Vangjush Dako: Blushi është si Grida, nuk e kuptoj pse qendron ende në PS

11 Mars 2016, 09:23Politika TEMA

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka thënë gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, ka thënë se ajo që i bënë Blushit në Elbasan qe pak, me akuzat që bën ky i fundit ndaj socialistëve.

“Blush, unë nuk e di si do ndihesha nëse Blendi Klosi, deputeti që kryeson listën e PS-së në qarkun e Durrësit nuk do të vinte të më mbështeste mua në zgjedhjet për Bashkinë e Durrësit.

 Të vinte të thoshte që Rilindja falimentoi, të vinte t’i thoshte qytetit tim që ju blini mish dhe nuk blini sapun, të më vinte të më thoshte mua ti e ke këtë kështu dhe atë ashtu…

Nuk e di, por ajo që i kanë bërë Blushit në Elbasan është pak, është shumë pak”, tha Dako.

Ai tha se qëllimi i Blushit është dëmtimi i qeverisjes socialiste.

Sipas Dakos, Blushi duhet të përjashtohet nga Partia Socialiste.

“Këto janë mllefe. Kam qenë vetë me Blushin në Pezë dhe ai tha: Unë do të të shkatërroj ty!

Këto nuk janë sjellje të një kolegu që i dhimbset PS-ja, por mllefe personale.

Këtyre gjërave duhet t’u japim fund. Jam kundër referendumit.

Nuk dua të merrem me Blushin, por pashë që kishte një fjalim më tërheqës.

Isha shumë i inatosur me atë që ndodhi në Elbasan dhe kisha edhe pikëpyetjen se përse Blushi duhet të jetë anëtar i PS-së.

Këto që thotë Blushi, m’i thoshte Grida në fushatë. Nëse vazhdojmë me këto sherre, do të humbim zgjedhjet e ardhshme”, tha Dako.

6 komente në “Vangjush Dako: Blushi është si Grida, nuk e kuptoj pse qendron ende në PS”

  1. ganiu says:

    po ti more xhuxh ke hallin e zgjedhjeve dhe te hajduterive qe ke bere dhe po ben me parate e taksapaguesve te durresit dhe te gjithe shqiperise apo hallin e blushit. Edhe ti duhet te jesh si taulant katunari qe do me shume partine sesa shqiperine se helbete sa kohe qe do te kete votues qe do te vazhdojne tu votojne juve mashtrues dhe hajdute per aq kohe ky vend nuk do behet. Ti dhe rraca jote duheni perzene per bythesh nga ato karrike qe i keni gozhduar nga korrupsioni dhe e keni te veshtire te ndaheni madje ato i doni me shume se vendin. Plehra, vitin tjeter do merrni verdiktin dhe pastaj shkoni kerkoni azil ne gjermani

  2. eda says:

    Ky Vangjushi, me thene te drejten me eshte dukur gjithmone pa nivel, ordiner, i pakulturuar, nje medioker i vertete, por gjithmone kete mendim mundohesha ta mbaja vetem pervete.
    Pasi e degjova dje ne Tv, se si fliste per Blushin, me besoni, por ishte turp per audgjencen qe e shikonte dhe e degjonte.

  3. gegetoske te gjithe says:

    Ti qan humbjen e zgjedhjeve te ardhshme……..
    hahahahahahahhahaha DEBILA!
    Qajne pushtetin dhe vazhdimesine e pushtetit!
    Qajne karriget dhe jo mbarevajtjen e puneve !
    Turp,oooooooooo POPULL!
    Shikoni cfare fytyrash dhe mendimesh kane!
    ATA MENDOJNE SE SI TE PASUROHEN PER VEHTE , SI TE MBAJNE PUSHTETIN DHE SI TE VIJNE NE PUSHTET!
    Kerma dhe kellira !
    Gjakpiresa qe i vijne rrotull ketij POPULLI!

  4. faja says:

    Nxirreni perjashta plehren Ben Blushi , sepse e meriton.

  5. zef says:

    O Dako je bisnezmen dhe jo politikan, te kam degjuar shume here
    dhe nuk din te lidhesh dy fjale bashke. Me mire mos fol fare
    se nuk i ben ndonje ndere PS dhe krietarit duke folur se tregon
    se nga kush perfaqesohet PS.

  6. emigrant says:

    Z.Dako
    Do te ishte shume me mire nga ana juaj te heshtnit e te mos shkruani “pacavure” dhe “pislleqe” te kesaj natyre. Qe PS e Rames eshte Parti model e partise se punes komuniste me nje kryetar mendjemadh , arrogant(cuditerisht I di te gjitha),kokeforte dhe aspak demokratik, kjo me tashme dihet dhe eshte e qarte si drita e diellit. Juve vecanerisht si pushtetar dha antar i PS ju leverdis sepse prej vitesh e shfrytezoni per bisneset tuaja dhe thoni te verteten parate i kini bere sepse je ne pushtet dhe ne politike. NQS ne nje vend deomkratik me institucione te equlibruara dhe qe funksionojne POLITIKA eshte e ndare nga biznesi. Pra e kuptoni shume mire qe ju si biznesman nuk duhet te ishit ne politike. Prandaj mos shkruani mbrockulla per te genjyer masat. Personat qe kane dy tru ne koke ju kuptojne juve shume mire. Prandaj lereni Blushin te beje punen e vet. Se c’fare qellime ka ai ne mendjen e vet nuk e di njeri(pervec makines amerikane te se vertetes) por fakti qe sfidon Ramen eshte dicka positive. Ju te tjeret jinni “delet” e Shokut Rama sepse ju leverdis , ju gjen pune,ju siguron biznes etj etj Bella vita z.Dako….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje