Ankara, pamjet e momentit të shpërthimit të bombës

13 Mars 2016, 19:45Sociale TEMA
Ankara, pamjet e momentit të shpërthimit të bombës

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në kryeqytetin Turk, Ankara, në afërsi të Guven Park. BBC raporton se autoritetet dyshojnë për një makinë bombë, e cila ka shpërthyer në ecje e sipër duke vrarë 28 persona e duke lënë të plagosur shumë të tjerë.

Gazeta Turke Hurriyet bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 18:41 me orën lokale dhe se zona është evakuar nga frika për një shpërthim të dytë.

Ndërkohë, vetëm një muaj më parë ndodhi një tjetër shpërthim, i cili u mor përsipër nga grupi militant Kurd, TAK dhe tetorin e kaluar, më tepër se 100 persona mbetën të vrarë nga një shpërthim i dyfishtë kamikaz gjatë një proteste paqësore nga një tjetër grupim  Kurd në Ankara.

2 komente në “Ankara, pamjet e momentit të shpërthimit të bombës”

  1. Jeronim de Rada says:

    Kurdet e meritojne shtetin !

  2. UROSH LESHI says:

    Kurdet sjan si SHqipetarte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje