Autoritetet në Ohio kanë arritur të identifikojnë personin që tentoi të ngjitej në podium, ndërsa Donald Trump mbante fjalimin e tij. Në videon e bërë publike shihet se si punonjësit e policisë shtrijnë në tokë protestuesin për ta shoqëruar më pas në polici. Sherifi i kontesë ka deklaruar sipas Associated Press, se Thomas Dimassimo akuzohet se ka shkaktuar panik.