Arta Dade është një nga kritiket e forta të zhvillimeve brenda në PS.
Ajo ka mbajtur një fjalim të fortë gjatë mbledhjes së djeshme të Asamblesë së Socialistëve.
Dade ka akuzuar qeverinë, se është kapur nga klientët dhe mediat e Sali Berishës.
Ajo u shpreh se ka qenë e para që ka thënë se ia vlen të lësh mandatin, nëse nuk dënohen krimet e Sali Berishës.
Deputetja socialiste u shpreh më tej se nuk është çudi nëse ajo largohet nga PS, nëse aty fillon të mungojë demokracia e brendshme.
“Përse edhe në mbledhjet dhe forumet e partisë del Saliu? Ne si deputetë dhe anëtarë të kësaj Asambleje nuk kemi gjë në dorë që ti bëjmë gati dosjet Saliut për ta çuar përpara drejtësisë.Kur më pyetën atëherë a e jep dorëheqjen për tu bërë Ministër, pra a e dorëzon mandatin, sigurisht që nuk do ta bëja kurrë këtë gjë. Nuk dua të them që bënë gabim ata që e bënë dhe kjo ishte zgjedhja e tyre, por thashë që kjo nuk është arsye e fortë të dorëzosh mandatin e deputetit. Arsye e fortë është të dorëzosh mandatin e deputetit nëse nuk do të bëhet drejtësi për Sali Berishën. Do të distancohem nga paralelet që hiqen të papërligjura midis kritikave që vinë, qoftë edhe në zbatim të politikave të programit që ka marrë votëbesimin nga elektorati, por edhe besimin tonë si deputetë në parlament. Asnjëherë as në Amerikë, as në Angli, as në Suedi nuk ka qeveri të përkryera dhe në fakt ne si deputetë apo dhe anëtarë të kësaj Asambleje duhet të sjellim në takimet tona sensibilitetet e atyre që ndjejnë efektet e qeverisjes, a janë ato pozitive dhe hajde ti propagandojmë, por ka dhe sensibilitete negative të cilat nuk kanë shkuar, nuk kanë prekur një jetesë më të mirë tek njerëzit që ne takojmë edhe si deputetë.
Dhe është e udhës që ne këto ti themi, sigurisht secili ka mënyrën e vet dhe mban përgjegjësi vet për mënyrën sesi i shpreh, por unë nuk mund të bie dakort që sa herë thuhet diçka të na nxirret përpara ujku Sali në mënyrë që delet të ruajnë peshën e tyre dhe të mos shtojnë në peshë sipas një proverbi të popullit.Ashtu sikurse dua të distancohem nga disa fjalë të urta apo thënie që mua më kujtojnë kohën kur kam qenë e re dhe përgjithësisht në atë kohë udhëheqësit e Partisë së Punës i përdornin për imperializimin sovjeto-amerikan dhe revizionizmin që ne si fanar ndriçues i socializimit duhet të ecim përpara dhe të tjerët që nuk na e njihnin këtë të drejtë mund të na ngacmonin. Lidhur me pse nuk i kemi thënë deri tani këto gjëra, unë jam munduar, ndoshta ndonjëherë edhe me elegancë në ndonjë artikull dhe përsëri jam kritikuar pse kam folur tek mediat e Saliut, të cilat tani këto media na janë bërë ortake, platformat tona dhe e kam thënë dhe në parlament, kemi ndërruar klientelën.Pra klientët kanë ndërruar vetëm duar”, tha ajo.
Bravo Dade!
Shiko kur te leshohen zagaret dhe konet e tipit Balla, Brace (nje kone tipike qe leh sa here qe dikush i shan te zotin), Majko (qe tashti qe e ka lene ambicia per protagonizem politik, ka zgjedhur te luaj lolon e Rames), Ruci (qe mendon vetem per rrogen e rradhes), etj, etj.
Jetoj larg dhe jam simpatizues i se majtes. Fatkeqesisht nuk doli ashtu sic shpresuam. Vendit tone i mungojne idealistet ne politike. Se paku deri me sot. E dija qe Rama s’ka asnje lidhje, absolutisht asnje, me ideologjine e se majtes. Por thoja me vete se do te kete rreth e qark njerez te qarte ne ate qe synojne te arrijne per te te ardhmen e Shqiperise. Mund te thuash me gojen plot: Rama eshte nje Berishe i ri!
Pershendetje,
Agimi
Te ka tradhetuar vetja ty dhe Adilin qe poshte e shkruan Agimi. Sa eshte kenaqur Agimi qe degjon keq per qeverine! Dhe e krahason Ramen me Berishen! Ja keshtu ngaterrohen njerezit kur ngaterrojne dhe emrin e tyre. Po çfare ti besh, mendja eshte peshqesh, here ta japin e here e jep.
idiot ashtu si ti ke “B ai ka Adil dhe per inerci shkruhet emri i vertete. Sa per dijeni nuk çalon gomari nga veshet mesoje kete. Komenti i Agimit ose Adilit ishte i sakte
PS cdo dite vjen dhe degjenerohet , si thote populli ,po i del kallai . Eshte e mira qe ato pak inteligjente qe jane me duar te pastra ,te largohen nga rrethi i ngushte i Rames . Le te rrije Rama me ca palo zagar ,si Balla dhe Brace .
Patjeter qe Balla do dal k/Artes,sepse nuk la njeri te afert te tij pa e sistemuar ne pune,biles na e ka sjelle nga Librazhdi ne Vlore fashatarin e tij,sikur humbi vlora per intelektuale.Prandaj do besh mire te zhdukesh e te mos dalesh para syve te socialisteve qe luftuan per bythen tende te qelbur o servil Librazhdi
PS do ta marri verdiktin vitin tjeter. Jam kurioz te shoh edin qe do te qurravitet per kariken e kryeministrit, eshte bere i peshtire per ate karrike eshte gati te beje aleance edhe me djallin per te qene kryeminister. Eshte deshtimi dhe zhgenjimi me i madh i shqiperise qe pas viteve 90, shume besuan se ky duke qene edhe qytetar do te largohej nga modeli autokratik dhe kriminal i berishes por sic duket ky po del kopje e saliut.
Sot per sot,ps-te eshte partia me e besueshme,dhe ka nje vizion me te mire per te ardhemen e shqiperise. Ata qe komentojne kundra Braçes dhe Balles,ja horrat e Sali Berishes.Por mos e befte zoti kurr qe te na vije perseri Berisha ne pushtet.E pam tete vjete se sa te zeza i beri ai me qeverisjen e tij shqiperise.Coi popullin ne nje varferi te tejkajsheme,nga babezia e tij per te mbushur xhepat e tyre te thelle.Jemi te qarte,se edhe ato pak pune negative te Edi Rames,jane si rezultat i pengeses nga Sali Berisha dhe Lulezim Basha,dy armiqet me te medhenj te kombit shqipetare.
Sakte ka folur Arta. Pyetja eshte pse foli kaq vone? Pse nuk flasin te tjeret? Se kane frike nga Rama qe nuk i zgjedh me si deputet. Turp qe PS tradhetoi cdo shqiptare me politiken e saj kundrejt DREJTESISE dhe krimeve te Sali Berishes&Familjes te tij mafioze.
Dita per Saliun mos ardhte kurre, ashtu qofte! Por edhe keta kelysh kurvash me Ramen ne krye, qafen thefshin qe neser! Kush do vije, do thoni? Ne e kemi ne dore te vendosim, se ne i votojme ata. Por eshte gabim shume i madh nese votojme njerin nga frika e tjetrit. Jo me! Ne duhet te kerkojme te zgjedhim njerez qe marrin pergjegjesi dhe i mbahen fjales se dhene.. U shuajte qe neser fara e armiqve te ketij mileti te varfer si edhe keta korokoshet mendjemedhenj te sotshem.
Cfar s’po shohim e c’degjojme
Kerkojne statutin ta ndryshojne
Kjo qe kryetarin te mos votojne
Por pa votuar ta pranojne
Ta pranojne me domosdo
Packa qe sratusi vjeter nuk e prano
Per kete po cirret Blushi
Por partia thote ti je Sal-Lulushi
Nga ky sherr e shamata
Ngjan te sjell noj hata
S’eshte cudi qe kjo parti
Te na pjell ndonje kulish te ri
Kulishi te kete jete e te na rroje
Por vjen Salihani te na sundoje
Me pas Rama statutin ta shterngoje
Blushi libra shkruan sa te doje
Ata qe tek Rama jane rrjeshtuar
Ne parti dhe Qeveri
Qysh tani kane menduar
Padronin e ri per te rrethuar
Edhe ata qe nga Rama u zhgenjyen
Perseri kane per te rrefyer
Per Pd-ne qe i poshteroje
Dhe per Ramen qe i mashtroje
Ata qe dalin te fituar
Jane ata qe jane mesuar
Te mesuar me dredhi
Bosin e ri me lepi