Paraditen e kësaj të mërkure është Asambleja e Partisë Socialiste, në prag të Kongresit që do të mbahet më vonë gjatë marsit.
Në fjalën e tij, kryetari Edi Rama ka deklaruar se, PS ka arritur rezultate të konsiderueshme në këto vite qeverisje, por në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ajo, sipas tij, duhet të marrë pjesë tërësisht e reformuar.
“Në këto 30 muaj kemi bërë shumë për gjeneratën e sotme dhe gjeneratën pasardhëse. Por për zgjedhjet e 2017-s na duhet një Parti Socialiste e reformuar dhe e transformuar rrënjësisht në përbërjen sociale”, ka thënë Rama.
Ai është shprehur se, PS është e vetmja forcë udhëheqëse e këtij vendi dhe reformat e ndërmarra prej saj i kanë hapur Shqipërisë një rrugë të re.
“Por disa parti dhe grupe interesi ilegjitime po mundohen të pengojnë me çdo mënyrë këtë rrugë të re. Por ne do vijojmë reformat për Shqipërinë duke e transformuar Partinë Socialiste dhe dinamikën e saj të veprimit”, ka thënë Rama.
Në këtë drejtim, shefi i qeverisë ka nënvizuar se, do të punohet më shumë për një angazhim më të madh dhe më harmonik mes deputetëve dhe të zgjedhurve vendorë, për një lexim më të mirë të problemeve të territorit dhe një monitorim më cilësor të tij.
“Kemi arritur rezultate inkurajuese që nuk tregojnë se sa shumë është bërë në këto aspekte, por që përbëjnë një shtysë për ta çuar përpara frymën e nisur”, ka shtuar Rama.
Kryetari i PS i është përgjigjur edhe Ben Blushit, për akuzat e tij se ka kriminalizuar partinë. Rama është shprehur, se të gjitha këto janë mllefe të atyre që i ka quajtur “përgojues” në radhët e PS. Duke mos iu drejtuar direkt deputetit të tij, ai ka theksuar se, “askush nuk mund të më tregojë mua parimet demokratike”.
“Na akuzojnë se sollëm kriminelë në Parlament, por ne sollëm më shumë gra në Parlament. Këto akuza janë shpifje të pafundme ndaj çdo pune, çdo reforme dhe çdo vendimmarrjeje. Keqardhje për ata që mllefin e kanë më të madh se turpin dhe gjuhën më të gjatë se shikimin”, ka thënë Rama.
Ai është shprehur i vetëdijshëm se, “s’ka shans të mos na baltosin po shkuam drejt një dere që hap një rrugë të re”. “Por të mos merremi më me ta dhe le ta bëjmë karvanin të ecë më shpejt përpara. Askush nuk ka tagrin të më bëjë mua moralin e vlerave demokratike”, ka thënë Rama duke iu referuar akuzave të Blushit.
“Në këtë mjedisin tonë dëgjohesh dhe gjykohesh me durim si në asnjë organizatë tjetër. Në këtë mjedisin tonë ka edhe gjykatë, ka edhe mosmarrëveshje, por pastaj na vjen keq që ndodhin. Na vijnë vërshëllima nga stoli i rezervave, që natyrisht është diçka e pasjellshme. Më mirë të mos kishte ndodhur, por asnjë nga këto nuk e bën më të vogël vlerën e punës së madhe të qeverisë sonë”, ka shtuar Rama.
Akoma krahasimin e ben me “karvan” o zoti Rama! Modernizohu pakez !
Sqarim: Karvani eshte nje bashkesi kafshesh per ngarkese, zakonisht gomere e mushka, po tek tuk edhe ndonje kale barre, qe ecin te bindur e te perulur (per nje dore bar) njeri pas tjetrit, qe po te duan te dalin nga rradha i kamxhikon rende karvanxhiu. Te karvani i Rames e veçanta eshte se e shkelmojne edhe gomeret e karvanit per ti bere qejfin karvanxhiut “demokratik”.
PIRDH PILL E RAME SE LIROHET-
Shefi I qeverise? Po te kishte pak edukate ky qe ka shkruajtur lajmin do ta quante kryeministri dhe jo banalisht “shefi”. Imagjino “government chief” ne vend te “primeminister”. Kerkojne te bejne interesantin dhe nuk e kuptojne se ofendojne.
Po shef e kane keta te gazetes! Keshtu degjojne qe i dtejtohet kryeredaktori ose pronari edhe gazetaret te njejtne gje perserisin
I sakte komenti i Konstandinit, do shtoja se stoli i rezervave ka furnizuar ata qe jane ne loje , dhe… a ke gje per te thene se perse nuk bete zgjedhje por i rate nga Kina dhe nga Anglia dhe ndryshuat statutin? Kaq ka kerkuar Blushi dhe ti hidhesh dege me dege si Shvejku
sollem me shume gra thote rama.po per kete te themi bravo.po te themi pse solle kriminel..nuk eshte e njevlefshme e nuk thjeshtezohen..sme tregon dot njeri vlerat demokratike…tregohen duke respektuar rregullat e duke qene te gjithe te barabart si para ligjit,si brenda partise..nejse brenda partise je plot me tifoz e ty te japin gjithmon te drejte.kujdes ne zgjedhjet e ardhshme e mos u habit te te kap likja per koqesh e te mari kryeministrin se 20% te vajti kesaj here..politika eshte kurve e ju jeni kurvar(gjithe politikanet).sjeni as te beses e as te fjales.jeni mashtrusa e skeni ideale.ideali per ju eshte karrigja.menduam se ishe antikonformist,se ishe ndryshe se ishe kunder rrymes,por ishte iluzion..ti vashdo e folu masave se ato te degjojne..si dikur salen
Kur lexon Ramen me vijne kujtimet e Enverit QE ME DEMAGOGJINE E TIJ E LA SHQIPERINE 100VJET MBRAPA . DELIRI I MADHESHTISE NUK TE JEP FITORE .
Ky huri i gjat nuk do njerez intelektual dhe me te lecitur se vet ai.PS eshte e nderuar me Ben Blushin .Ti do Koqet dhe Ballet me ceret e tu qe i ke si zare.Nuk kuptoje perse nuk flasin “Senatoret ” tani sa nuk eshte von,se po i cimentua Ai do te behet beton 500 dhe juve do te thyeni koken dhe do ndiheni te turperuar tere jeten!!!
Ky nuk eshte vetem demagog po dhe hajdut ka tre vjet qe na vjedh dhe na ban projekte pa transparence sikur ti kishte leket e veta. Leri mor gjatosh shprehjet se nuk po luan teater ke Culi ! po luane me jeten e njerezve real show dhe nuk duhen shprehje si keto qe thua po duhet te vihet pika mbi i. Ti ve pika mbi gjithe germat e alfabetit pa pika vetem kur vjen puna ke i e dhjet punen. O njerez po nuk e hoqi Ps kete shqiperia iku fare fare per lesh. Pastaj pergatituni per Musolinin Shqiptar te shekullit te 21. Ne qenkemi me 100 vjet te sfazuar nga europa dhe nuk po e kapim dot veten megjithese njerezit rrojne me pak se 100 vjet.
Ky ka humb kontakt me realitetin se nuk shpjegohet ndryshe.
Rama dha zgjidhjen…referendum!!!….rama kundër ramës.
Në fakt disa pyetje i kam për kryetarin (pa mandat, siç e pranoi edhe vete).
Pse partia ka kohe për referendum për fatin e tij dhe nuk ka kohë për zgjedhje, siç e parashikojnë rregullat?
Po nëse ne socialistët vendosim që kryetari duhet të zgjidhet me votim (siç kemi bërë gjithë këto vjet ne socialistët shqiptarë) dhe jo me rikonfirmim (siç bëjnë anglezët!?!?!?!), atëherë do shkojmë prapë në zgjedhje për kryetarin??? Po me punët e qeverisë dhe hallet e popullit s’do merret Kryetari pastaj???.
Pyetja e referendumit si ishte, a të vazhdoj unë të jem Kryetar? Po ky a e pranoi vetë ky nuk është marrë me punët e partisë dhe që statuti është shkelur dhe si pasojë nuk ka mandat? Çfarë mandati do të vazhdojë kur vetë tha që nuk ka????
Ka ardhur koha per ndryshime njerezish ne partite politike, duke filluar nga PS-ja qe eshte ne pozitet dhe nga PD-ja qe eshte ne opozite. Me keto elemente te tipit EDI RAMA, SALI BERISHA dhe LULEZIM BASHA nuk shkohet hic gje kundi, vetem duke u thelluar varferia dhe mjerimi.
U bene 30 muaj ne pushtet sic e tha vete menderi lapanjoz EDI RAMA, vetem se ka renduar gjendjen ekonomike, sociale dhe te mireqenies shoqerise shqiptare me rritje taksash e rritje cmimesh duke rene konsumi ne menyre drastike. Po vjen puna qe do te blehet nje buke dhe nje shishe uje, vetem per te mbajtur frymen gjalle.
Me tipa te tille si EDI RAMA, qe bejne cmosin duke shkelur normat e partise, kushtetuten e shtetit dhe ligjet e qeverise nuk ecet perpara dhe nuk ka as zhvillim dhe as begati me mireqenie. E kuptoni ky fare tipi dhe lapanjozi kerkon te perdore per interesa te tija simpatizantet, anetaret dhe militantet e PS-se per interesa te tija personale deri te rendomta.
Duke mos pasur kerkund nje program, nje studim dhe platforme per zhvillimin, ngritjen ekonomike te vendit dhe te popullit nuk kemi gje ne vije.
Keto forca politike edhe te mbeshtetur edhe nga forca te tjera politike nuk kane bere gje tjeter por kane shkaterruar gjendjen ekonomike te vendit dhe te popullit. Ne anen tjeter kane pasuruar vetem 0,5 PERQIND te popullsise ku bejne pjese vete keto ftyra te qelbura dhe 99,5 PERQIND te shoqerise shqiptare e kane shkaterruar nga gjendja financiare dhe derguar ne mjerim.
PS-ja dhe PD-a duke ju bashkangjitur dhe LSI-ja kane patur aleanca te perbashkta qe popullin ta ndajne nje kamp i vogel te kete SKLLAVOPRANAR dhe FEUDAL qe jane vete, kurse pjesa tjeter, shumica absolute te jene SKLLEVER, BUJKROB dhe PUNETOR me MEDITJE me maksimale 100 Evro ne muaj. Tung.
pa he na jepni ca ment ju komentusit e zgjuar qe vetem fjal banale dini te perdorni si munt te behemi te pasur ne nje dit pa punuar e pa paguar. Se per te dhene ment jeni te paret e per te share si paraziti Blushi qe se kemi pare te bej ndonje pune vetem te flas lart e poshte si grat e keqia te lagjes, ka qene minister ezvendes minister nuk mbaj mend ndonje pun qe ta kujtojm, pse se hoqi varferin atere me piranikun Nano .
po pse se botoni komentin apo botoni ato qe u interesojn ta dime te mos komentojm me