Deputeti Koco Kokdhima ka pranuar publikisht se ka shkelur ligjin për konfliktin e interest dhe duhet ti hiqet mandate I deputetit.
Në emisionin Opinion” I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me disa kontrata të nënshkruara nga disa institucione shtetërore shqiptare dhe kompania Abisnet, që Koço Kokëdhima drejtonte, deputeti socialist është përgjigjur: “Unë jam zgjedhur deputet në datën 2 gusht, ora 18:00, ndërkohë që kontrata e komunës Rrushbull me kompaninë time është lidhur në këtë datë, por brenda orarit zyrtar , pra disa orë para se unë të bëhesha deputet.” Madje, Kokëdhima ka shtuar se kjo ka qenë një komunë demokrate, e Saliut sikurse e ka cilësuar ai.
Por pikërisht tek kjo datë qëndron dhe shkelja e ligjit. Deputetit Ilir Beqja ju hoq mandati, pasi kishte firmosur kontratën disa muaj para se të bënte betimin si deputet, duke e konsideruar ashtu sic e quan Kokdhima tani se deputeti e fillon mandatin kur bën betimin., Por Gjykata Kushtetuese në rastin e Beqes, vendosi që deputetit I fillon mandate ditën që e shpall KQZ fitues në lista.
Kokdhima është shpallur deputet nga KQZ dhe kontrata e Gushtit I heq atij automatikisht mandatin e deputetit sipas precedentit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese për rastin Beqja. Beqja ka menduar se do te quhej deputet kur te merrte mandatin dhe meqe PS kishte bojkotuar Kuvendin, ai kishte firmosur Kontraten. Kjo i humbi mandatin. Deputet I rradhës i Qarkut Vlorës është Eduard Leka, ish kryetar I Partisë Socialiste Vlorë.
O Mero!
E di qe,Koco Kokedhimen,e ke hale ne sy dhe vazhdimisht i referohesh atij,sikurse Saliu e pazvanet e tij,cdo gje e lidhin me emrin e Edi Rames.
Jam duke e ndjekur emisionin direkt dhe deklarate e Kocos eshte e tille:”…Jam shpallur deputet nga KQZ ne oren 16 te dates 2 Gusht 2013…”.Ne rastin e ish deputetit Ilir Beqja nuk eshte e njejta gje.Ilir Beqja ishte shpallur deputet prej KQZ-se,por per shkak te bojkotit prej PS-se nuk ishte bere betimi dhe ai nuk e konsideronte vehten deputet dhe kishte firmosur kontrata.
Mesoje se Iliri ishte deputet i shpallur kur neneshkruante kontrata,ndersa Kocua kish neneshkruar pa u shpallur akoma deputet.
Kaq sa per korrektese,ndersa fjalen e fundit e ka Gjykata Kushtetuese…
Une e pash intervisten te Fevziu, dhe Kokdhima NUK e pranoi amusement, duke e komentuar se orari qe ishte firmosur kontrata me komunen ishte me i hershem nga orari i marrjes se mandatit si deputet. Fevziu (si i paafte qe eshte) u perpoq te sabotonte cdo mendim, deklarate apo opinion te Kokedhimes, duke i nderprere fjalen dhe duke mos e lene qe te shprehej, por ne fund te emisionit Kokdhima u shfaq mjaft i kthjellet ne mendimet e veta, mjaft i pergjegjshem ne korrektesine e respektimit te ligjit, dhe shume i duruar me paaftesine dhe ligesine e Fevziut.
Me qe ka shkelur ligjin, duhet te pergjigjet ligjerisht. Derisa s’ka asnje gjyq ne adrese te tij, kushdo e kupton qe nuk e ka shkelur ligjin, por e ka dhier teresisht ne dhjegtra veprime mafioze te tij. Fatkeqesisht keta jane politikanet bandite qe na perfaqesojne ne kete mut parlamenti i cili eshte me i ndyri qe kemi patur gjate gjithe shekullit. Dhe per kete s’mund te fajesohen votuesit, por partite me kandidaturat mafioze qe ruajne nen menge.