Jaho Salihi: E vërteta e përfshirjes së Azemit në trafik armësh dhe vrasjeve që tronditën Tropojën

11 Mars 2016, 09:39Politika TEMA

Në intervistën e tij për Ylli Rakipin, Jaho Salihi ka folur edhe për vrasjet që tronditën Tropojën dhe akuzat për përfshirjen në trafik armësh të Azem Hajdarit.

Salihi: Janë fise me fise, familje me familje. Pavarësisht se abuzohet se ka ndikim politika, politika ka ndikim si nisi konfliktin, por ajo çka ka ardhur mbrapa, jo. Pas vrasjes së vëllait të Fatmirit nisën të gjitha.

Rakipi: Mbase edhe lufta e Kosovës, mos është një shkak i këtyre vrasjeve. Fjala është për trafiqet?

Salihi: Mu kujtua libri i atij gazetarit, Fred Abrahams. Një përgjigje që ka dhënë Fatosi kur ka takuar ushtarët e UÇK-së. Ka thënë kur i kanë kërkuar ndihmë, Veriun nuk e kontrollojmë ne. Por s’ka pasur lidhje, para se të ndodhnin ngjarjet në Kosovë. Ka dëshmi se janë pjesëtarë të UÇK-s. Në 1997 kur Fatmiri ka marrë drejtimin e Komisariatit të Tropojës, para se të ndodhta vrasja e Azemit, një pjesë e mirë e tyre, disa kanë pasur leje qarkullimi për makina, për armë mbrojtje me leje. I kanë pasur prej Fatmirit për të shëtitur nëpër Shqipëri, nuk është punë tregëtie. Akuzojnë shumë për të kontrolluar tregtinë e armëve, e vërteta është se shumë armatim i Kosovës ka kalua nga ne, nga Tropoja, është e vërtetë, për fat janë gjallë shumica. Ne i kemi dhënë armatim jo një here, por disa here, pa para, jo armatim, thjesht personal. Ata kanë pasur probleme me fonde, s’kishin para mjaftueshëm për të mbledhur armë. Jo një here, por disa herë kanë marrë me mikrobuza, me kamionë të vegjël dhe i kanë hedhur paratë kur ata e kanë pasur mundësinë, kur kanë mundur.

Rakipi: Ka disa burime që thonë se shkaku i zënies mes Azem Hajdarit dhe familjes Haklaj ishte vrasja e dy ushtarëve të UÇK-së.

Salihi: Edhe aty janë dyshimet, është vrarë një nga themeluesit e UÇK-së në mes të Tropojës dhe Kukësit te Ura e Drinit, sipër hidrocentralit. Eshtë vrarë babai i një shokut tonë, doktor. Njëri i mire. Ai ka ndihmuar nga janari i vitit 1997 deri sa ka vdekur, ka ndihmuar pjesëtarët e UÇK-së sa ka pasur mundësi. Ata kanë dalë për t’i grabitur. Nga Tirana kanë qenë personat që kanë dalë për ti grabitur. Personat që kanë dalur për ti grabitur, ushtarin e UÇK-së, atë ditë kanë pirë kafe me Azemin dhe kjo është e vërtetuar. Është një nga 15 personat që kanë themeluar UÇK-në. Mërgimi i thërrisnim, ushtari i UÇK-së.

Rakipi: Folëm pak më parë që Muharrem Haklaj takoi Azem Hajdarin, keni thënë që Azemi është shfajësuar për vrasjen e Shkëlqim Haklaj dhe është i regjistruar me zë. Përse, e keni idenë? Kush e ka këtë kasetë?

Salihi: Këtë ma ka thënë babai i Fatmirit, aty i ka inçizuar, se cka ka bërë, se kush e ka nuk e di, por Azemi i ka thënë vetë. Muharremi tha që ka inçizuar që fjalët e mia të jenë, mos më thonë këta diçka tjetër, ja ka bërë me dorë prej dyerve të tjera, unë se kam atë inçizim.

Rakipi: Azemi ishte i përfshirë me këto punët e UÇK-së?

Salihi: Azemi nuk ishte i përfshirë në punët e UÇK. Absolutisht jo, as nuk është marrë Azemi as me tregti armësh. E para s’kishte pushtet, s’kishte mundësi. Ai ka dhënë suport nga ana politike.

Rakipi: Në intervistën e fundit që keni dhënë keni thënë se kishit dyshime se Berisha dhe Azemi kishin gisht në vrasjen e Shkëlqim Haklaj, pasi ishtin njerëz nga zyra e PD-së që njoftuan vrasjen e Shkëlqimit, vetëm dy kilometra larg Barjarm Currit. Si e morën vesh para jush që ishit në Tropojë, zyrat e PD-së për vrasjen e Shkëlqimit?

Salihi: Vrasjen e Shkëlqim Hakljat e ka bërë Berisha. Kur i analizon veprimet, tonat, të atyre, sot jam i bindur 100 për qind që vrasjen e Shkëlqimit se ka bërë Azemi, e ka bërë Berisha, se ka bërë vetë normal, por i ka nxitur ata që e kanë bërë. Unë e di që ngjarja ka pasur një dëshmitar kur është vrarë vëllai i Fatmirit. Ai dëshmitar ka kontaktuar edhe me mua edhe me Fatmirin. Të gjithë personat që ka përmendur ai pas kësaj ngjarje janë bërë njerëz të besuar të PD-së, të gjithë kanë marrë poste drejtuese tetë vjetë që ndenjën në pushtet, si në Tropojë, si në Tiranë. Pse u deshte Shkëlqimi, përse nisi gjithçka prej tij? Fatmiri ishte shef komisariati ata e dinin se po ti vritej vëllai, ai do të reagonte. Do të linte punën.

Rakipi: Ky është një veprim politik?

Salihi: Merri analizo ngjarjet në atë kohë, në momentin që ka ndodhur vrasja e vëllait të Fatmirit në komisariat të Kukësit, të Hasit, të Shkodrës, të Lezhës në të gjitha këto kishte probleme, vetëm në Komisariatin e Tropojës jo. Si ta nxirrnin Fatmirin nga aty. Shtatë muaj që ka ndenjur ai aty nuk ka pasur as vjedhje.

Rakipi: Vazhdoni të besoni se ishte një incident vrasja e Azem Hajdarit?

Salihi: Absolutisht po.

Rakipi: Nuk më saktësove një gjë. Ju ja lini rastësisë, përmendët një emër kush e nxorri Azemin aty. Që erdhi te ju me armë me silenciator. Izet Haxhia ka qenë me ju përpara vrasjes së Azem Hajdarit?

Salihi: Gjatë ditës, por unë s’kam qenë vetëm me Izetin, kam pirë kafe të Piazza, te Nikolino, te klubi i Fidelit, kemi ngrënë drekë në Linzë. Nuk ka qenë diçka e fshehtë.

Rakipi: Ju njiheshit me të?

Salihi: Normal, Fatmiri është rritur me të, e kanë shtëpinë dhjetë minuta larg.

Rakipi: Kam lexuar disa gjëra, ai vazhdimisht shkruan dhe flet, jeton në Turqi. Ne folëm për disa momente kur unë kam qenë pranë PD-së dhe Izeti ka qenë njeri aty. Kam lexuar disa gjëra të tij dhe s’më përputhen, më kanë bërë përshtypje. Në disa raste ka thënë pyesni Ylli Rakipin, se di pse e ka thënë dhe nuk e kuptoj, por roli i tij në atë moment, raporti me Azemin ka qenë i vështirë, ju s’keni folur me Izetin atë ditë?

Salihi: Nëse nuk gaboj ata kanë pasur komunikim me njëri- tjetrin. Te Izeti nuk donim të vërtetonim nëse Azemi ishte fajtor.

Rakipi: I mungon diçka ngjarjes për t’u quajtur rastësi, qasja e të gjitha gjërave, bashkimi i të gjitha copëzave duket sikur nuk është rastësi. Përshembull ju përmendët emra ku keni qenë, kë keni takuar. Për ta bashkuar këtë me Izetin, por ndërkohë duket që dhe ju në bisedë kërkoni t’ja lini rastësisë daljen e Azemit.

Salihi: Ata që e kanë nxjerrë e kanë nxjerrë qëllimisht. Ti the diçka qëparë, që veriun dhe Tropojën e kontrollonim ne. S’po them më shumë, po komisariatin e Tropojës e kisha në dispozicion komplet. Diheshe si sillej Azemi, ai silleshe në orën 01:00 të natës tek pullë vetëm. Nëse kishim aq pushtet, unë aq pushtet, Fatmiri aq pushtet, nuk kishim mundësi të visheshim si forcat speciale, si forcat e UÇK-së?

Rakipi: Të thashë, unë isha atë natë aty, unë e njihja, kisha miqësi me të. Azem Hajdari u nis për të ikur në shtëpi, isha aty dhe jam i qartë në këtë pike, sepse ne i kërkuam të ulej, dikush e ktheu aty.

Salihi: Ka dalë ka pirë kafe me Fatmirën, ka ndenjur para zyrave të PD-së, ka hyrë brenda. Pasi ka dalë ka ardhur te ne. Pse nuk erdhi kur ishte me Fatmirën, pse nuk erdhi kur ishte te lokali i PD-së?

Rakipi: Jaho, pse mendoni se Berisha e ka thërritur urgjent Azemin për të ardhur në Tiranë ditën e vrasjes, se ishte në Lushnje? Unë e kam parë Berishën, nuk e kam parë fare të interesuar për t’u marrë me Azemin, jam një njeri që kam qenë aty. Izet Haxhia thotë që Berisha e ka tradhtuar Azemin ditën e ngjarje.

Salihi: Di të të them këtë, që Berisha atë natë e ka ditur që unë isha në makinë me Fatmir Haklajn, këtë ta jap me jetë. E kam dyshuar se e ka ditur edhe përpara, jo një rast, kam tre- katër raste, njerëzit nuk përtojnë të japin nformacone, siç merr informacion ai për mua, për dikë të familjes, jemi tropojan të dy.

Rakipi: Pse nuk folët në gjyq asnjëherë për vrasjen? Keni thënë që u bë një pazar me dosjen tuaj, përse nuk e thoni?

Salihi: Nuk u bë pazar vetëm me dosjen tonë, u bë pazar me kokën tonë, nuk diskutohet ajo punë. Nëse të gjithë ata persona që kanë lidhje direkt me vrasjen kur u vra Fatmiri, ose kur jam plagosur unë, të gjithë kanë marrë shpërblime.

9 komente në “Jaho Salihi: E vërteta e përfshirjes së Azemit në trafik armësh dhe vrasjeve që tronditën Tropojën”

  1. Jeronim de Rada says:

    “Mergimi” eshte pseudonimi i Ilir Konushevcit.

    1. Xha Xhai says:

      Nje gja nuk sqarohet ketu: keta shitnin arme tek shqiptaret e Kosoves. A kishin ndonje biznes fabrike qe prodhonte arme?

  2. Bushi says:

    Ja pra kushe eshte Sali Berisha.Edhe shoket e tij te punes e te nje partie,i ka vrare tinezisht, si qeni qe te ha fshehurazi.Krimet e Saliut nuk kane te mbaruar,dhe pa piken e turpit, ai del e gerthet si maçok ne parlament.Ai gerthet keshtu per te mbuluar krimet e tija.Por populli nuk i ha ato,se eshte me i mençem se Sali maloku.Do vije nje dite qe drejtesia do ta thote te verteten.Ne kete bote, nuk ngelet borxh pa lare, dhe hak pa marre.

    1. albaniafirst says:

      Bushi, pse ke patur ndonjehere dyshim ti per Sali Berishen?

  3. N. Tozaj says:

    Per te kuptuar ngjarjet ,duhet te kihet parasysh koha , vendi dhe subjektet e ngjarjeve:

    Fqinjte me shume perparsi ne organizimin shteteror dhe pasuri ,arrinini lehtesisht rekrutimin e individeve si dhe organizimin e intrigave dhe kurtheve ne Shqiperi. Komunizmi idjot Shqiptare kishte harxhuar tere energjine ne terrorin civil te brendeshem per te garantuar pushtet fiktiv te rehatshem nga brenda,sepse integritetin e kufive e ruhej nga marveshjet e fuqive te medha. Fqinjte kishin skenaret gati kunder Shqiptareve,dhe sapo te jepej mundesia do i aplikonin me shume efikasitet. Fqinjte financojne shume ne percarjen mes Shqiptareve, pershembull Ben Blushi Shuteric eshte nje nga pinjollet e nje familjeje te tere me nje aktivitet te vjeter dhe te komplikuar antishqiptare.

    1. u dhim tu qesh says:

      Te kripsha trute o gagac ?

  4. alphade says:

    Dava tropojanesh ! Dava hajnash e kacakesh ! Cete shpellaresh me ne krye Sali Berishovic-
    MIllosh-Fasllic !!! Kryekrimineli e tradhetari me i madh i kombit shqiptar ! Percares ”for
    excellence”i shqiptareve Veri-Jug !!! Divide et impera ! Monstra e Vicidolit. !!!

  5. ylli says:

    Nuk e di si ndjehet Jaho Salihi kur zonen ku ka lindur e eshte rritur ,e emertojne “fole cecenesh”.Meqe je gezuar per fitoren e PS o z.Jaho duhet ta dish qe keshtu ju therrasin gjithe votuesit e PS ,”cecene”.Nese ndjehen rehat votuesit e PS ne Veri me keto racizma krahinore komuniste ,hallall.Merrni ate qe meritoni.

    1. Tanguli says:

      Ne fakt cecene quhen funderrinat e PeDe-se ne veri dhe ne jug! Ti je nje prej tyre ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje