Pas diskutimeve disamujore, Kuvendi ka futur në procedurë parlamentare Kodin e Sjelljes së deputetëve, hartuar me asistencën e OSBE-së.
Miratimi i këtij akti vlerësohet se do t’i shërbejë përmirësimit të standardeve etike dhe performancës së deputetëve si dhe rritjes së besimit të qytetarëve në institucionin e parlamentit. Nisma me 15 nene parashikon standarte jo vetëm në sjellje por edhe në transparencën e mënyrës sesi deputeti ushtron detyrën e tij.
Në këtë kod parashikohet ndër të tjera konflikti i interesit dhe deklarimi e kontrolli i pasurive të deputetëve, kufizimet gjatë ushtrimit të mandatit e deri edhe çështjet e dhuratave e përfitimeve të tjera të ngjashme. Në bazë të këtij Kodi, Kuvendi do të publikojë periodikisht shpenzimet financiare për çdo deputet për paga, dieta, karburant, shpenzime telefonie, strehim etj.
Po ashtu, ky kod vlerësohet edhe si një përpjekje për të luftuar korrupsionin në radhët e deputetëve. Sa i përket konfliktit të interesit dhe deklarimit të pasurive, deputetët do të asistohen në përmbushjen e detyrimit nga administrata e Kuvendit.
Kjo e fundit do të dorëzojë në Inpektoriatin e Deklarimit të Pasurive e Konfliktit të Interesit deklaratat e plotësuara të deputetëve si dhe të njoftojë rastet e konfliktit të interesit apo refuzimin e plotësimit të deklaratave nga ana e të zgjedhurve. Sa i përket dhuratave për deputetët, Kuvendi pritet të hartojë një regjistër të posaçëm të dhuratave ku listohen dhuratat që lejohet të pranohen apo që janë pranuar nga deputetët.
Po ashtu, edhe për veprimtaritë jashtëparlamentare të deputetëve do të mbahet një regjistër i posaçëm. Pjesë e Kodit të Sjelljes janë edhe normat e komunikimit në institucion apo respektimi i rregullave për veshjen zyrtare, mospërdorimin e aparateve telefonike etj.
se kuptoj pse gjith kto favore deputetve ne nje ven t vogel me 2 milion banore sa nje lagje e milanos apo londres
2 milion banore nje bashki e nje qyteti europian .beni pyetje vetes t gjith ju shqiptar kujt i duhen gjith kta deputet e administrad pa fund .pse nje deputet me rroge te madhe duhet ti jepet cellular falas dhurate tipi fundit .
ska para keshtu pse duhet ti jepet rroga 2 milion per cfar se mban nje fjalim po ka plot qe duan t behen deputet edhe me 300 mije ne muaj pse duhet tju jepni rroge kaq te madhe , c jane kto dieta karburant makine .
kurr eshte rroga e madhe kto te tjerat bien automatikisht ,apo se ka deputet qe s vine fare ne salle po t shikosh sallen ka plot raste qe s jane as gjysma .po komisionet pa fund qe sajojne 3 vjet nje komision per x gje dhe rroga suplementare qe marrin
po loja me gazetat shtypin pse vazhdon c eshte kjo cdo institucion duhet pa tjeter te marri te gjitha gazetat me leket e taksapaguesve pse s kane para deputet ministrat drejtoret nepunsit etj t blejne nje gazete 3 lekeshe ??cfar loje behet pas ksaj qe gjoja me ligj cdo institucion duhet t marri t gjith numrat e gazetave shtypit .prandaj nuk falimetojne shume gazeta qe si lexon njeri se kan abonim me institucionet e shtetit .
dhe e fundit vendet me 2 milion s kane fare deputet dhe kane nje administrad sa cereku jone dhe ministri e drejtori shume e shume here me pak
kush e mban kete dinasti mes tiranes dhe asnje nuk flet drejtora shefa bodigard makina kolltuqe dieta karburant etjetj pa fund .pra kjo tregon me se miri qe jemi shteti me i pasur i botes se t mbash gjith ket shtet me para do thote qe ke para te madhe e populli rri fukara prej ktyre plerave.zgjohuni njeres nga gjumi krijoni nje levizje te re dhe shporrini kta deputet kte parlament dhe kto tre parti qe kane percar e vjedh shqiptaret beni i forc te trete te quhet as e majte as e djathte as kuq as blu por forca e gjith shqiptarve