Blushi, fjalim në “shkretëtirë”

9 Mars 2016, 15:13Politika TEMA

Ben Blushi ka mbajtur një fjalim në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialistë por shumë prej krerëve të PS janë larguar nga salla kur ai ka nisur të flasë.

Fillimisht nga salla është largyar kryetari i PS Edi Rama.

Ikja e tij është ndjekur nga ministrat.

Kur Blushi mbante fjalimin e tij salla ka qenë thuajse e boshatisur.

Ndërkohë, pas fjalimit në sallë, Blushi ka folur edhe për mediat, teksa e ka quajtur marrëzi propozimin

Blushi tha se kreu socialist dëshiron të shkojë në zgjedhje pa kandidat.

“Është marrëzia e një njeriu që do të shkojë në zgjedhje pa kandidat. Nuk dot ë ketë zgjedhje, po do të shkojë në zgjedhje vetëm pa kandidat. Edi Rama përballë Edi Ramës. Ky nuk ishte një debat, ishte një marrëzi. Ai tha kam bërë një gabim, pse nuk më ndihmuat ta rregullojmë? Kjo është ajo që po themi. Nëse nuk ke drejtuar partinë siç duhet, hajt ta rregullojmë. Ka vetëm një mundësi për ta rregulluar, për të shkuar në zgjedhjet për kryetarin e partisë”, tha Blushi.

Debati i sotëm ishte fokusuar në punimet e Kongresit të ardhshëm të PS, ku Blushi tha se shpreson të jetë një kongres normal, ku të flitet dhe të ketë propozime. Krahasimin e tij nga ana e Ramës me Sali Berishën, Blushi u përgjigj:

“Sulm shumë i dobët që nuk ka vlerë të përgjigjet. Unë jetoj në këtë vend prej 47 vjetësh. Në këtë vend ka suhmë njerëz që mund të provojnë që asnjë ditë të jetës sime nuk kam menduar e nuk kam bërë si Saliu. Kanë ngelur shumë pak njerëz në parti që kanë bërë betejë më të gjatë me Saliun. Unë kam pikëpamjet e mia”, tha Blushi.

10 komente në “Blushi, fjalim në “shkretëtirë””

  1. Arrogance qe te jep pushteti says:

    Po te degjojne verejtjet e Blushit dhe te popullit do te qeverisin me mire dhe do te jet me demokratike ps.populli thote Kush te kritiko te do.largimi nga salla nj injorance asgje me shume.ju lutes postojeni ?

    1. Turp says:

      Sa turp! Vemjet ikin pas shefit! U u qifsha PS qe edhe une e kam votuar! Me mire saliu!

      1. Pilo Lala says:

        Pa diskutim qe me mire per ty eshte Saliu.
        Por per ata qe ndeshen cdo dite me halle njerezish, nuk duan ti degjojne ato halle qe i shikojne, nga nje Deputet qe kurre nuk ka takuar Popull.
        Ata delegate qe jane sot ne mbledhje te PS, jane gdhire duke shpetuar lopet e fshatareve nga permbytjet, ndersa Blushi shikonte endrra, dhe pinte kafe tek Blloku.
        Prandaj ikin ata nga salla kur ju flet nje koqe dembeli, dhe kujton se mund ti mashtroje me llafe.

  2. Ps says:

    Mire ja bejne aleatit te Saliut e Tos bixhozxhiut.

  3. Kapit Tupalla says:

    Ky njeri është antiperendimor dhe ndalon çdo iniciativ për ndryshime pro-perendimore. Ky është njeriu i lindjes – kush nuk e beson le ta lexon librin e tij “Të jetosh në ishull” ku lindja përfaqëson fenë ortodokse, jo atë shqiptare, por serbo-greko-bizantine dhe domosdoshmërist ruse. Thevtl qafën nga politika shqiptare sa më shpejt/

  4. Zigur Qarri says:

    Perse e gjtha kjo?-vetem e vetem sepse Blushi kerkonte te zbatohej statuti i PS,qe ata vete
    e kan miratuar!!!Dhe me e keqja eshte,se shumica hesht,i perulet autoritarizmit,ashtu si Enverit
    dhe Berishes.Po nuk rregullove punet e partise,si mund te rregullosh ato te qeverise?Nuk eshte
    çudi se,perse ne Shqiperi,ku ligjet jan pothuaj si ato te demokracive te avancuara perendimore,
    megjithate nuk funksionojn,nuk zbatohen.

  5. Klimax says:

    Sot per sot Ben Blushi eshte anetar i PS-se dhe deputet i saj ne parlament. Qe ti kthej bythet kryetari i partise, te largohet nga salla ku mban fjalen e tij Blushi dhe mbas kryetarit te largohen edhe ministrat me shumicen e pjesemarresve e tjere te Asamblese Kombetare ne forme serviliteti, tregon arogance, mos pranim kritike dhe mos respekt per idene e kundert!
    Do te ishte me e drejte, me burrerore nga ana e kryetarit ta perjashtoi Ben Blushin nga PS-ja se sa te beje kete loje te qelbur!

    1. Pilo Lala says:

      Asnjeri nuk ka te drejte te perjashtoje nga Partia, se ke mendime te ndryshme.
      Por me siguri ky kokrra e dembelit, nuk do jete as Deputet, as ne ndonje organ te PS.
      Le te rrije anetar ithjeshte, te mundohet te nxjerri buken e gojes, se boll ka ngrene qyl, pa merite ne PS.

  6. Kostandin says:

    Ja, kjo eshte tamam nje sjellje karakteristike e Labouristeve qe Rama (dhe interesaxhinjte) aq shume do ti imitoje. Keta jane me keq se injorante, keta nuk meritojne te qeverisin me tej me kete “edukate” qe kane per te degjuar tjetrin.
    E mjera Shqiperi e i mjeri popull ne dore te kujt ka mbetur! Ke te zgjedhe?
    Ramen me gomeret e karvanit, Lulken me hienat e Saliut apo Liken me çakenjte e tij?

  7. aqif tahipi says:

    Or blush ,nese ke aftesi eshte koha te tregosh veten perballe rames ne kete sfide .Nese zbythesh , atehere del hapur perpjekja per ti sherbyer sales dhe shqupit ne zgjedhjet e 2017.Me e mira per ty eshte te krijosh parti te re me kaqin e zi dhe nik sorren.Normalisht anetaret e ps do tallin bolet me ju ,por mund te shpresoni tek perkrahja e hajduteve te shqupit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje