VIDEO/ Kapet "i forti" që goditi policin te "Blloku"

13 Mars 2016, 12:14Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-­vjeçar pasi ka goditur me mjete të forta një efektiv të policisë rrugore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 në kryqëzimin e “Librit Universitar”, ku shtetasi Aristotel Goga ka goditur në krye të detyrës punonjësin e policisë rrugore E. Gj.

Sipas policisë, Goga ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz” dhe ka vazhduar lëvizjen në rrugën “Ibrahim Rugova” ndonëse punonjësi i policisë E. Gj. i kishte dhënë shenjë detyruese të ndryshimit të sensit të lëvizjes.

Në momentin që është ndaluar nga shërbimi, i cili ka filluar të plotësojë një masë administrative për shkeljen e kryer nga shtetasi Aristotel Goga, ky i fundit e ka goditur me sende të forta punonjësin e policisë në pjesën e fytyrës duke i shkaktuar plagë të shumta.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë në mbështetje dhe kanë bërë të mundur ndalimin dhe shoqërimin e shtetasit Aristotel Goga, 22 vjeç, banues në Tiranë, Lapsi.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan prokurorisë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

1 komente në “VIDEO/ Kapet “i forti” që goditi policin te “Blloku””

  1. Xhelo says:

    Ka vene dore mbi shtetin. Burg per jete. Vetem keshtu do te gjunjezohet kjo rrace e keqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje