“Deputeti i popullit”, që kërkon pushtet për të pasuruar popullin (dhe disa deklarata pikante të politikanëve shqiptarë)

9 Mars 2016, 09:36Politika TEMA

“Deputet i popullit”

Kështu e quajti veten deputeti Koço Kokëdhima në emisionin Opinion të Blendi Fevziut.

Sipas Kokëdhimës, misioni i tij në jetë si deputet nuk është që të bëjë para me postin e deputetit, por që të njihet nga të gjithë si “Deputet i Popullit”.

Kjo qe veçanërisht domethënëse për shkak se në këtë emision po flitej për papërputhshmërinë kushtetuese të mandatit të deputetit Kokëdhima për shkak se ai rezultoi se kishte përfituar fonde publike në kohën kur qe njëkohësisht deputet.

BIRN ndërkohë sjellë tetë deklaratat më hipokrite të politikanëve shqiptare vitet e fundit:

“Mandati juaj është për mua përgjegjësi politike, por edhe patriotike”. Shpëtim Idrizi, 13 mars 2014.

“Ne kemi vendosur të jemi vegjetarianë në aleancat paszgjedhore”. Shpëtim Idrizi, 13 mars 2014.

“Ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj”, Mhill Fufi, deputet i Partisë Demokratike duke folur pas dëshmisë në prokurori për çështjen Tom Doshi më 9 mars 2015.

“Pushteti nuk është i imi, as i njerëzve afër meje por i popullit”! Kryeministri Edi Rama, duke folur në emisionin Opinion në TV Klan më 5 mars 2015.

“Dua të deklaroj me forcë se jam me gjithë shpirt për dekriminalizimin e Kuvendit, duke filluar nga Kryetari i Kuvendit”. Tom Doshi, deklaratë në Facebook më 2 mars 2015.

“Duhet një mendjelehtësi shembullore për të kërkuar që çka po mbjellim sot, ta korrim po sot. Apo për çka nuk po e korrim që sot t’ia vemë fajin asaj që po mbjellim.” Edi Rama, 2 mars 2015

“Unë jam deputet i kuvendit, por mbi të gjitha, jam përfaqësues i popullit.” Tom Doshi, 27 shkurt 2015.

“Nuk kam marrë pushtet për të pasuruar veten, por për të pasuruar popullin”, Koço Kokëdhima, 27 shkurt 2015.

2 komente në ““Deputeti i popullit”, që kërkon pushtet për të pasuruar popullin (dhe disa deklarata pikante të politikanëve shqiptarë)”

  1. Drini says:

    Shume drejt thot Kokedhima, ai po punon per nje ideal, per te zhvilluar vendin dhe mireqenien e popullit. B ravo

  2. Deti Jon says:

    Ashtu esht zoti Koco,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje