Protesta, i riu Holandez i jep ministrit Dijsselbloem letër higjenike

16 Mars 2016, 01:08Sociale TEMA
Protesta, i riu Holandez i jep ministrit Dijsselbloem letër higjenike

Një i ri Holandez, kundërshtues i Marrëveshjes së Asocimit mes BE dhe Ukrainës ka zgjedhur një formë krejt të veçantë proteste. Ditën e martë ai i ka dorëzuar ministrit Holandez të financave, Jeroen Dijsselbloem një tufë letrash higjenike, ku ishte shkruar edhe teksti kundër marrëveshjes. Ai e ka quajtur marrëveshjen një “ndyrësi,” dhe sipas tij, për ta pastruar duhet letër higjenike.  Dijsselbloem nga ana tjetër ka deklaruar përpara se të hynte në parlament, se “kjo nuk është gjë tjetër veçse humbje kohe dhe humbje parash.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje