Hillary presidente, një rrezik i madh për Europën!

9 Mars 2016, 17:04Politika TEMA

Nga Giampaolo Rossi

Serenatat pro-Clinton

Si në çdo shtet pro-amerikan, edhe në Itali gazetat kanë nisur një fushatë në favor të zgjedhjes presidente të Hillary Clinton.

Një ndër gazetat më të mëdha në Itali, Corriere della Sera, me anë të editorialit të profesor Panebiancos, i bën jehonë kandidates demokrate.

Sipas Panebiancos, shpirt i moderuar dhe liberal i Corriere, europianët kanë “arsye të mira për të shpresuar në një fitore të Hillary Clinton”. Sipas tij këto “arsye të mira kanë të bëjnë me interesat e Europës”.

Përballë izolimit që Trump mund të fuste Amerikën, Clinton përfaqëson vazhdimësinë e “ndërkombëtarizmit të rënë kohët e fundit nën administratën Obama”.

Ngjallet dyshimi se profesori Panebianco nuk ka ndjekur deri në fund dinamikat e fundit në SHBA.

Nëse do ta kishte bërë, do të dinte që në fakt zonja Clinton ka qenë krijuesja e zgjedhjeve të gabuara të politikës së jashtme amerikane në 4 vitet e para të qeverisjes së Obamës. Zgjedhje që kanë dëmtuar rëndshëm Europën dhe kanë dobësuar gjithë Perëndimin.

Katastrofa e quajtur Libi

Ishte ajo, sekretarja e Shtetit, që imponoi një Obama të dobët, për t’u futur në luftën katastrofike në Libi në vitin 2011. Luftë për të cilën ende sot ne europianët po paguajmë pasojat.

E bëri duke manipuluar informacionet dhe duke gjeneruar një konflikt shkatërrimtar për Pentagonin  duke inauguruar një parim të çmendur të së drejtës ndërkombëtare.

Ishte pikërisht Clinton që refuzoi dorëzimin e Gheddafit, që do shmangte katastrofën libiane. Ashtu siç kemi shkruajtur edhe më parë, edhe Bengasi është vepra e saj.

Nëse Clinton do ishte tashmë presidente

Hillary Clinton përfaqëson pozicionet më të papërgjegjshme dhe agresive në politikën e jashtme të SHBA-së. Ajo është vite dritë larg ndërhyrjes realiste që ka karakterizuar lidershipin amerikan, nga Kennedy te Reagan.

Nëse në vend të Obamës do të ishte Hillary presidente, Amerika do të kishte ndërhyrë në Siri jo për të luftuar terrorizmin, por për të rrëzuar Assadin. Duke i dhënë kështu rrugë të lirë zgjerimit të IS në gjithë Lindjen e Mesme.

Do të kishte ndaluar marrëveshjen bërthamore me Iranin duke mbështetur ata që duan përplase me Teheranin, dhe mbi të gjitha, nuk do të ngurronte përdorimin e Europës si një teatër për një konflikt të hapur me Rusinë e Putin, të cilin ajo e ka cilësuar shpesh si “Hitleri i ri”.

Shprehje e fuqisë më të keqe

E vërteta është se Hillary Clinton është shprehja e asaj elite të krijimit të luftës e përbërë nga intelektualë me fuqi të madhe financiare prej të cilëve varet.

Një elitë që imagjinon një botë njëpolare dhe me drejtim amerikan, një Europë pasive dhe ekzekutuese e urdhrave që vijnë nga përtej oqeanit, dhe një NATO si instrument për luftën globale.

Nga George Soros, financuesi i saj kryesor, tek Goldman Sachs dhe sistemi bankar i Wall Street që kanë derdhur miliona për fushatën e saj, por edhe xhepat privatë të Bill dhe Hillary Clinton.

Grupi i fuqisë që mbështet Hillaryn është pjesa më e keqe e Amerikës dhe më e rrezikshmja për aleancën mes SHBA dhe Europës.

Hillary: Një rrezik për Europën

Rreziku është që nën drejtimin e Hillary, të rrezikohen marrëdhëniet SHBA-Europë.

Hillary do të përqendrojë Amerikën në dominimin global, madje edhe në dëm të interesave europianë nëse do jetë e nevojshme.

Europa nuk e sheh Rusinë si armik, por si aleat në luftën kundër terrorizmit, por nuk mendon njëlloj Hillary Clinton.

Nëse Amerika e Donald Trump është diçka ende e patrajtë, Amerika e Hillary Clinton është diçka dramatikisht e parashikueshme!/ Përshtati në shqip Amarildo Lumani

32 komente në “Hillary presidente, një rrezik i madh për Europën!”

  1. sonar1890 says:

    Il Giornale eshte ne pronesi (indirekte) te Putin dhe reflekton krejtesisht politiken e jashtme ruse.

    1. Une qe po shkruaj nje perkthyes i Italishtes qe nga koha e Ambasadave te 1990 per Mediat Italiane dhe Delegacionet Italiane (sigurisht qe nuk e fsheh qe jam dhe shtetas Italian prej afro 2-dekadash, e jetoj sa ne Itali e Shqiperi) dhe me modesti ma pranoni qe e njoh shume+shume mire Median e shkruar e elektronike Italiane, ku vecmas ate te Berlusconit, pjese e te cilesh eshte dhe “Il Giornale”. Sigurisht njoh dhe rrymen pro-Putin te vete Berlusconit dhe ndikimin e tij tek te gjithe qe punojne ne Mediat e tij, qe per statistike, mbi 70% e Mediave ne Itali kontrollohet nga Ai vete dhe femijet e tij. Dukshem edhe ne kete shkrim te nje gazetari-analist te zot (ne fakt, por te blere prej shume vitesh nga Berlusconi per shkrime te tilla) Giampaolo Rossi, ndjehet frika e Silvio Berlusconit per te ardhmen e tij personale dhe shpurres qe i shkon pas ne Parti e Biznes, sepse zonja Clinton nese fiton, dhe syresh nga analiza te Institucioneve dhe njerzve me me mend ne Bote si ne amerike e Europe, ka shanse te jete femra e pare Presidente ne SHAB e njekohesisht njeriu-femer me i fuqishem ne Bote. Ketu Berlusconi dhe servilet e tij, si dhe autori i shkrimit te mesiperm dje ne “Il Gironale” Giampaolo Rossi, ndjejne lageshtire, drite-hije, njolla myku, hapje dosjesh te pa hapura deri me sot per Mafian dhe kreret e saj ne Politike e Biznes. Fale fatit; nese zgjidhet zonja Clinton presidente e SHBA_ve, do kemi vertete ngjarje dhe ndryshime deri ne themele ne shume vende te Botes… Kaq, besoj se u shpreha qarte.

      1. Para Laci says:

        O perkthyes, nuk na sqarove nqs keto ndryshime me themel qe clinton do bente, a do ishin per mire apo per keq?

      2. raimond vlonjati says:

        Ky qe ka bere artikullin kuptohet q e larg qe esht nen ndikimin rus

        Ky artikull duket sikur esht shkruar nga agjensia e lajmeve “Russia today “

    2. adri says:

      Femer e paafte. Perfaqesuejsa me e lodhur qe ka prezantuar politiken e jashtme. Cfaredo deyre qe i eshte dhene, provat jane qe ka bere shkelje te panumerta gjate detyres dhe pas mbarimit te saj.

  2. Elona says:

    Keto qe shkruan ky gazetar ka 6 muaj qe i them une.
    Hilary dhe Beri Husein Obama e zhgatrruan boten

    1. Toni KS says:

      Nuk ke pare ende asgje nga shkaterrimi nese Trump fiton.
      Hillary eshte kandidatja me e kualifikuar dhe me e mire per Presidente. Si bonus per ne, ka njohuri jashtezakonisht te mira per Ballkanin dhe lidhje emocionale me Kosoven/shqiptaret. Shpresoj qe shqipot ne USA ta votojne masivisht.

      1. Tony usa says:

        Shqipet ne usa do te votojn trump ai eshte everteta dhe. E drejta !!!!!

      2. E vertete says:

        Shpresoj dhe uroj qe z.Hillary Clinton te behet Presidente e pare amerikane ne historine e shtetit me demokratik boterore.Ky fare gazetare leshi,italian,eshte pro rus dhe mafioz anti Europe.

      3. Iliri says:

        Shqiptaret me prejardhje jashte Shqiperise do te votojne Hillary Clinton, ne shenje perkrahje per ate cfare ka bere familja Clinton per Kosoven, ndersa shqiptaret nga Shqiperia do te votojne Trump-in, sepse ai thote se do ta beje shok Putinin, dashnorin e shqiptareve te Shqiperise te cilet jane mbi 80% proruse dhe antikosovare, te shkerdhyer ne tru nga komunizmi enverian.

  3. sos says:

    ORE AKOMA NUK E KENI TE QARTE, QE PRESIDENTET ,JANE MARIONETE E NJE QEVERIE PRAPASKENE ,QE BEN PLANE PER GJITHE BOTEN .

  4. Jobs says:

    Gazetari Gianpaolo Rossi eshte zedhenes i fashisteve italiane,qe shohin tek zgjedhja e Trump-it si president i ardhshem nje HITLER te ri,qe se bashku me ndonje Mussolin tjeter,mbase Putini, do te fuste boten ne nje LUFTE TE TRETE BOTERORE duke “kruajtur briret” me Korene e Veriut dhe mbase edhe Kinen!
    Kurre nje femer,aq me teper Hillary Klinton e lindur per lidere boterore nuk mund te jete shkaktare e fatkeqesise boterore!
    Vereni fytyren naziskine te Trump-it dhe do kuptoni se eshte nje KLONIM I Fyhrerit nazist!

    1. Fajtori says:

      Po Tramp Ka prejardhje gjermana,babin gjerman e kishte.

  5. enter"" says:

    Vetem leshkot nuk mund ta kuptojne. Ka ardh koha qe bota ti thote jo ketyre qe hane gjithe diten hamburger.

    1. kd says:

      Ik ore pic derr i Janulles se nuk jane tema per ty dhe sojin tend grekofilo-komunist keto

      1. adi says:

        ke te drejte byrazer
        ketu diskutohet jeta ose vdekja juaj, ndejtja akoma ne europe apo degedisja ne shkretetire ndesa enter tall trapin me dhimbjen tuaj.
        por perfatin tend te keq ai ka re drejte, dhe mos u merzit se ju mysylmanet zara keni qene tere jeten nuk eshte se do ndodhi ndonje gje e vecante.
        hilari do tall trapin me ju duke ju bere te vrisni njeri-tjetrin
        ndersa trump do jua kurseje talljen e trapit thjeshte do ju degedisi.

        1. kd says:

          Do ta shojim kurva vogel e Janulles se kush do ti marre trajset mba shpine hahahahaha lutju Zotit te mos ndodhe beni nje pakice e vogel kesaj rradhe do merrni ste qe kerkoni dhe meritoni

          1. SHISH says:

            Po ore Cam bythe, ashtu eshte. Nuk i mesuat me hurin qe hengret ne Greqi, po e doni edhe nje tjeter ketej nga Shqiperia.

  6. Mozilla says:

    Ti gazetar ke shkruajtur kete artikull se dikush te ka paguar qe te shkruash keshtu ose je i paditur . Shkrimi jote nuk eshte me i vlefshem se votat qe po merr Z Klinton ne kete fushate elektorale. NUk je ti i afte qe ti japesh mend botes se kush eshte Z Klinton. Ajo eshte me e mira nga te gjitha kandidaturat qe jane ne kete fushate per President ne Amerike. Nje hkosisht shkruan mendimet e te tjereve. Je gazetar pa moral.

  7. Genti says:

    Nuk ka grua me te lig se Klinton. Pyesni Amerikanet, ata qe kane punuar me te dhe ata qe e njohin mire kete mashtruese dhe kriminele. Po per Shqipot qe kane sindromen me te theksuar te lavazhit te trurit ne bote nga Corporate Media, nuk kane kuptim keto fjale. Hane cdo gje qe ju serviret si te vertete.

    1. Haaaaa says:

      O Genti!
      Mos ke punuar gje me znj.Klinton gje ti?
      Jo per gje por dukesh qe je …KOQE e madhe!

  8. Stef Staku says:

    Po per te gjithe diktatoret e mafiet e ndryshme vertete do jete nje fatkeqesi e madhe.
    I urojme shendet e pune te mbara znj; Klinton.
    Poshte Berluska.

  9. Treviso says:

    Lufta eshte e demshme per te gjithe, dhe per ato qe i prodhojne. Popujt duhet te mendohen mire kur te zgjedhin njeriun qe do ti drejtoje, se perndryshe vrasim vetveten . Te gjithe presidentet qe kane dalur nga shtresat e pasura nuk kan dhene rezultat.

  10. ylli says:

    Ca mrekullie do ishte ta pushtonte BS Italine gjate Luftes se Dyte Boterore.Biles dhe Francen.Italiane si ky gazetari,nen ndikimin e kultures muzhike do shpiknin salc te re makaronash…..salca vodkiane,se gje tjeter per kaq adhurim rus nuk shoh.Edhe franca majtiste antiamerikane,nen ndikimin rus do shembte Luvrin dhe ne vend te saj do ndertonte ekspoziten “Muzhiku sot”.E mbas renies te murit te Berllinit do emigronin te vendet e pasura lindore si Bullgaria dhe Rumania.Shqiperia nuk pranon emigrante perendimor.Ja u kerkoi Enveri te mbledhja e 81 partive ne Moske.Shyqyr rane dakord.Sesi lejohen shkrime antiruse ne vendin tone prorus….turp,turp,turp.Rrofte demokracia Ruse me ne krye shokun Putin.Duke pare dashurine tone per Rusine,shoku Putin do ja jape Kosoven Serbise.Rrofte Zona e Pare Operative,e cila vazhdon rrugen e nisur ne 44 per forcimin e lidhjeve me vendet Perendimore si Rusia,Bjellorusia e ca te dali.Rrofte Siberia ,vendi turistik i italianeve dhe francezeve.Laberi -Siberi sa te rrojme jemi nji.Shoku Putin ,marc nga ditet tona dhe te italianeve.Zj Klinton sna e fut dot.

  11. ylli says:

    O Genti, te lutem, te lutem ,a ke ndonje numer te ndonje amerikani qe ka punuar me Zj Klinton ta pyesim sa ka vuajtur.Po e pate qe nuk e ve ne dyshim na ndrico dhe ne.Respekt.

    1. Genti says:

      Larry Nichols. Ka punuar 10 vite me ta. Telefonin gjeje te Yellow Pages dhe fol me te.

  12. rako ferra says:

    Keta pepinot keshtu kane bere tere kohen
    Ne dy luftra botrore u kane rene breket se s kane qene kurre per lufte dhe kane qene amerikanet ata qe kane paguar per ta dhe jo vetem per ta por per te te tere europen perndimore per budalleqet dhe cmendurine e 2 luftrave botrore
    Por nuk i lane me 45 te binin ne preherin esllavomongoleve te Uralit dhe do ishin sot Ukraina e mesdheut por i futen ne aleancen e tyre dhe i ben njerze dhe prap se prapi simpati kane per egersirat e Uraleve

  13. Edhe une di anglisht. Te urdheroj te me pelqesh !! says:

    Une votova per Bernie Sanders per vete. Na na na naaaNA!

  14. Gani Kuqi says:

    Giampaolo Rossi na vjen keq, thuji edhe Berluskonit se Hillari eshte Presidentja e USA ne 2017.Rezik per Berlon dhe Putin apo per Evropen besoj se eshte e qarte. hahaha me fitu ai tramp – trapi mund te gezoheni tani po do te hidheropheni shume shpejt.Ai po qe eshte nje Hitler i ri alla amerikan.

  15. Baci says:

    Eshte Yll per shqiptaret dhe kush flet kunder saj eshte nje fyell

  16. Alban Dardani says:

    …. Amerika , qe nga krijimi i saj e deri 2008 kurre nuk kish patur nje president me NGJYRE, por as dhe presidente GRUA .
    RIzgjedja e OBAMES 2 MANDATE tregoi edhe nje here shkallen e larte te demokraticimit dhe emancipimit ne kete vend.

    Per shume arsye radhen tani e ka Hillari Clinton. Dhe per shume arsye shqiptaret e Amerikes do te votojne per ATE.
    Sot per sot , AMERIKA eshte MBRETERESHA E GLOBIT. Madje , jo vetem e globit.
    Drejimi AMERIKES nga nje GRUA do ti shkonte mjaft per shtat,.

  17. alphade says:

    Hillary Clinton eshte SHPRESA E MADHE E AMERIKES ,ZOTERINJ GAZETARE EUROPIANE !!!
    AJO ESHTE E ARDHMJA E AMERIKES DHE AMERIKA ME HILLARY-n DO TE ARRIJE LULEZI-
    MIN ME TE MADH NE BOTE ! CESHTJA E EUROPES ESHTE CESHTJE XHELOZIE DHE NUK
    SHKEPUTEN DOT NGA ARIU RUS !!! EUROPIANET ”KUJTOHEN” PER AMERIKEN KUR I
    ”KUR I VJEN VEZA KRYQ”, SIC NDODHI GJATE DHE PAS L2B !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje