“Vrasësit në Uashington që kërkojnë drejtësi, ndërsa Rama merret me Blushin dhe e harroi Gërdecin e 21 janarin”

18 Mars 2016, 11:14Politika TEMA

Andrea Stefani ka bërë një shkrim për vizitën e Lulzim Bashës në Uashington.

Ai thotë se është ironike që Basha dhe Mediu, të cilët akuzohen si përgjegjës për Gërdecin dhe 21 janarin, shkojnë në SHBA për të kërkuar dekriminalizimin e politikës shqiptare dhe të bëhet drejtësi.

Ndërkohë, sipas Stefanit, socialistët e kanë harruar Gërdecin dhe merren me debate të kota.

Fatmir Mediu, ish ministri i Mbrojtjes, një nga ideatorët e fabrikës mafioze të vdekjes që i mori jetën 26 njerëzve dhe plagosi e shkatërroi shumë jetë të tjera, ndodhet në Uashington duke negociuar me amerikanët për reformën në drejtësi! Por askush nuk proteston për këtë absurd lakuriq që nuk kërkon shpjegime.

Përvjetori i masakrës të shkaktuar nga etja e një pushteti të mafiozuar për fitime nga municionet e diktaturës, kaloi këtë vit në heshtje. Askush nga pushteti i sotëm i socialistëve, domethënë nga opozita e djeshme që premtonte drejtësi, nuk vajti në Gërdec për të bërë homazhe dhe vendosur lule mbi memorialin e tragjedisë. Jo rastësisht. Do tingëllonte si farsë. Sepse pandëshkueshmëria, 8 vjet pas masakrës në Gërdec, është vetë një masakër mbi drejtësinë.

Ndaj kinse i zhytur na hallet e qeverisjes, të debateve me Blushin për demokracinë në parti, apo me Berishën për reformën në drejtësi, pushteti u shtir sikur e harroi Gërdecin. Ndoshta ka nisur ta ndrydhë kujtimin për të, ashtu siç shtypim në subkoshiencë gjithçka që nuk na leverdis apo na turpëron. Sepse çdo përvjetor që kalon, shpërthen e rishpërthen në heshtje demaskuese, edhe më trandëse se gjëmimi i barutit, mungesën e skajshme të devocionit për drejtësinë.

Në Uashington ndodhet edhe Lulzim Basha, koleg i Mediut në qeverinë e Gërdecit, që do ta çonte më tej stafetën e krimit pushtetar në masakrën e 21 janarit. Edhe ky ndodhet atje për të folur me amerikanët për reformën në drejtësi si dhe për të denoncuar “kriminelët e qeverisë socialiste”. Basha nuk e ka fort gabim. Edhe këta socialistët ndoshta e meritojnë emrin e kriminelit. Se nuk ka krim më të madh, më gërryes, më të rrezikshëm dhe vrasës për shtetin, sesa të mos përpiqesh me mish e me shpirt, natë e ditë, që të bëhet drejtësi për Gërdecin dhe 21 janarin. Pra, që të marrë dënimin e merituar edhe Basha vetë.

Qeverisja e mafiozuar e Mediut, Bashës, Berishës dhe e disa të tjerëve, vrau disa njerëz. Pasiviteti i socialistëve në luftën për drejtësi po vret frymën e së drejtës. Moralin po se po. Pra, është një krim me pasoja shumë më afatgjata për shtetin dhe Atdheun. Është një krim i mbarsur me shumë krime dhe tragjedi të tjera. Është dënimi me krim i së nesërmes, i së ardhmes.

Dhe cila është alibia e socialistëve për mosndëshkimin e kryefajtorëve për Gërdecin dhe 21 janarin, për këtë mungesë ulëritëse drejtësie? Mungesa e drejtësisë vetë!!! Kush erdhi në pushtet për të kuruar një të keqe, po justifikohet pikërisht me të keqen që duhet ta kuronte!

Vrasësit kanë fluturuar në Uashington për të biseduar se si t’ia bëjnë për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi. Është fiks fare si “t’ia bëjnë”. Si t’ia bëjnë që edhe të mos e bëjnë, por edhe të duket sikur e bëjnë. Reformën. Se duhet të jesh i marrë të shpresosh që politikanë kryepërgjegjës për tragjedi dhe krime të përgjakshme si Gërdeci dhe 21 janari, që vazhdojnë të militojnë në politikë vetëm sepse nuk është bërë drejtësia, mund të japin ndonjë kontribut që të themelohet në këtë vend drejtësi. Prandaj nuk mund të mos lësh mënd kur dëgjon një diplomat amerikan që nga Uashingtoni të deklarojë plot optimizëm se është shpresë plotë se lidershipi politik i të dy krahëve, do arrijë konsensusin për reformën në drejtësi. Është njësoj si të shpresosh që Al Kapone të investohej në kapjen e Al Kapones. Një shpresë e pashpresë që e nanurisin edhe socialistët e Edi Ramës, edhe ambasadori Lu apo ambasadorja Vlahutin, ndërsa marrin e japin me Berishën, Bashën dhe Mediun për reformën në drejtësi. Dhe duhet thënë hapur, kjo arrogancë për të mbajtur si partnerë, madje për t’i dhënë edhe flamurin e dekriminalizimit, politikanë haptazi të kriminalizuar, është një tentativë për vrasjen dhe varrosjen e moralit public”, shkruan Stefani për gazetën Dita.

11 komente në ““Vrasësit në Uashington që kërkojnë drejtësi, ndërsa Rama merret me Blushin dhe e harroi Gërdecin e 21 janarin””

  1. daut says:

    Dikur Stefani ka qene nje ze tingellues. Sot…eshte bere thjesht nje sherbetor i pushtetit.
    Gerdeci ka shume ane te erreta. Pse Rama nuk i mban premtimet e tij per Gerdecin? Le ta thote Stefani dhe une do e degjij me shume deshire. Sigurisht, e verteta eshte vetem nje, por askush nuk e ka ekskluzivitetin e saj. As Stefani. Bile, me perpjekjet e tij vetem ne favor te pushtetit te Rames, Stefani eshte larg se vertetes. Pse? Po, te pakten per Gerdecin, edhe Rama nuk eshte larg atyre qe denoncon Stefani.
    Z. Mero, urdheroiji administratoret te botojne gjithe opinionet. Jo vetem ato me sharje.

  2. Lufte psikollogjike says:

    Berisha duke zgjedhur per avokat mbrojtës PODESTA,ka filluar te fushatën per mbrojtjen nga krimet dhe vrasjet deri tek korrupsioni.
    Sa ironike tingëllon lufta kundër korrupsionit dhe krimit e rekumanduar nga administrata amerikane,ku me leket e vjedhura te shqiptarve,paguen lobistet e PODESTA grup.PODESTA ne menyre te “ndershme” paguan administratën amerikane,per pritjen e kriminelve shqiptare,duke na dhene ne shqiptarve “naiv” leksione demokracie.
    Nga momenti qe administrata amerikane pret kriminel si Basha dhe Mediu,per mua nuk gezon respektin e nje vendi demokratik !

  3. Kallupi says:

    Un habitem se kush lexon kete militantin qe per hir te vertetes (dhe per te gjith ata qe nuk e dine) eshte pa arsim te larte perkates… Pra gjeja e fundit qe mund te beje andrea eshte qe te jape opinion, sa per te lepire bythen e te gjatit (le ta beje) sepse dhe Rames i pelqen penetrimi linguin

  4. luan says:

    SHUME E SAKTE . S’LE VEND PER KOMENT.

  5. puntori profesor says:

    epo I kan ftu ata me te cilet kan nda fitimet e gerdecit.
    jan amerikanet qe “i dhan besen kosta trebickes se nuk do ti prekej qimja e fjokut” porse e nxorren per gjueti!!!!!!! duke e cu matan. pasandaj sollen edhe hetuesat e tyre “te paanshem”! qe hetuan se “viktima rreshqiti ne lendin kur po vraponte t kapte ujkun”…..
    dhe,kushedi se ca pislliqesh t tjera po thurrin.
    se shqipnija osht thes me pare.
    dhe ka gallat,se jan t gjith “miqt e shqipnis”!!!!!!! qe t kujto ata tipat ke ajo video konga “X’s and Oh’s”, menjifjal nji tuf pidharesh qe s’i shqiten asaj kurves dhe dun vec me e pallu…
    kshtu edhe kta amerikanijeret. :”qi shqipnin se kurv e mir osht ajo”!
    dhe per kte ndihmohen nga birat e kurves,shqiptaret SalBash,Mehdi & Kompani!!!!!!!
    kurse socjalistat rrijn e veshtrojn……..

  6. korçari says:

    Plotesisht DAKORD Z.Stefani por a nuk ka arrdhur koha qe Populli te dale ne rruge dhe te detyroje politiken te veproje apo te zhduket nga pushteti dhe shoqeria “civile”ndoshta ketu duhet te ngujohet para Kryeministrise dhe me batanie po qe nevoja,durimi i ketij populli po soset me keto maskarada dhe nuk duhet t’a lejojme qe LUMIN te dale nga shtrati se po doli shkateron çdo gje qe ka perpara dmth dhe gjerrat e mira dhe te dobishmle

    1. Beni says:

      Per mosndeshkimin e krimineleve te tipit Berisha e Basha te ngrihet gjithe populli dhe jo per kot sic vene ata nje grusht ”ambjentalistesh” nga liqeni per te shkaterruar ate qe nderton bashkia. S’e kuptoj pse nuk vepron Edi Rama per arrestimin e Ketyre krimineleve qe kerkojne te mos behet drejtesi.Amerikanet kane interesat e tyre ekonomike se nuk i prishet gjiza per Shqiperine, nuk thoshte kot xhaxhi qe amerika eshte xhandari nderkombetar, jo model demokracie. .Mjere ky popull qe ngopet me luge bosh, gjithmone i poshteruar.

  7. MAJAKOVSKI says:

    Ne kete kuader eshte edhe loja e Partise Socialiste per zgjedhje te parakoheshme duke e kaluar pushtetin ne duart e opozites se Sali Berishes ne menyre qe ai te riciklohet ne pushtet duke iu shmangur denimit per krimet e panumerta dhe keshtu loja vazhdon populli ha mune dhe politikanet i japin drune.

  8. oldman says:

    Pergjithesisht A. Stefani ka qene i pozicionuar me socialistet dhe shpesh jo bindes.
    Por kesaj radhe ka trajtuar realisht dhe me guxim problemet e medha te politikes shqiptare.
    Dhe jo vetem.. Sot jam plotesisht me ty zoti Stefani! Sa me shume kambana per Edi Ramen!

  9. ylli says:

    Rruge e gjate deri ne SHBA z.Stefani.Nuk ke pse shkon aq larg .Ilir Meten te cilit i artribehet fjalori me percmues e banal per viktimat e 21 Janarit dhe per kryetarin e opozites te asaj kohe ,eshte ne Tirane.Shko pyete personalisht Ju dhe te gjithe ata qe tallen me 21 janarin dhe Gerdecin.Pyete dhe z.Rama per Gerdecin dhe miqte e tij biznesmene atje.Dhe pastaj beni nje shkrimm realist e te vertete.Por nuk do ta beni kurre.Me fal por as nuk ju rruhet fare per 21 Janar e per Gerdec.Ju ra ne dore luga e pushtetit ,ajo luge qe kerkuat me 21 Janar ose me sakte gjysma e saj.Me shpresen se postohet.

  10. Koco says:

    Eshte e pa kuptueshme e pa moraleshme kur degjojme ne media nga vet goja Ambasadorit te Sh B A zoti Donald Lu : Se SH B A nuk do lejoje e jape viza per ” gjyqtare te koruptuar ” ? ! Si ka mundesi te behet fjale per afera Korupsioni e Krimi dhe ne Sh B A ftohen , pranohen e priten nga qeveritare te larte Koka e piramides se Krimit , Korupsionit , Mashtrimit si Belul Bashen , Fatmir Mediu , Strazimirin, ?! Jo me pak trondites eshte komunikimi Ambasadorit zotit Lu per problemet ne teresi dhe ne vecanti per Reformen ne Drejtesi . me K/ Kreminelin Berishe , njeriun me negativ me pergjegjes , me dashakeqesi te ecies e pengeses se ketij vendi ? mendoj se eshte e pa pranueshme dhe kompromentuese e bashkepunim me te keqen e ketij vendi , per te keqen e tyre ?! Nje Absurditet e Zhgenjim i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje