PD pranon të ulet në tryezë për reformën me ndërmjetës EURALIS dhe OPDAT

18 Mars 2016, 19:46Politika TEMA
PD pranon të ulet në tryezë për reformën me

Ambasadori i Shteteve të BAshkuara të Amerikës Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, kanë arritur të bindin Partinë Demokratike të ulet në tryezën e Komisionit për reformën zgjedhore ditën e mërkurë, për të diskutuar mes dy palëve për çështjet e mbetura pezull.

Partia Demokratike kërkoi që negociatat të ishin politike ndërsa Partia Socialiste tha se duhet të ngrihej një komison ekspertësh.

Por, opozita nuk pranoi ekspertët e Komisionit të reformës dhe si përfundim u gjet një kompromis i propozuar nga ambasadorja Vlahutin, duke ofruar ndërmjetësimin e ekspertëve të huaj për aplikimin e amendamenteve të Komisionit të Venecias në këtë reformë.

Ulja në tryzën e Komisionit të Reformës ditën e mërkurë, shënon një fazë finale drejt shkuarjes tek një qëndrim politik për reformën, për të cilën ka pak gjasa që Partia Demokratike ta pranojë deri në fund.

Dhjetë kushtet e saj politike, hedhin poshtë gjithë rekomandimet e Komisionit të Venecias.

3 komente në “PD pranon të ulet në tryezë për reformën me ndërmjetës EURALIS dhe OPDAT”

  1. ILIRJANI says:

    U zbyth me ne fund edhe opozita, megjithese u desh nderhyrja e nderkombetareve. Frika per hetimin e 21 Janarit, Gerdecit, vjedhjes ne rrugen Durres-Kukes, marrreveshja per shitjen e detit Greqise, etj, e shtynte opoziten te vononte reformen.

  2. Gledi says:

    Ja pra se filluan te thonin se e la amerika e u korruptua ambasadori e derr e verr nderkohe qe ja mlodhi amerika e ska ku lviz me tani pa e votuar ate reform

  3. Treviso says:

    Sa kalamaj rrugaçe paskan qene keto te PD-se. Gjithmone duhet me i kapur prej veshi dhe ti fuses ne rrjesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje