Papa Françesku përjetësohet në Tiranë. Është përuruar sot në trekëndëshin e gjelbërt përballë Kambanës së Paqes, përkatësisht ngjitur me trotuarin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, monumenti i Papa Françeskut në kujtim të vizitës që ai zhvilloi në 21 shtator të 2014 në Tiranë. Busti i tij është zbuluar sot gjatë një ceremonie të posaçme nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe Nunci Apostolik në Tiranë, Arqipeshkvi Ramiro Moliner Iglès.
Presidenti Nishani vlerësoi lart figurën e Papa Françeskut dhe në mënyrë të veçantë marrëdhëniet që ai ka krijuar me shqiptarët. “Jam edhe i emocionuar sepse sot edhe në cilësinë e kryetarit të shtetit shqiptar dhe si qytetar i këtij vendi mbushem me krenari kur mendoj se kemi fatin të jemi të gjithë dëshmitarë se si busti i Atit të Shenjtë po përurohet e përjetësohet pikërisht këtu pranë Kambanës së Paqes, aq më tepër para ish muzeut të Diktatorit ideologjia e dështuar e së cilit dikur u përpoq të shembte kisha e xhami dhe të burgoste e vriste klerikë e besimtarë, të pafajshëm” – tha Nishani në fjalën e tij.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e nisi fjalën e tij pikërisht me unanimitetin që treguan të gjitha forcat politike të përfaqësuara në Këshillin Bashkiak në miratimin e vendimit për vendosjen e këtij busti në këtë vend si shenjë e vlerësimit të figurës së Papa Françeskut. “Nuk e di nëse ka ndonjë vendim tjetër të Këshillit Bashkiak që të jetë marrë në mënyrë aq unanime dhe aq pa hezitim sa vendimi për të nderuar sado modestish Atin e Shenjtë përmes këtij gjesti. Përtej tensioneve, përplasjeve e sherreve që kemi për shumëçka, nuk mund të mos ishim në një mendje për një çështje si kjo”, u shpreh kryebashkiaku.
Gjithashtu Veliaj theksoi se ardhja e Papa Franceskut në Shqipëri ishte padyshim një moment i bukur për të gjithë shqiptarët, pavarësisht përkatësive fetare, kjo pasi sipas tij mesazhi që ai dha nuk lidhej ekskluzivisht me ndonjë besim fetar, por shkonte në zemër të filozofisë e moralit të secilit prej besimeve: mesazhi i vëllazërisë, harmonisë, bashkimit e solidaritetit. “Ne shqiptarët kemi pasur e kemi një histori të vështirë. Por asnjë nga këto vështirësi nuk i gjen rrënjët e saj tek feja. Ajo që mund të ishte një arsye për ndarje, ka rezultuar në fakt në Shqipëri një faktor bashkimi. Ati i Shenjtë me të drejtë e quajti vëllazëri fetare. Një fjalë që ne s’e kishim përdorur kurrë për të përshkruar diçka që thjesht e marrim si të mirëqenë. Por që në fakt është përshkrimi më i duhur i asaj çka kanë arritur të ndërtojnë shqiptarët. Historia e Shqipërisë, e vjetër dhe e re, është plot me shembuj të kësaj vëllazërie. Rilindja jonë kombëtare theksonte bashkimin. Dekadat e pas pavarësisë theksuan bashkimin. Në dekadat e errëta e tragjike të komunizmit shqiptarët ishin sërish të bashkuar përballë një regjimi që bëri gjithçka për të zhdukur besimin” – tha Veliaj.
Më tej kryetari i Bashkisë e cilësoi Atin e Shenjtë si një njeri i rrallë që flasin hapur, pa doreza, dhe godasin mu në zemër probleme si ekstremizmi e konflikti, por edhe në mesazhet sociale që ai përcjellë, si varfëria, pabarazi dhe nevoja për solidaritet. Mesazhe që sipas Veliajt janë në fokusin edhe të punës së përditshme të Bashkisë që ai drejton, duke mbështetur më shumë politikat për më të pamundurit e qytetit. Busti është vepër e autorit Qazim Arifi dhe është realizuar falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Ambasada e Selisë së Shenjtë në Tiranë. Me vendosjen e këtij busti në këto mjedise krijohet një memorial në vlerësim të personaliteteve të shquara të Vatikanit, siç është Papa Gjonpali i II, që është bekuesi i simbolit të Këmbanës së Paqes dhe Papa Françeskut për vlerat e tij.
vetem ti dhe sala mu d ti beni bust te gjallve jo diktator
busti i behet o te vdekurve o diktatorve
Nga dhjetra e dhjetra vizita te Papes neper bote, nuk e di se a eshte ndonje vend qe per perkujtim te vizites se Tij ne ate vend ti kene ngritur bust!!!! Ndoshta Argjentina qe ka dhe origjinen, ndoshta dhe Polonia per Papa Vojtilen, por Shqiperia, perse?????!!!!!!
Si kunderpergjigje te ideologjise totalitare te deshtuar, si kunderpergjigje e ateizmit te “keq”???!!!! Kur keshtu feja, cdo ideologji fetare pa perjashtim na doli progresive, demokratike??!!
Klimax, mos te te mbetet hatri se Janullatos s’ka bust! Ju ngrijani bustin ne token qe ka marr per eshtrat e ushtareve grek. Apo esht sepse ortodokset besojne se ata jane te vetmit krishtere te vertete? Ashtu sic mendon patriarku i kishes ortodokse ne Stamboll.
Kur ortodokset mundohen me te gjitha mjetet te imponojne fene e tyre mbi nje populate me shumice myslimane, e shumta qe ata mund te marrin esht nje cope toke per eshtrat e ushtareve fallco te tyre diku ne jug te shqiperise. Kur katoliket duan te vene stampen e tyre, ne me qetesi dhe pa propogande vejme bustin ne mes te Shqiperise dhe pritet me duar-trokitje. Kjo esht diferenca midis ortodokseve dhe katolikeve, prandaj o Klimax, sa me shum ta ndjekesh boten nga pas, aq me shum te largohet. Sa me shum ti largohesh aq me shum te afrohet.
Po Janullen, kur do e ballcamosim?
hahahahahahaaa domosdo qe do ta ballcamosin se kur te ngordhi, nga mekatet qe ka bere, sdo ta trese dheu. Kotruve ka per te ngelur
Eshte e vertete.Ideologjija fetare nuk mund te jete progresie dhe demokratike.Gjithmon feja ka lene njerezimin shume mbrapa.Ajo ka qene dhe eshte kundra shkences,dhe merret vetem me justifikime idealiste,se çdo gje vjen nga zoti.Nuk jame kundra zotit,por jame kundra klerikeve qofshin keta te krishter apo musliman.Sidomos kurani e çon boten gjithmon prapa,me ligjet e tija te super te vjetra.Pale pastaj,disa e nxierin kuranin shkencor.Kjo i detyron ta thon disa,se ekzistenca e shkences eshte e pashmangshem ne çuarjen e botes perpara.
mossssss u ngeli qejfi grekoqirve perse janulla nuk ka bust edhe turkofilve per baben sulltan. fatkeqsia e ketij vendi jane keto 2 minoritete qe urrejne cdo gje shqiptare njera pale kerkon cdo gje greke ndersa pala tjeter urren cdo gje shqiptare edhe te krishtere turkofilat urrejne papen nene terezen skenderbeun nolin fishten hasan prishitnen pra kushdo qe ka luftuar apo folur keq kunder baba dovletit. sot jane me shumice ne shqiperi qe financohen nga turku edhe seri i keni te rruga e kavajes ne cdo xhami mbajne fjalime antikushtetuese antikombetare etj kerkojne qe shqiperine ta kthejne ne nje republike islamike
kujdes nga keto 3 shtete qe hedhin miliona finacime per prishjen e shqiperise serbi greqi turqi
Bythëlëpirësat,çfarë ka bërë ai për shqiptarët?????
Vatikani që nuk e njeh Kosovën,apo se katolikët nuk janë as 10%,apo për tu bërë servilë të europës,si eri si jari janë pallë k..i
Sa do monumente Katolicizmi te beni prap 8% do ngelni!!!
po kosova c’faree ka bere per shqiptaret —-eshte turqizuar dhe nenshtruar islamistit erdogan—duke harruar identitetin e vete ilir—kristian,vetem kerkoni nga evropa dhe te tjeret ,sepse nuk doni origjinen tuaj