Berisha trembet nga Rama: Të mos mbajë shishe këtu pas meje, se është i rrezikshëm

10 Mars 2016, 11:54Politika TEMA

Sali Berisha ka mbajtur një fjalim në Kuvend, ku më së shumti është marrë me Asamblenë e Partisë Socialiste.

Sipas tij, Rama duhet të largohet nga parlamenti, pasi deputetët dhe ministrat socialistë deklarojnë që duan më shumë partinë, se Shqipërinë.

“Partia Socialiste bëri dje aktin më anti-kombëtar të parë ndonjëherë.

Ata vunë partinë mbi Shqipërinë.

Bijtë u kthyen tek etërit.

Edi Rama nuk ka asnjë interes tjetër përveç pushtetit të tij personal.

Kundërshtarët e tij janë budallenj e dele.

Nuk përdor dot termat e të atit apo Kolekës, por mendon se kundërshtarët e tij ata janë armiq për tu zhdukur.

Ministri i jashtëm deklaron në Asamblenë e turpit se Shqipqëria dhe partia janë e njëjta gjë.

Enver Hoxha bënte zgjedhje një herë në kater vjet, Rama as këtë nuk e lejon”, tha Berisha..

Gjatë fjalimit të tij, Berisha ka kërkuar nga Meta që mos të lejojë Ramën të mbajë shishe, pasi mund ta godiste.

Sali Berisha: Ky zotëria pas meje (Edi Rama) nuk duhet të mbajë asgjë në tavolinë, as shishe uji asgjë. Atje në asamble le t’i mbajë, këtu jo. Se ka provuar dhe ka dhënë shenja agresiviteti.

Edi Rama: Tani s’më lë as shishja e ujit të pi se më thërret.

Erion Braçe: Bëhu burrë. E di pse Flamur (Flamur Nokës)? Sepse Saliu jot është nga ata burra që të vrasin prapa shpine. Vret në partinë e tij e të vret dhe në rrugë, ky është Saliu jot.

Pas fjalimit të tij, Berisha mori deputetët e PD-së dhe doli nga salla.

 

11 komente në “Berisha trembet nga Rama: Të mos mbajë shishe këtu pas meje, se është i rrezikshëm”

  1. Moisi Golemi says:

    Berisha eshte bq kronik. Nuk sherohet dot.

  2. exact says:

    Kriminel… te gjitha ato qe thua i ke bere me keq ti vet!

  3. neritani says:

    Sado qe se dua hic Salen ketu ka te drejte.

    1. Q.S says:

      Le te suppzojme per nje cast qe Salicevic ka te drejte, por mbi bazat e cilit moral.
      Vrau ne 21 Janar, Gerdecit, te 97s kerdi vrasjesh, Azem Hajdarin, Sokol Oldashin apo kur I shiti detin greqise.
      Kush I del ne krah sales eshte ose I verbuar nga ato leke qe mund te kete bere ose jane te verber, ose jane tradhetare te kombit shqipetar

  4. Fatosi-kosove says:

    Vertet me vjen turp qe sot i takoj te njejtit komb me sali berishen,nga ajo qe degjova nga goja e pist e tij por edhe nga ato qe dij une dhe mbare kombi me vjen turp sot tu them femijeve te mij seedhe une jam shqiptar!!!
    Mendoj se i gjithe ky turp dhe krim i sali berishes mundesohet jo pak edhe nga ilir meta qe asnjehere deri me sot nuk i terheqi verejtjen sali berises edhe kur flet si nje kafshe edhe kur shane te tjeret por as kur kercenon te tjeret mu ne sallen e kuvendit,prandaj çdo here kam dyshuar dhe kam pasur frike nga ilir meta se eshte vegel e sali berishes pasi ligji i antikrimit do e kapi edhe ate beshke me sali berishen prandaj i legjitmon dhunen dhe lojen ne kuvend vertet sikur te ishte zot,prandaj çuditem me kete popull sesi pranon te torturohet nga nje kriminel vrases perderisa ne europe gati çdo ku kriminelet ose jane vrare ose jane denuar ose jane zhdukur kurse ky akoma vazhdon,me vjen turp dhe me dhimbset e ardhmja e kombit,mjere ne mjere.

  5. g says:

    Tuuuuuuurp! Ky burri nuk duhet te dale me nga shtepia dhe jo te dale ne televizor. Me ato qe ka bere (e ka vendin vendin ne burg) dhe me fjalet qe leshon qesim gjithkund dhe per cdo njeri duhet te mos kete mendje se edhe te vetet qeshin kur brockullis .

  6. naku says:

    Habitem se si ka mundesi qe flitet me ore te tera ne Parlament dhe askysh nuk i kerkon llogari Berishes ndaj akyzave oublike te Uzet Haxhuse!!!

  7. naku says:

    Habitem se si ka mundesi qe flitet me ore te tera ne Parlament dhe askysh nuk i kerkon llogari Berishes ndaj akyzave oublike te Uzet Haxhise!!!

  8. naku says:

    Habitem se si ka mundesi qe flitet me ore te tera ne Parlament dhe askysh nuk i kerkon llogari Berishes ndaj akyzave oublike te Uzet Haxhise!!!

  9. nga Prifc says:

    O Sa hale! Mos ki qeder nga Shisheja se nuk e ka zakon Ai,
    te qelloj pas shpine.Ruaj Prapanicen,aty mund te vije e keqja.
    E na rruash per Dimer o Sa hale,se per behar bejme vet hall.
    Meqenese Sot na ke shkri te gjitheve,sidomos kur u ktheve ne vend
    si i menderosur,Nuk ta dhane fjalen…Nuk e doja veten te ma dhisnin keshtu.
    po ti s,ke qeder se e ke bere lekuren ShollOpinge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje