Edhe pse janë rreth 290 mijë objekte në proces legalizimi, drejtori i ALUIZNIT, Artan Lame është i vendosur që brenda këtij mandati qeverisës të përfundojë procesin e legalizimeve në zonat informale.
“Mbeten rreth 290 mijë objekte të tjera për t’u legalizuar dhe që janë në proces për t’u legalizuar, që në fund të këtij mandati zonat informale do të jetë mbyllur masivisht legalizimi i tyre”, tha Lame.
Ndërkohë ai bëri me dije se ALUIZNI do të shtojë stafin në drejtoritë e reja të hapura në të gjithë vendin në mënyrë që të përshpejtohet procesi.
Kreu i ALUIZN-it në një intervistë për “Ora News” vlerësoi si sfidën më të madhe në fushën e pronësisë projektin për sistemin unik të hartografisë.
“Po punon hipoteka, po punojmë dhe ne dhe të tre këto agjenci pronësie në Shqipëri po punojnë në mënyrë të rakorduar mbi një sistem hartash që shtëpia që legalizoj unë të jetë te prona që i ka dhënë hipoteka, apo të jetë dhe te pronësia ku ish-pronari do të marri paratë”- tha ai.