"Lufta" për turistët rusë, ku humbet pikë Shqipëria

13 Mars 2016, 19:40Sociale TEMA

Shqipëria po synon tregun e turistëve rus, por ekspertët thonë se ambicjet apo parashikimet e autoriteteve shqiptarë janë më optimiste nga sa janë mundësitë.

Sipas Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë, Shqipëria po mundohet të shfrytëzojë ngërçin e krijuar në marrëdhëniet mes Rusisë e Turqisë për të thithur turistët rusë, duke nxitur një plan strategjik për turizmin.

Por ekspertët rusë thonë se Shqipëria ka disavantazhe në infrastrukturë, çka nuk e bën atraktiv ofertën e saj për turistët rusë, raporton Respublica.

“Para së gjithash Shqipëria nuk ofron shumëllojshmëri hotelesh të cilësisë së lartë si Turqia apo Egjipti.

E dyta, shërbimi “all inclusive” nuk është adoptuar nga hotelet në vend, duke e vështirësuar transaksionet me turistët rusë.

Ajo që mund të quhet avantazh dhe armë e fortë janë plazhet e qeta dhe të virgjëra në Jon dhe Adriatik dhe çmimet që janë më të ulëtat në Europë”, thekson për mediat ruse një nga ekspertët e turizmit.

Greqia është një nga alternativat kryesore të turistëve rusë, por kriza e refugjatëve dhe problemet ekonomike në vend kanë ndikuar negativisht në këtë drejtim.

2 komente në ““Lufta” për turistët rusë, ku humbet pikë Shqipëria”

  1. Brahoo says:

    Pse paskemi plazhe te virgjera ne Adriatik ! Kontrolloni njeher se mbase na del qe kemi dhe pyje.

    Ah thuaj. Ne nuk terheqim dot katunaret dashkemi te terheqim dhe ruset. Ne Durres nuk shkel me kembe shqiptari per plazh.

  2. vathi says:

    Ruset duan kushte,han si derrat,vetem antalia ju plotson kushtet,shqiptari vezen e mengje
    zit po nuk u konsumua e ruan per diten tjeter,…nuk vjen rusi te mirrret me hajnat shqiptare,ai do birre e ushqim gjate gjith dites,e pamundur ti plotsoje keto kushte shqiperia…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje