Basha e krahason Ramën me Enver Hoxhën

9 Mars 2016, 18:32Politika TEMA

Lulzim Basha në një takim që ka pasur me të rinjtë e PD-së, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste.

Ai e ka krahasuar Ramën me Enver Hoxhën.

“E dëgjuat çfarë tha sot, bëni referendum për mua, njëlloj si Enver Hoxha.

Edhe atëherë kishte referendum por vetëm me një kandidat dhe fitonte me 99.99 për qind”, tha Basha, që në fakt në garën e tij për kreun e PD-së, u akuzua se e manipuloi atë.

Ndërkohë, Basha përsëriti akuzat se Rama e ka mbushur Kuvendin me kriminelë.

“Frika nga ballafaqimi me opinionin public e çoi tek inkriminimi. Mashtrim propagandë gënjeshtra, ja kanë shpëlarë dhe vetë trurin e tij, e patë sot se çfarë deklaroi se ku ka kriminelë, nuk ka inkriminim, ku janë 19 kriminelët. Po ata që janë prapa hekurave sot a nuk ishin ata që solli ky në parlamentin shqiptar çfarë i quan këta, a nuk është krim të vjedhësh pasurinë e këtij populli.Problem të madh e ka listën e Lezhës se kështu mendoi se do ti poshtëronte malësorët, duke futur në lista kriminelët. E dini pse se heq Prengën apo jo, se ai që vjen mbas Prengës është në burg”, tha Basha.

7 komente në “Basha e krahason Ramën me Enver Hoxhën”

  1. SMERLAPI I SHQUPIT says:

    kurse ti je bashar al asadi qe ke vrare njerez bandit

    1. Dinamo says:

      Kur flet dhe surrati i ketij,qe ngjan aq shume me Enverin sa mund te jete kopili i tij ? ?

  2. england says:

    Nese ka nje njeri qe nuk duhet te flase per vjedhje dhe krime je ti o Lule!Ke emrin akoma ne arkivat e drejtesise per vjedhjen me gjigande qe eshte bere ndonjehere ne ate vend,dhe kurre nuk u paraqite perpra drejtesise me justifikimet e nje te semuri.
    Dhe ti bashke me shefin tend keni vrare shqiptaret ne boulevard live perpara kamerave,me teper se kaq per te shku ne burg nuk ke pse ben me,prandaj hollandes lerja ndonje tjetri te beje demagogji per krimet dhe vjedhjet,se ti nuk je shembulli per tu marre.

  3. I Atdhetari says:

    Luli nenes cfardo qe te thuash edhe sikur te jene te verteta nuk te beson njeri. Kudo qe ke vajtur ose te ka cuar haxhi Saliu e ke menderosur. Leri vendin ndonje tjetri qe di ti beje punet vete. Te gjithe e duam demokracin por me njerez te ndershem pa vese hajduterie,servilizmi,.

  4. "Horri i Bulevardit" says:

    Dhe nuk kishte si te mos ju bashkonte korit te blusheve edhe djali i bibliotekares se KQ te PPSH-se, Lulzim Basha, dhendrit te Isufit, ekonomistit te Vefa-Holldingut, qe me parate e shqiptareve jo vetem studioi ne Hollande, por kaloi edhe Ylberin dhe sot naparaqitet si Lulzime.
    Por Lulja sduhet ta mbeshtese blushken se me ardhjen e benkes ne PD, blushka do te kerkoje te behet kryetar.

  5. Labi Vlore says:

    Basha ka filluar fushaten.Ka dy dite qe ben fushate ne Berat.Prej andej do zhvendoset ne qytete te tjera.Me sa duken bathet do kemi zgjedhje te parakohshme pasi Reforma ne Drejtesi nuk do votohet nga PD-ja.Basha e ka fushen e lire,sepse PS-ja dhe Rama jane terhequr ne nje tjeter beteje nga Ben Blushi.I perkedheluri i Rames,Ben Blushi do vazhdoje te terheqe PS-ne ne fushen e tij te betejes,ne menyre qe Basha mos te kete perballe PS-ne,por ta kete fushen e lire.Shume bukur.Rama dhe PS-ja po e paguajne shtrenjte perkedheline ndaj Ben Blushit.

  6. al paci says:

    Basha vjene anes kote nuk ka per tu bere kurre kryeminister, nuk te votone njer o bashe se dhe ata hajdutet dhe te fortet qe kishte pd i kan ikur dhe jane me liken se likja u ka dhene na nje kocke e po lepihen. Je i pabesushem o bashe se thua shiko si bene Rama tani, sice beja une kur isha ne pushtete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje