Refugjatët kalojnë lumin drejt Maqedonisë, por ushtria i kthen sërish pas

14 Mars 2016, 21:30Sociale TEMA
Refugjatët kalojnë lumin drejt Maqedonisë, por ushtria i kthen

Situata e rënduar në kampin Idomeni ka detyruar më tepër se 300 refugjatë të tentojnë dëshpërimisht kalimin drejt Maqedonisë, duke përshkuar lumin Chamilo. Pasi kanë arritur të kalojnë lumin Suva Reka, ata kanë arritur të shfrytëzojnë një të çarë në rrethimin që ndan kufirin Maqedonas nga ai Grek, dhe kanë vazhduar rrugën e tyre më tej drejt Maqedonisë.

Më herët ditën e hënë, autoritetet deklaruan se kanë gjetur tre trupa të pajetë në pikën e kalimit dhe se punonjës të ndihmës po përpiqen t’i ndihmojnë refugjatët të kalojnë të sigurt në anën tjetër.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjes së tyre dhe rrezikimit të jetës në ujërat e rrëmbyer të lumit, në krahun tjetër të kufirit ka qenë ushtria Maqedonase ajo që i ka pritur refugjatët, duke e ndalur aty rrugëtimin e tyre të rrezikshëm drejt Europës. Në videon e dytë të publikuar në Facebook nga televizioni Austriak “Zeit im Bild,” duken qartë pamjet e filmuara nga ajri të refugjatëve ndërsa përpiqen të kalojnë lumin drejt Maqedonisë, si edhe momenti kur ushtria e këtij vendi i grumbullon ata në kamionë për t’i kthyer pas në Greqi.

1 komente në “Refugjatët kalojnë lumin drejt Maqedonisë, por ushtria i kthen sërish pas”

  1. nje lexues normal says:

    Po ku shkojne keta lloj njerzish ? Po çfare nevoje ka Evropa , per keta ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje