Dr. Eustrat Zhupa
Prof. Asoc. Jorgo Mandili
Zgjedhjet universitare janë në prag. Të gjithë prisnim ndryshime cilësore dhe nuk mund ta imagjinonim përsëritjen e farsës së radhës të zgjedhjeve universitare. Alarmi që u dha nga kryeministri për gjendjen e universiteteve si ”emergjencë kombëtare”, në vend që të finalizohej me një vendim politik të fortë (shiko moratoriumin për ndërtimet pa leje, edhe pse antikushtetues) për universitetet publike, përfundoi me një ligj të ri të hartuar nga një komision i kontestuar dhe me mbylljen e disa universiteteve te vetëfalimentuar, që përfshinin rreth 5000 studentë. A thua se kjo ishte e keqja më e madhe në Arsimin e Lartë, duke anashkaluar problemet madhore e skandaloze që ekzistonin dhe ekzistojnë në universitetet publike. Prandaj, me të drejtë, prof. Dhimitër Doka tërheq vëmendjen se nuk mund të ketë zgjedhje pa bërë “skanerin” për gjendjen financiare, drejtuese, shkencore e mësimore të çdo hallke të universitetit. Se, ç’kuptim ka një Reformë pa transparencë, pa përgjegjshmëri publike e ligjore?
Deri tani nuk kanë funksionuar instrumentat e mekanizmat ligjore, dhe ende nuk po funksionojnë, ku ky lidership të mbajë përgjegjësi për veprimet abuzive. Vetë sistemi i lejon të korruptohen e të sillen si “otomanë” që sundojnë e komandojnë pashallëqet e tyre. Nuk bëhet fjalë për ”drejtim akademik e demokratik” nga “rektorë tenderash”, “rektorë bordesh” apo ”rektorë partiakë”. Me sjelljet e tyre otomane, ata si bajraktarë emërojnë, ç’emërojnë, dhunojnë e nëpërkëmbin dinjitetin, sipas “qejfit” të tyre nepotik, politik, klientelist apo abuziv. “Pashallëqet universitare” (dhe nuk janë pak, por plot 14) janë vendet më “ekzotike” për politikanët e pushtetarët, gjyqtarët, prokurorët etj., për të punësuar të afërmit e militantët e tyre, dhe kjo është arsyeja pastaj që në shumë raste këta bëjnë indiferentin për shumë denoncime të bëra ndaj rektorëve të ndryshëm. Shto këtu që një pjesë e mirë e tyre janë edhe ”mësimdhënës” që edukojnë juristët e rinj me “moral të lartë” e “dije të qëndrueshme”.
Lidershipi ekzistues akademik nuk është gjë tjetër, veçse “jashtëqitje” e politikës dhe e klaneve të caktuara, maskuar me zgjedhje ”demokratike”, në një demokraci jo funksionale ku as zgjedhjet politike nën monitorimin e ndërkombëtarëve nuk janë demokratike. Atëherë pritet të bëhen zgjedhje demokratike në universitete nën mbikqyrjen e politikës e rregullave që do nxjerrë ajo? Edhe këto zgjedhje si herët e tjera nuk do jenë gjë tjetër, veçse farsa e radhës. Zgjedhjet universitare jo vetëm që e kanë humbur rolin e tyre në nxjerrjen e autoriteteve të vërteta universitare, por për shkak të deformimit të misionit të tyre, janë kthyer në faktorin më esencial të prapambetjes universitare, të riciklimit të të paaftëve dhe të njerëzve që nuk kanë asnjë qasje as me universitetin, as me akademizmin as me punën kërkimore, por vetëm qasje klanore të ruajtjes së pushtetit.
Pikërisht ky lidership anonim i ka dhënë “dorën e fundit” rrënimit universitar duke e transformuar atë në një sistem të atrofizuar, në gjendje ”reanimacioni”, që i mungon konkurrenca e brendshme e komandohet nga politika, ku “soji e sorollopi i saj është futur deri në mitrën e universiteteve dhe kënaq epshe nga më poshtërueset”.
Me të drejtë shumë profesorë e akademikë disa herë i kanë denoncuar zgjedhjet universitare. Prof. Z. Dervishi ka theksuar ”drejtimin e universiteteve nga njerëz medioker dhe të paaftë”. Problemi nuk është te këta të fundit, se me këta ndeshemi kudo në jetën e përditshme. Mediokriteti e paaftësia nuk janë as krim e as faj, por kur ky ekziston në drejtim, në pushtet, në vlerësimin e punës së të tjerëve, përbën një rrezik të madh publik, sepse janë këta që japin opinione për punën tënde, jane këta që të bëjnë ”gjëmën” sepse ata kanë aftësinë për të denigruar personalitetet e “pabindur”, për të intriguar sistematikisht kundër tyre, për të zhvlerësuar arritjet e tyre, nëpërmjet përdorimit të pushtetit në mënyrë abuzive dhe “flirtimit” me politikën dhe me çdo qeveri. “Madje – thekson prof.Dervishi – sa më i paaftë e mediokër te jesh aq më tepër energji negative prodhon në luftë kundër të aftëve”. Sepse të parët nuk kanë as moral, as dinjitet, as përgjegjshmëri e as ndërgjegje. Parimi i tyre është: Ndërgjegja ime është shefi! (Gëbelsi thoshte: Ndërgjegja ime është Fyhreri!) Por me këtë parim ata sigurojnë pushtet të pamerituar dhe përfitojnë tendera pa hesap, bëhen arrogantë e bajraktarë duke iu imponuar me shantazhe e forcë çdo individi që do merrte guximin t’i kundërshtojë. Kjo është pak a shumë gjendja “demokratike” në këto institucione ku duhet të rafinohet liria e fjalës, liria e shprehjes dhe mendimi i lirë, institucione që gabimisht quhen universitete. Dhe kjo për shkak të zgjedhjeve farsë, që kanë nxjerrë në krye të strukturave universitare jo personalitete shkencore (shikoni CV-të e tyre), por individë që si parametër kryesor të aftësive të tyre kanë “shkallën” e lakueshmërisë ndaj vullnetit të politikanëve dhe pushtetarëve.
“Nuk ka sharlatan, që nuk u ka hipur një herë në kurriz dhe nuk ka përjetuar ëndjen shtazarake të komandimit të të aftëve, të degdisjes së tyre deri në qoshen nga ku zëri nuk vjen kurrë, të shqyerjes së mendimit të lirë, të kooperativizimit apo të mendimit katundaresk” – thekson prof. Gjongecaj. “Nuk ka sharlatan që nuk e ka provuar një herë se si mund të drejtohet politikisht sistemi universitar i këtij vendi, se si para se të bëhet një politikë, duhet të mendohet se si të zhbëhet ajo, duke i lënë përfundimisht universitetet e këtij vendi në mes të asgjësë, pa asnjë mjet në dorë për të ndryshuar universitetet, madje pa kurrfarë qëllimi e misioni” – përfundon ai. Nuk mund të gjesh vend tjetër, në Europe jo e jo, por edhe në botë, ku lidershipi akademik të jetë kaq konformist e servil ndaj politikës e qeverive të çdo force politike, kaq autokrat e pa vizion për menaxhimin demokratik të një institucioni të tillë ku duhet të rafinohet liria e fjales, liria e shprehjes e liria e mendimit.
Prandaj, nëse diçkaje i ka ardhur koha, është marrja seriozisht me këtë problem, për të mos pranuar të na ”sundojnë” sharlatanët, dosidotë e shkeleshkotë në universitete. Eshtë koha për t’i kthyer respektin vlerave, mendimit, fjalës, njerëzve punëtorë me mend e me shpirt, të përkushtuar e frymëzues, intelektualëve “sui generis”, të cilët ”një ditë do t’u këlthasin me zemërim të ligjshëm zolaesk këtyre satrapëve të pandreqshëm: I accuse!” – thekson profesori i universitetit të Birminghamit G. Alpion.
Universitetet sot konsiderohen institucione në funksion të zhvillimit të shoqërisë dhe si të tillë në drejtim të tyre nuk mund të jenë përfaqësues të interesave të vogla, amorale dhe shpirtrave të shitur.
Universitetet duan të shohin tek lidershipi i tyre personalitetin kundërkonformist e energjik, menaxhuesin e aftë për ta ndryshuar e përsosur realitetin ekzistues nëpërmjet gjenerimit të ideve të reja dhe ndjeshmërisë ndaj progresives, të frymëzojë me autoritetin e tij akademik, shkencor, profesional e moral gjithë komunitetin universitar drejt një perspektive të qartë të institucionit.
Me drejtues të tillë të ditur, vetvetja, krijues e humanë, që përfaqësojnë filozofinë e progresit, që kuptojnë se ky sistem universitar mediokër duhet përmbysur, mund të shpresojmë që të Rilindë Universiteti me standardet europiane. Por a kemi ne resurse të tilla për 14 universitete? T’i përgjigjesh pozitivisht kësaj pyetje do të thotë të jesh ose utopist ose mashtrues. Utopizmi është karakteristikë e idealistëve, të cilët tek ne nuk ekzistojnë. Mbetet atëherë opsioni i dytë. Prandaj, të mashtrosh apo të vetëmashtrohesh duke i paraqitur zgjedhjet universitare si zgjidhje të Rilindjes së Universitetit në kushtet aktuale është një marrëzi e madhe. Përse ky nxitim? Përse nuk pastroni fillimisht mjedisin e “infektuar” të universiteteve? Përse nuk prisni rezultatet e kompanisë britanike të akreditimit? Përse nuk ftoni në këtë garë edhe personalitete të spikatura të diasporës?
Cila është zgjidhja atëherë? Nëqoftëse e kanë seriozisht Reformën në Arsimin e Lartë një zgjidhje e arsyeshme dhe praktike është ajo që ka propozuar prof. Doka (Panorama, 8 mars 2016) si edhe artikullshkruesit në shkrime të mëparshme, ku midis të tjerave propozohet një periudhë tranzitore me drejtues të spikatur, ndoshta edhe nga diaspora, të emëruar në mënyrë demokratike. Ka edhe shumë vende të tjera perendimore ku rektorët përzgjidhen në bazë kriteresh që seleksionojnë më të diturit, më të aftët, më të ndershmit, me një profil shkencor e akademik me integritet e reputacion ndërkombëtar. E këto vlera ai i mbron para një trupe ”profesorësh të formuar në mënyrë të plotë”. Tek ne kjo mund të zgjidhet me një trupë profesorësh të spikatur nga Diaspora dhe profesorë të huaj. Përzgjedhja me siguri do jetë objektive, sepse “sharlatanët e të paaftët” nuk marrin guximin të paraqiten para një trupe profesorësh të tillë, që nuk kanë arsye të bëhen marioneta politike apo të “shqiptarizohen“.
Kjo periudhë tranzicioni do të shërbejë:
Së pari, për të ndërtuar të gjithë infrastrukturën për zbatimin e ligjit të arsimit të lartë pas raportit të agjensisë britanike për të parë se cilat nga këto “shkolla” kanë potencial për universitet e cilat jo. Eshtë e paimagjiinueshme që një vend i varfër dhe i vogël (me rreth 2ml banorë) të ketë 14 universitete (vetëm publike) me standarde europiane.
Së dyti, të bëjë transparencën e ”gjendjes financiare, drejtuese dhe mësimore-shkencore” në cdo hallkë të institucioneve të arsimit të lartë ”për të nxjerrë përgjegjësinë publike për shkaktarët që i kanë kthyer këto institucione në “karakatina të injorancës”. Shkaktarët duhen trajtuar si kriminelë dhe, nëse nuk futen në burg si ata që nuk paguajnë dritat, të paktën të mos u shkelë këmba më në institucione publike.
Së treti, të bëjë pastrimin e këtyre institucioneve nga “doktorët e profesorët delenxhinj”, sipas procedurave të ligjit ekzistues të arsimit të lartë dhe V.K.M ekzistuese, për t’i certifikuar përfundimisht këto institucione me Diplomën e Moralit! Nuk është akoma e qartë pse ligji ekzistues nuk është zbatuar në këto 3 vjet, por presim për ligje të reja (!).
Së fundi, pas kësaj “faze tranzitore”, për përgatitjen e të gjitha kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme me konkurrim dinjitoz, të pavarur nga politika (ministria), jo si ai i drejtorive arsimore, por me konkurs të ndershëm, pa rregullore nga lart, ku mundësisht të ketë edhe profesorë të huaj për të vlerësuar realisht aftësitë menaxhuese dhe akademike të kandidatëve për projektin e tyre për NDRYSHIM! Prova që bëri prof. Shaska si rektor me Universitetin e Vlorës (2008 – 2011), tregoi se ky ndryshim është i mundshëm. Edhe në Shqipëri mund të ndërtohen intitucione moderne dhe çdo qeveri e ka detyrë historike ta lehtësojë këtë proces.
Cdo zgjidhje tjetër e nxituar me zgjedhje farsë vetëm se do t’u zgjasë individëve agoninë e një jete universitare pa kuptim për karton-diploma.
Po po…. Jorgo Mandili qe sa ishte pedagog ishte servil i pushtetit dhe drejtuesve….tani qe doli ne pension behet trim… si i mori titujt ky zoteri…pa shifini cv e tij…qe i rrinte pas Prof. NIKO THOMOS edhe per ta shfrytezuar por edhe per te tjera….asnje aktivitet i spikatur shkencor jashte…por vetem te buletini i UV. Pra kur flasin per te tilla reforma kesisoj njerezish, keto qe thuhen jane jo te besueshme…. ju ngjit idhullit Shaska i cili kishte hall te kanalizonte fondet e NATOS nepermjet UV, krijoi nje univ virtual dhe u soll si pasha i univ sokur ishte ne prone te vet..sa staf pushoi apriori vetem pse shkonin ne konferenca pa i marre leje…apo perfitimet financiare te miqve te tij tipit Elezi etj nepermjet shkollave verore me paret e studenteve ne pagesat e krediteve. E sa e sa te tjera…. Reforma duhen, nuk diskutohet dhe drejtues te tipit tjeter duhen por…..
Z.Altin ke shume te drejte te flasesh po mos harro qe nqs do te tregohesh i sinqerte dhe trim ben mire te shkruash emer mbiemer ne koment se fdoahta ti je ndonje nga ato “pemet” qe kokrrat i kane te prishura qe ne fare ….
Naimi ka shkruar: “Pa DËGJO fyellin Ç’THOTË!” Dëgjoje një herë se çfarë thotë, pastaj fol, o burr i dheut! Dakord, Mandili paska pasur e paska ende të meta tani në pension, po ti që flet i ke të metat që në të folur dhe në pozicionim, o i shretë! Ti je gjithashtu i kompromentuar qysh në qëllim, o i mjerë! Se po të ta dinim biografinë (që anonimati këtu e mbulon), mendo se çafrë të metash do të kesh ti, kur vrullin tënd negativ nuk e përmban dot as në këtë artikulim publik! Po të duash, kapu pas fjalës “fyelli” për të bërë replikë, por as “pipza” jote nuk mund të dëgjohet dot.
Naim Frashëri dikur pati shkruar: “Pa DËGJO fyellin Ç’THOTË!” Dëgjoje një herë se çfarë thotë, pastaj fol, o burr i dheut! Dakord, Mandili paska pasur e paska ende të meta tani në pension, po ti që flet i ke të metat që në të folur dhe në pozicionim, o i shkretë! Ti je gjithashtu i kompromentuar qysh në qëllim, o i mjerë! Se po të ta dinim biografinë (që anonimati këtu e mbulon), mendo se çfarë të metash do të kesh ti, kur vrullin tënd negativ nuk e përmban dot as në këtë artikulim publik! Po të duash, kapu pas fjalës “fyelli” për të bërë replikë, por as “pipza” jote nuk mund të dëgjohet dot.
Pervec gjithe te tjerave qe jane permendur ne shkrim, njerezit qe do te zgjidhen per te drejtuar universitetet duhet qe te mos pranojne studente me note mesatare gjimnazi nen 8 TETE, ashtu si ka qene edhe me pare ne historine e universiteteve tona. Jo cdo trangull qe mbaron gjimnazin duhet te maroje universitetin, si deri me sot keto 25 vjet, pasoja, te cilat po i vuan ne kurrizin e saj shoqeria shqiptare dhe vete Shqiperia, e cila eshte e mbushur plot e perplote me “intelektuale” te kesaj kategorie, qe i thone AMIN edhe urrejtjes mbareshqiptare veri jug, edhe coptimit e shitjes se teritorit, e shume e shume maskaralleqeve te tjera.
NESE E DUAM VERTETE SHQIPERINE, I DUHET THENE STOP NJEHERE E MIRE DIPLOMAVE QE JAPIN SOT UNIVERSITETET TONA, jo cdo gjimnazist mund ta mbaroje universitetin. Le te tentohet te pakten te arrihen nivelet e pergatitjes se kuadrove te para viteve ‘ 90.
I pershendes artikullshkruesit.
Ganiu
O altin ore qenke nje koqe injoranti ti qe e shfaq me kaq mllef saqe e ben njeriun te mendoje se nje mllef te mundonos ja fut si kau leles kur thua per tanushin fjale te tilla ndersa jorgon ti se njeh fare .mos valle o dite zi i sherben dikujt per te nxire figuren e kethre dy personaliteteve.po e mbyll me vargjet e arben dukes poetit dhe qendrestarit te moralit. INJORANCA KA SUNDUAR
ME ERRESIREN E SAJ. POR MENDJEN E NDRICUAR S’E ZHYT DOT NE TERR KOLLAJ.Emore vesh tani otini?dil me emer o ditezi dhe sbkruaj ndonje gje apo mos je analfabet funksionale qe mendjen tende ta komandojne te tjeret?
O altin o ditezi more cfate njeriu je ti .sa here qe shkruan jorgo dhe permend tanushin ti more faqezi te njejtat gjera sjkruan Mos i shtrembero gjrat o ditezi.Jorgo ka shkruara
disa here edhe para pensionit nderkaq sa per aktivitetin nuk mbete ti ta vleresosh apo te zesh ne goje tanon apo tur elezin qe i dhane fryme dhe sbpirt atij universiteti qe sot eshte kthyer ne nje hale me ne krye zotrote.dil o ditezi shkruaj me fakte hapur e jo me shpifje
qe me veten dhe degjo se cka thehe i madhi A.DUKA :
INJORANCA KA SUNDUAR
ME ERREDIREN E SAJ
POR MENDJEN E NDRICUAR
S’E ZHYT DOT NE TERR KOLLAJ.
Keshtu mos u lodh kot se faktet jane brenda .
Sic thote dhe edoja”altini le te lehe ata te tre shkojne perpara”
Gjergji
O altin o faqezi.more je i njejti qe sa here shkrun jorgo dhe sidomos kur vlereson tanon ty sikur te bie ileti
Fol me fakte dhe me emer.te shoqeroheshe me prof Thomon ishte lprivelegj e nder.te vleresosh tanon dhe tur elezinqe i dhane fryme dhe shpirt atij univ.qe tani eshte kthyer ashtu sic shkrujne jorgo dhe eustrati ne hale diplomash eshte dicka dinjitoze .mos valle je edhe ti ndonje nga ata te trafiku te punes shkencore apo ndonje we trurin e ke te tepert dhe te mjafton shtylla kurrizore.o tini !sic thote edoja:ti leh se ata te tre shkojne perpara vur vath ne vesh nje strofe nga poezija”INJORANTI i DUKED SE MADH ARBEN:
IINJORANTI KA SUNDUAR
ME ERRESIREN E TIJ
POR MENDJEN E NDRICUAR
S’E ZHYT DOT NE TERR O ALTIN
Te falte zoti-bedt regards gj.