FOTO LAJM/ Fëmijën e humbur në Tiranë e zë gjumi në krahët e Policit të Bashkisë

14 Mars 2016, 17:16Sociale TEMA

Dita e Verës është festuar me aktivitete të shumta në Tiranë.

Mijëra persona i’u drejtuan Bulevardit Dëshmorët e Kombit ku sigurisht nuk mund të mungonin aktivitetet për argëtimin e fëmijëve.

Por prindërit e një fëmije duket se nuk kanë qenë aq shumë të kujdesshëm.

Vogëlushi u shkëput nga prindërit dhe u gjet i vetmuar nga një Polic i Bashkisë së Tiranës.

Pasi e mbajti në krahë, fëmijën e zë gjumi.

Fotoja është fiksuar në ato momente nga gazetarja Alma Çuka që e ka shoqëruar foton me një koment:

“Festa e Verës nuk solli vetëm gëzim…ky fëmijë kishte humbur dhe teksa qante në Bulevard mes turmës së qytetarëve që lëviznin në kahe të ndryshme, një punonjës i Policisë vrapoi dhe e mori në krahë..Veprim për tu përshëndetur…Fëmija u qetësua dhe e zuri gjumi në krahët e policit, i cili me pas u fut në makinë..në pritje të prindërve që në këtë rast janë treguar të pakujdesshëm…Një këshillë për të gjithë prindërit që dalin me qëllimin e mirë për të festuar…Mos largoni në asnjë moment vëmendjen tuaj nga engjëjt…”, shkruan gazetarja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje