Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në kryeqytetin Turk, Ankara, në afërsi të Guven Park. BBC raporton se autoritetet dyshojnë për një makinë bombë, e cila ka shpërthyer në ecje e sipër duke vrarë 28 persona e duke lënë të plagosur shumë të tjerë.
Gazeta Turke Hurriyet bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 18:41 me orën lokale dhe se zona është evakuar nga frika për një shpërthim të dytë.
Ndërkohë, vetëm një muaj më parë ndodhi një tjetër shpërthim, i cili u mor përsipër nga grupi militant Kurd, TAK dhe tetorin e kaluar, më tepër se 100 persona mbetën të vrarë nga një shpërthim i dyfishtë kamikaz gjatë një proteste paqësore nga një tjetër grupim Kurd në Ankara.
Kurdet e meritojne shtetin !
Kurdet sjan si SHqipetarte