Rama iu përgjigjet akuzave: PD ikën nga Kuvendi, sepse në radhët tona s'ka asnjë të inkriminuar

10 Mars 2016, 12:24Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka theksuar sërish në Kuvend se në radhët e maxhorancës nuk ka asnjë person me rekorde kriminale, duke iu përgjigjur akuzave të paraardhësit të tij, Sali Berisha.

“Ata ikin sepse në këtë Parlament dhe në anën e majtë të tij nuk ka asnjë person me rekorde kriminale. Ata ikin sepse ligji më ekstrem unikal në planet, i kaluar edhe me bekimin tonë për të ashtuquajturin dekriminalizimin të Parlamentit dhe politikës nuk arrin dot të zbulojë asgjë. Dhe gjithë ajo seancë absurde, 48 orë marrëzi, negociata të mbyllura 6 herë e rihapura 6 herë, për të çuar në ekstrem një formular qesharak ishte shprehja e dëshpërimit për faktin se ata 19 kriminelët që do kapeshin nga ky proces ishin vetëm pjellë e fantazisë së një propagande të shthurur që prodhon çdo ditë fakte të rreme”, tha Rama në seancë.

Madje ai shprehet se të inkriminuar ligjërisht nuk ka as në radhët e të zgjedhurve të qeverisjes vendore.

Por sipas tij të inkriminuar politikisht janë të gjithë, duke nisur nga vetë Rama.

“Dhe ashtu siç nuk ka në këtë Parlament persona të inkriminuar nuk ka as në të zgjedhurit e popullit në qeverisjen vendore të inkriminuar ligjërisht. Pastaj persona të inkriminuar politikisht, ne jemi të gjithë këtu. Unë i pari, dhe kryetari i Kuvendit i dyti, kemi kryer të gjitha krimet që fantazia dhe eksperienca e Saliut mund të përmbledhë në sulmet me libër shpie të kundërshtarit”, vijoi Rama.

Rama i quan veprimet e opozitës si një betejë për të kriminalizuar shumicën qeverisëse. “Na nxorrën tani dekusarizimin. Pas dekusarizimit, kur të mos ketë as kusar këtu kushedi se ku do dalin”, vijoi Rama.

2 komente në “Rama iu përgjigjet akuzave: PD ikën nga Kuvendi, sepse në radhët tona s’ka asnjë të inkriminuar”

  1. BERISHA LARGOHU says:

    Kur edhe Vangjel Dule na bente opoziten, hajde marrezi hajde. Eshte minoritet ne Shqiperi dhe pretendon te te bej ligjin ne nje vend shqiptar. Opozita eshte kriminale dhe pretendon te ndershmin duke u larguar gjoja si te ndershem. Shqiptaret jane me te qendrueshem me Ramen, mbeshtetja e shqiptareve ndaj qeverise se Rames tregon integrim ne c’do fushe te jeteses.

  2. spartaku says:

    Ineresante! Kriminelet jane ne pd-ke dhe ata te pd-ke akuzojne ps-te qe nuk ka asnje.Mire ja ka bere zoti Rama qe jua ke perplasur ne surrat atyre maskarenjeve te pd-ke.Populli i shikon mire,i gjykon mire se kushe jane te krimit, e hajdutet ku flene.Ata flene ne preherin e ngrohet te pd-ke.Ps-te eshte partia me e besueshme, dhe vendi do ecin perpara me kete parti, dhe me kete kryeminister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje