Kulti i individit: Përse Kina po kërcen për “Xhaxha Xi?”

16 Mars 2016, 21:43Sociale TEMA
Kulti i individit: Përse Kina po kërcen për “Xhaxha

BBC ka sjellë së fundmi një reportazh në lidhje me presidentin Kinez, Xi Jin Ping dhe kultin e individit që po krijohet rreth tij.

Që nga koha kur Xi erdhi në pushtet si president i Kinës, ai e ka konsoliduar së tepërmi pushtetin e tij, thonë mbështetësit. Megjithatë, kritikët vënë në dukje atë që ata e quajnë kulti në rritje i individit.

BBC raporton se një nivel i tillë përkrahjeje dhe lavdërimesh nuk është parë prej kohësh në shtetin Kinez, ndërsa shfaq pamjet e një koncerti madhështor të mbajtur në nder të presidentit Xi Jin Ping në provincën Hunan. Por, ky spektakël nuk është i vetmi. Për presidentin Kinez, thotë BBC, janë shkruar edhe këngë, më e famshmja prej të cilave thotë në refren: “Nëse do të martohesh, martohu me dikë si xhaxha Xi.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje