Me qëllim, mbarëvajtjen e punimeve për ndërtimin e projektit të Unazës së Vogël, Bashkia e Tiranës njofton se qarkullimi i automjeteve në rrugën e “Barrikadave”, segmenti “Luigj Gurakuqi” deri në rrugën e “Dibrës”, do të bëhet i kufizuar, sipas planit lëvizës më poshtë:
– Ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e “Barrikadave”, segmenti rruga “Dibrës” me rrugën “Luigj Gurakuqi”.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i drejtuar si më poshtë:
– Në kryqëzimin e rrugës “George.W.Bush” me rrugën “Luigj Gurakuqi”, drejtim i detyruar majtas dhe djathtas.
– Në kryqëzimin e rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën “George.Ë.Bush”, drejtim i detyruar drejt.
– Rruga “Dibrës”, segmenti sheshi “Skënderbej” deri rruga “Barrikadave”, me dy sense lëvizjeje dhe do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e saj.
– Segmenti pas pallatit të Kulturës, ana veriore e saj, do të jetë e bllokuar deri në përfundimin e punimeve.
– Në kryqëzimin e rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën pas pallatit të Kulturës, drejtim i detyruar drejt dhe djathtas.
– Në kryqëzimin e rrugës sheshi“Skënderbej” me rrugën “Luigj Gurakuqi” te xhamia, drejtim i detyruar drejt.
– Segmenti i rrugës “Qemal Stafa” nga rruga “Barrikadave” deri te rruga Saraçeve do të ketë akses hyrës vetëm nga rruga “Kostandin Kristoforidhi”.
Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më poshtë:
– Linja Kamëz – Qendër, City Park – Qendër dhe Vorë – Qendër do të kryejë rrotullim përreth sheshit Skënderbej dhe do të stacionohet pas Pallatit të Kulturës.
– Stacioni ekzistues te rruga “Barrikadave” kalon te segmenti rruga e “Dibrës”, segmenti sheshi “Skënderbej” deri rruga “Bardhok Biba”.
nje i cmendur cmendi tere qytetin. shesh per 200 kembesore dhe mjetet le te ikin nga te duan. o qyp kryrtar ai qe e projektoi shume vite para se ti te shisje fiq e konceptoi ndryshe tiranen . sot vetem ti i veshur si spidermen mund te kaloje ne qender. tirana pas pak do behet qyteti i atyre qe e fillojne punen kur u do qejfi (si puna jote) se nepunesit duhet te cohen qe ne 6 te gjejne parkim dhe te shkojne ne pune.
Ne gjithe boten , kur punohet ne rruge, ka devijime trafiku—-dhe njoftime te bashkise a kompanise per Devijimet.. Kur drejtonte udheheqesi yt …nuk kishte nevove ..ai s(i) dinte te gjitha si enveri!