Taulant Balla ka replikuar në mungesë me Astrit Patozin, pas kritikave të këtij të fundit për zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste.
Balla ka thënë se Patozi duhet të flasë pse nuk votoi për kryetar të PD-së, Lulzim Bashën.
“Këtu duhet të ishte edhe Astrit Patozi që u merakos për Asamblenë tonë. Ao duhet të përgjigjet pse nuk votoi për Lulin kryetar partie, që ishte emëruar nga Saliu”, tha Balla.
Ai komentoi edhe largimin e opozitës nga salla e Kuvendit
“Sot është momenti për t’i kujtuar Prokurorisë kallëzimin e MPJ për Paktin Detar.
Është e pakuptueshme që edhe pas dy vitesh, prokuroria nuk po vepron për këtë dosje të rëndësishme.
Halli i dytë i Saliut është një fakt tjetër i rëndë.
Sot ëhstë bërë publike nga Izet Haxhia, urdhri personal i Sali Berishës për djegien e gazetës “Koha Jone”.
Sali urdhëruesi, dhe me radhë, Agron Kulicaj e të tjerë të përfshirë në djegien e agzetës “Koha Jonë”.
Unë nuk e di për cfarë kanë ikur sot nga Parlamenti. Ndërkohë që të gjitha kërkesat e tyre janë pranuar, por ata përsëri ikën nga Parlamenti.
Kryetarët e komunave të Saliut, jepnin edhe 8 mijë lekë të vjetra për ndihmë ekonomike. Sot ndihma ekonomike është 110 mijë lekë, prandaj ikën ata”, tha Balla.
Mire e ke te zoti Balla,por kujt ja thua? Marrin vesh ata te pd-ke? Ata jane kafshe,dhe duhet te sillesh si kafshe.Ndryshe ata nuk marrin vesh.