Propozimi Edi Ramës për t’i dhënë fund sherrnajës duhet apo nuk duhet të ketë zgjedhje për kryetarin e PS nëpërmjet një referendumi, do të merrte refuzimin e Ben Blushit.
“Mendoj se është e qartë se po shkojmë drejt një partie me dy kate të drejtash. Një njeri ka më shumë të drejta se gjithë të tjerët të marrë bashkë. Po shkojmë drejt një absurdi sipas të cilit nuk duhet respektuar statuti në fuqi, por duhet respektuar statuti që nuk ka hyrë ende në fuqi”, deklaroi Blushi një ditë më parë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.
Por Blushi së bashku me 7 antarë të Asamblesë do ta vijonë betejën e tyre brenda PS-së nëpërmjet “Lëvizjes për Demokraci në PS”, platformën e të cilës e prezantoi Maqo Lakrori.
“E ndërmorëm këtë nismë me qëllim që ta rikthejmë, ta vitalizojmë demokracinë e brendshme në PS. Sepse sipas mendimit tonë, ka probleme që duhen kapërcyer e duhen zgjidhur. Nga eksperienca shumëvjeçare në PS jam i bindur se ku ajo ka funksionuar në mënyrë demokratike në të gjitha strukturat e niveleve të saj dhe rezultatet për të cilat krijohet një parti kanë qenë më të mira”, thotë Lakrori për Top Channel.
Por kush do të jetë e ardhmja e kësaj lëvizjeje në një kohë kur nuk kanë munguar hamendësimet e kthimit në një parti politike?
“Do të organizojmë takime dhe komunikime të drejtpërdrejta në qytete, në fshatra dhe në emigracion. Mendimi i socialistëve edhe më gjerë se kaq, progresistëve dhe mendimi mbarëpopullor nëpërmjet këtij kontakti që do të përkojë me një periudhë relativisht të gjatë kohe. Është ai mendim që është më i plotë se ai mendim që kemi në një grup njerëzish për vazhdimin e procesit. Ai mendim do të përcaktojë vijimin e këtij procesi”, thotë Lakrori.
“Lëvizja për Demokraci në PS” është tentativa e dytë e Ben Blushit nëpërmjet këtij formati, pas “Lëvizjes për Mendimin Ndryshe”, nga e cila u largua. Por a do ta çojë përpara Blushi këtë lëvizje? Kjo mbetet për t’u parë.
Maqo Lakrori hahahahaha me lot ?
Ah more ben blushi o Plehre. Kush eshte ai kriminel qe te ka futur ty ne parlament. po shqipetaret nuk kane pune e buke e toke per vete mor toc ku do ti cosh emigrantet mor kriminel. o ben blushi o psikopat. Po ata nuk jane emigrante per buke mor kriminel ore felliqesire qe perpiqesh vetem qe te gjesh nje shkak te nxish qeverine e mazhorancen. krimnel dhe idiot ben blush toci..
sirinaet e muxhahedinet jane kriminele jane vrases ata po terrorizojne planetin. apo doni te shtohet fara e tyre e keqe dhe kultura e tyre e ndyre dhe ne shqiperi
O Maqo, me vjen nje ç!ke keq per ty, por s’ka gje se pjella e Fatosit je dhe ti kur vure kandidaturen formalisht; tani levizja jote dhe e Blushit jane levizje se jeni mykur brenda per te dale jashte, apo jo. Nje here levizje per mendim ndryshe, nje here levizje per demokraci, po pastaj? Te levizur nga ment e kokes, e kupton ore derr apo nuk e kupton. Po nuk e kupton thuaj Artes se ajo eshte beqare dhe me e holle. Ata te vjeter qe Rama nuk i beri ministra, jane te levizur, por prandaj nuk u beri dhe ai ministra. Maqo, i thuaj gruas, se ti besoj nuk di, te te beje nje lakror ne darke mbase ndryshon levizjen.
Lakror me qepe per Ben RRushin, kuzhinier ILir Florini , te dy punojne per Kacin e zi, Kaci punon per sali serbin
Ben Blushi nuk eshte i afte te drejtoje PartineSocialiste. Them kete mendim duke pare dembelizmin e zotit Blushi per gjithe kohen qe ka qene i zgjedhur deputet. Zoti Blushi dhe ne parlament ka qne gjithmone i padukshem. Aftesiae zotit Blushi eshte vetem te shkruaj dhe do ta beje mire te mos ndaloje se shkruajturi, se shoqeria ka nevoje per shkrimet e tije.