Nën zhegun përvëlues të diellit të Kolumbisë, një Toyota e kuqe ecte në rrugët e qytetit Yarumal.
Në pjesën e pasme të saj ishte i lidhur trupi i një të riu me një shenjë në qafën e tij: Unë jam një ekzorcist.
“Ekzorcisti” ishte Vicente Varela, viktima më e fundit e legjendarëve “12 Apostujt”.
Një skuadër vrasësish që janë përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 50 kriminelëve të rrezikshëm në Kolumbi.
Skuadra e “12 Apostujve” ishte përbërë çuditërisht nga njerëz të nderuar të komunitetit, policë madje dhe një prift.
Mbretëria e tyre gjakatare është cilësuar nga shumë njerëz si “fushatë spastrimi”.
Lufta e tyre përqendrohej ndaj kriminelëve, vrasësve, trafikantëve të drogës dhe simpatizantëve guerrilas.
“Apostujt” kishin një reputacion famëkeq dhe cilësoheshin si të pamëshirshëm.
Viktimat e tyre thjesht zhdukeshin, zakonisht kur binte muzgu, në shtëpitë e tyre, në rrugë apo kur dilnin nga lokalet ku kishin kaluar ditën.
Por veç kriminelëve, viktima të “Apostujve” ishin shpesh edhe të varfërit.
Një prej tyre, Luis Armando Holguin Jurado, lëvizi në një tokë pa e kuptuar se i përkiste një prej “apostujve”.
Ai nuk reagoi ndaj paralajmërimeve për të lëvizur së bashku me familjen nga ajo tokë, dhe në 12 gushtin e 1993 disa persona të armatosur hynë në shtëpinë e tij.
“Rreth mesnatës, një grup meshkujsh të veshur me të zeza e tërhoqën zvarrë nga dhoma e gjumit, gjysëm të zhveshur, dhe shkëputën nga krahët e tij djalin e vogël”, tregon Avokati i Popullit në Kolumbi.
Ata e vranë me gjakftohtësi në sy të gruas dhe tre fëmijëve të mitur.
Pas asaj që ndodhi, të gjtiha familjet që jetonin në tokat e “Apostujve” u larguan për të shmangur fundin e tmerrshëm.
Në 7 shtator të 1993, Oscar Hernan Upegui Saldarriaga u vra në rrugë nga një prej “Apostujve” i cili ishte i maskuar.
Sipas Avokatit të Popullit, autoritetet nuk bënë asgjë për të hetuar rastin.
“12 Apostujt” mendonin se ishin mbi ligjin dhe mund të bënin gjithçka donin, thotë AP.
“Nëse një qytetar nuk bindej ndaj urdhrave të Apostujve, ekzekutohej pa gjyq”, thotë ai.
Javën e kaluar historia e “Apostujve” mori një kthesë të beftë pasi vëllai i ish-presidentit kolumbian u akuzua se bënte pjesë në bandën famëkeqe, madje ishte një prej liderëve.
Teksa Alvaro Uribe ngjiste shkallët e karrierës politike për t’u bërë më pas president, vëllai i tij Santiago bënte namim ne bandën e “Apostujve”.
Një dëshmitar tregon se Santiago Uribe drejtonte bandën famëkeqe nga femra e tij “La Carolina”.
Juan Carlos Meneses, dëshmitari që kishte qenë shef policie në qytetin e Yarumal, thotë se sapo mori këtë pozicion u urdhërua të mbulonte veprimet e bandës së “Apostujve”.
“Shefi më tha, duhet të bashkëpunosh me ta. Kreu i tyre është Santiago Uribe Velez. Në këmbim të heshtjes do të marrësh 2 mijë dollarë në muaj nga vetë Santiago”, tregon Meneses.
Në atë kohë “Apostujt” kishin 2 vjet që ishin themeluar dhe kishin kryer mbi 29 vrasje.
Në vitet që pasuan ata kryen edhe 164 krime, nga të cilat janë zbardhur të paktën 50 vrasje.
Mes tyre ishte edhe një prift, At Palacio.
Kur u mor në pyetje prifti tha se “Apostujt” nuk ekzistonin dhe ishin fryt i imagjinatës së qytetit.
Por ai doli bllof kur në Biblën e tij në dhjetor të 1995 u gjet një pistoletë kaliber 38.
Teksa prokuroria kolumbiane ka nisur hetimet, në femrën “La Carolina” mendohet të jenë dhjetra varre njerëzish të zhdukur, vepër e “Apostujve”./Daily Mail/ Përgatiti Amarildo Lumani
Kane bere keq qe kane pastruar kriminelet?!