Nga Mero Baze
Takimi i paralajmëruar i Berishës me 10 partitë politike ishte lënë në orën 15.00
Në Partinë Demokratike thuajse nuk kishte asnjë mendim të qartë se çfarë duhej bërë më tej. Operacioni ushtarak i gjendjes së jashtëzakonshme ishte copëzuar nga veprimet politike dhe pavendosmëria për të përdorur dhunën si rrugëzgjidhje. Nga ana tjetër, oficerët që filluan të marrin përsipër drejtimin e trupave nuk kishin kurrfarë përvoje ushtarake. Ushtarët, shpesh, niseshin në një destinacion, pa ushqime dhe pa prapavijë të sigurt. Ndërhyrjet politike të paktën tri herë gjatë një jave që ishte vendosur gjendja e jashtëzakonshme, bënë që ajo të ishte një dështim i plotë.
Sali Berisha kishte caktuar 9 Marsin edhe si Mbledhje të Kryesisë së Partisë Demokratike. Ishte një ditë e vetmuar për të dhe pati shumë pak takime private. I kam kërkuar disa herë më vonë pas asaj dite të ulej ta përshkruante atë ditë. Dhe një ditë e bëri. Ishte ulur dhe kishte shkruar rreth 40 rreshta dhe m‟i dha. I ruaj akoma ato dy faqe. Aty shihet qartë se sa pak detaje është në gjendje të përshkruajë për ditën më të vështirë të jetës së tij, për të cilin kishte ofruar aq shumë luftë dhe duhet ta mbyllte me paqe dhe dorëzim. Nëse e shikon me kujdes, i kupton të gjitha dilemat e tij, edhe planin për ndarjen Jug- Veri, edhe planin rrufe të nënshtrimit me rezervistë.
Në të vërtetë, pozicionimi i tij sikur kishte në dorë ndarjen në dy pjesë të Shqipërisë ishte shumë fiktivë, pasi, nëse kishte një gjë që atij i mungonte, ishte Veriu.
Askush nuk ishte i gatshëm të hynte në konflikt verior. Natyrisht që PD kishte më shumë mbështetës në Veri, por kjo nuk vinte nga të mirat që kishte sjellë PD në Veri, por nga të këqijat që kishte bërë komunizmi në Veri.
Po e fus të plot përshkrimin e 9 Marsit siç e ka shkruar me dorën e tij Sali Berisha. Ndoshta lexuesi e kupton më mirë se si një president në detyrë, përpëlitet në orët mes dorëheqjes dhe dorëzimit të pushtetit. E bukura e këtij shkrimi është se Sali Berisha është ulur dhe e ka shkruar si një gazetar të cilit i rrëfehet Berisha. Pra, më shumë se sa Berisha i vërtetë, ky është Sali Berisha i fshehur, ai që kishte dëshirë të mbetej versioni i tij në faqen e shtypit. E vetmja shenjë origjinaliteti që dëshmon se kjo është dorëshkrim i Berishës, është rreshti i gjashtë nga fundi, ku Berisha ka bërë me shkrimin e tij të dorës një ndërhyrje për të sqaruar se…”mbledhja… ishte e kryesisë së PD-së. Sipër fjalës „mbledhja‟ është shkruar me shkrimin e tij “kryesisë së PD”.
E vetmja gjë që vlen dhe që mund të besohet është mëdyshja që ai ka pasur për të dhënë dorëheqje apo për të vazhduar më tej.
Kjo është ndoshta e vetmja dëshmi origjinale që Sali Berisha ka tentuar të lërë për historinë e 9 Marsit. I ka qëndruar larg rikujtimit të asaj dite në çdo rast. Siç shihet më shumë se sa një dëshmi e tij është një dëshirë se si duhet ta përshkruante media këtë ditë për të. E vetmja gjë që mund të besohet më pak, është nëse kur mendonte dorëheqjen e tij i dhimbsej vendi apo vetja, e cila mund të bëhej objekt sulmesh, siç u bë në fakt dhe rezistenca e tij në pushtet.
Është një mundim i madh të arrish të depërtosh në mendjen e një protagonisti të madh të historisë i cili deklaron paraprakisht se nuk do të shkruaj kurrë historinë e tij. Një makth i brendshëm ta dikton këtë vendim. Të ulesh të shkruash historinë tënde, nuk është aq e lehtë. Por nuk është e vërtet që ai nuk do të shkruhet historia për të. Thjesht e do siç i duhet për momentin. Këto faqe të shkruara me dorën e tij janë sprova e vetme që kemi se ai ëndërron që dikush t‟ia shkruaj historinë sikur të ishte Sali Berisha tjetër ai që përpiqet të maskoj Sali Berishën e vërtet. Përfytyroni një burrë shteti që ulet në kompjuter dhe shkruan për Sali Berishën duke qenë Sali Berisha dhe duke theksuar se „ai, Sali Berisha kishte menduar..“Ky është momenti kur njeriu ëndërron historinë sipas tij dhe ky njeri është shumë më i rrezikshëm se njeriu që shkruan vet qoftë dhe me gabime historinë e tij.
Berisha i ka thënë gazetës “Times” më 25 Mars, se ka menduar të japë dorëheqje më 9 Mars. Pasi kishte dalë nga mbledhja e Kryesisë së PD-së, u ul në skrivaninë e tij dhe shkroi një mesazh të shkurtër. Se kam gjetur kurrë këtë mesazh. As Linda Isani, asistentja e tij më e afërt në të gjitha momentet e vështira politike, nuk e ka parë me sytë e saj. Pastaj, siç shihet, ai përpiqet të arsyetojë pse e ktheu këtë vendim.
U bëra kurioz dhe e gjeta intervistën e tij në „Times” më 25 Mars. Është një intervistë portret, ku Berisha citohet për disa nga problemet me të cilat ndeshet vendi, por dhe për të shkuarën dhe hobitë e tij. Ai shpjegon se momenti më i vështirë i tij politik ishte kur socialistët po përfshiheshin gjithnjë e më shumë në atë që po ngjante si luftë civile. “…Vetëm ditën që kam ofruar platformën e Pajtimit Kombëtar, kam menduar dhe për dorëheqjen, por ajo ishte gjëja më e thjeshtë”, – i kishte thënë gazetarit.
Faksimile e Times
Interesante është se dhe gazetari i ”Times” ka kërkuar të dijë në se ai do t‟i përshkruajë këto momente dhe Berisha i ka thënë “Jo”, pasi nuk ka dëshirë të shkruajë kurrë kujtime. Tani, kur e mendoj, them se do të ishte një mision i pamundur për të, jo vetëm për shkak të dinamikës së madhe të ngjarjeve, por dhe të mos pasurit prej tij respekt për historinë, të cilën ai e konsumon vetëm ushqim për politikën e ditës.
Nëse e shikon më pas formulën e 9 Marsit, shihet qartë se më shumë se sa një formulë për të shpëtuar vendin, ishte një formulë që shpëtoi karrierën politike të Berishës, pasi e mbajti atë brenda sistemit. Ai arriti të bëhej palë e barabartë me kundërshtarët kur nuk kishte as dhjetë për qind të kapitalit të tij politik në dispozicion dhe diktoi rregullat e lojës deri më 29 Qershor kur kaloi në opozitë.
Marre nga Libri “Viti 97”, Mero Baze
Shih sa komentet jane ba per artikullin. Kuptohet vlera e tij. Do me mbush faqet e gazetes Meroja ( A asht emen i vertete a pseudonim?!)
Berisha nje huligan qe me mundesite e tij te lidhura me kriminele, mundi te fuste ne lufte civile kete popull te dobet ne cdo drejtim, manipulator, dhe mjeshter per te genjyer dhe mashtruar, ku mbeti ne politike nga disa eksponente te asaj kohe qe i dhane doren berishes, ky njeri donte futur ne nje thes te zi dhe ta hidhje ne det me gure ne qafe, por ai mbijetoi, dhe jetoi ne pushtet ku eshte edhe tani, kjo nje fatkeqesi e madhe per kete popull, Popull i pa fat qe e drejtoi nje kriminel i quajtur berishe.
Qe te behet Shqiperia duhet konkurenc mes partivete mdhaja
Sot partia demokratike eshte nje parti e donet per te konkuruar socialistet.Prandaj duhet kerkuar nje zqjidhje si mund ta konkuronj socialistet.Duhet me doemos nje lider ,kush mund te jet lidiri i partis demokratike ne kete koh .Une them se lider per kete monend,qe nuk ka nje frym te re demokratesh,mund te vihet kryetar i Partis demokratike Bamir topi .Po ne keto momente eshte me imiri .Ateher Rama e ka te veshtir eshte i detyruar te punoj shum ndryshe e humb pushtetin vjedhjet bien.Ateher Rama ka kundershtar te veshtir .
Kurse president duhet te viet e di qe do ju,nuk do tu vij mir po ta them, po jam i detyruar te mendoj per kete qje per shum arsyje nuk mund te vihet asnje nga rruga ose nje kukull .Socialistet pretendojne per Pndeli Majkon .Kurse Demokratet per ke mendojne qe te ven nje te ri ne keto momente jo nuk eshte momenti duhet me doemos nje i vjeter po kush thoni qe ta konguroj Pandeli Majkun eshte nje .Demokratet duhen te luftojne me ish te dalet jashte loje te socialisteve nje njeri qe i uren te dy kryetaret ne pozit kush eshte ai njeri,ai ka qen negativ per shqiptaret frikacak dembel pije dashes ka qen dhe pak orator kishte monente qe nuk kuptoesh kur fliste po ai thot me vete kur u ben keta qurashet te me nxjerin mua nga pushteti a po me erdhi dhe nje her ne dor e di un ca bej dhe ky eshte Per mendimin ti Fatos Nano .Eshte e vetmja her qe ky nuk ka per te toleruar si domos Ilir Meten per pak kohe e rezon nga pushteti se ai dyshohet per shum qjera .Eshte e domosdoshme kjo levizje ne qjofte se duam te behet nje konkurence ku te fitoj populli shqiptar .Nuk mund te vihen te rrinj ne kete moment se nuk ka. Te rinjte dalin me pun e rrevolucion .Ose nuk i duan te ngrihet populli e ti per mbysi e te dali brezi i rri se po vuajm shum ne shqiptaret niper e sterniper te Skenderbeut .Ti o popull e ke fatin ne dor o te vuajme ote rrim si ajo shqipja qe jeton e lir. Zqjidh e mer o popull me mir si arinj se sa si minj ngriu o popoll cfar po pret do na shajne brezat e do na mallkojn ne jet te jetve
Qe te behet Shqiperia duhet konkurenc mes partivete mdhaja
Sot partia demokratike eshte nje parti e dobet per te konkuruar socialistet.Prandaj duhet kerkuar nje zqjidhje si mund ta konkuronj socialistet.Duhet me doemos nje lider ,kush mund te jet lidiri i partis demokratike ne kete koh .Une them se lider per kete monend,qe nuk ka nje frym te re demokratesh,mund te vihet kryetar i Partis demokratike Bamir topi .Po ne keto momente eshte me imiri .Ateher Rama e ka te veshtir eshte i detyruar te punoj shum ndryshe e humb pushtetin vjedhjet bien.Ateher Rama ka kundershtar te veshtir .
Kurse president duhet te viet e di qe do ju,nuk do tu vij mir po ta them, po jam i detyruar te mendoj per kete qje per shum arsyje nuk mund te vihet asnje nga rruga ose nje kukull .Socialistet pretendojne per Pndeli Majkon .Kurse Demokratet per ke mendojne qe te ven nje te ri ne keto momente jo nuk eshte momenti duhet me doemos nje i vjeter po kush thoni qe ta konguroj Pandeli Majkun eshte nje .Demokratet duhen te luftojne me ish te dalet jashte loje te socialisteve nje njeri qe i uren te dy kryetaret ne pozit kush eshte ai njeri,ai ka qen negativ per shqiptaret frikacak dembel pije dashes ka qen dhe pak orator kishte monente qe nuk kuptoesh kur fliste po ai thot me vete kur u ben keta qurashet te me nxjerin mua nga pushteti a po me erdhi dhe nje her ne dor e di un ca bej dhe ky eshte Per mendimin ti Fatos Nano .Eshte e vetmja her qe ky nuk ka per te toleruar si domos Ilir Meten per pak kohe e rezon nga pushteti se ai dyshohet per shum qjera .Eshte e domosdoshme kjo levizje ne qjofte se duam te behet nje konkurence ku te fitoj populli shqiptar .Nuk mund te vihen te rrinj ne kete moment se nuk ka. Te rinjte dalin me pun e rrevolucion .Ose nuk i duan te ngrihet populli e ti per mbysi e te dali brezi i rri se po vuajm shum ne shqiptaret niper e sterniper te Skenderbeut .Ti o popull e ke fatin ne dor o te vuajme ote rrim si ajo shqipja qe jeton e lir. Zqjidh e mer o popull me mir si arinj se sa si minj ngriu o popoll cfar po pret do na shajne brezat e do na mallkojn ne jet te jetve