet me mendje te kthjellet dhe pa pasion te gjykojne drejt ne kongres.Partia sociliste ka treguar qe eshte me qytetare,pasi ne gjrin e vet ka njerez te afte dhe te aftet jane dhe me personalitet.Po te aprovohen pikat qe ngre Blushi partia socialiste do jete e pa thyeshme dhe do mledhi rreth vehtes personalitete dhe intelektual qe sot rrine larg politikes.
chihuahua…deputet i Divjakes dhe Karavastase…aty ku CDO gje ndodh nendakordesine e tij…pervec pelikaneve kacurrel qe vitin tjeter do u duhet te ikin!
Mblidhni ca leke ju te “Rilindjes”,, I blini nje brisk te rruhet edhe nje pal syze te mira ketij se duket sikur ka ikur nga cmendia.
Bravo Brace! Puna eshte se ne, mbeshtetesve tuaj na e keni sjelle ne maje te hundes me keto rrugacerira. Rama eshte kryetar partie dhe sido qe te jete duhet te respektohet, e jo ti ngjitet nga pas ky zagar edhe kur shkon ne WC e ta shaje pse e beri shurren keshtu e jo ashtu. C’pune kishte Blushi ne Korce ne kohen kur Rama shkonte atje per tjeter problem? Po ne Elbasan, nderkohe qe Blushi e di qe i ka acaruar kaq shume votuesit e tij, sa ata jane gati ta peshtyjne ne surrat. Blushi eshte vetem nje provokator e karjerist i peshtire qe i do treguar vendi, pasi votuesit socialist kane te tjera pretendime ndaj PS, e nuk i plasi kujt ne u plotesua egua e ketij klyshi, apo jo.
Ik braçe
Komentuesi Kole…do jesh njeri nga Balot e Qazos..qe lepin atje ku pshurr ai…Zvararnike te neveritshme